Pak kohë më parë, një grup iranianësh të larguar dhe ndarë nga sekti Rajavi në Shqipëri dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë, të cilët punonin në një shoqatë të quajtur “Shoqata për Mbështetjen e Iranianëve që jetojnë në Shqipëri (Asila)”, i dërguan një letër drejtorit të përgjithshëm të shoqatës Nejat, ku kërkuan vazhdimin e aktivitetin e shoqatës së tyre me emrin e ri “Shoqata Nejat ( Shpëtimi) e Shqipërisë””.
Teksti i kësaj letre është si më poshtë:
Inxhinier Ibrahim Khodabandeh
Drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Nejat
Përshëndetje dhe respekte
Që nga vigjilja, aktivitetet e shoqatës Nejat në Shqipëri, e emëruar “Shoqata për Mbështetjen e Iranianëve që jetojnë në Shqipëri (Asila)”, ka pasur mbështetjen e vazhdueshme dhe të pandërprerë të anëtarëve të shoqatës së familjarëve Nejat në Iran.
Familjet në Iran mbështetën plotësisht fëmijët e tyre në Shqipëri dhe nga ana tjetër, të larguarit nga sekti Rajavi në Shqipëri dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë, kanë bërë të gjitha përpjekjet e tyre për të përmbushur kërkesat e familjeve për të drejtat e njeriut.
Por sipas mendimit tonë, në këtë periudhë kohore dhe sidomos pas momentit tepër domethënës të 20 qershorit 2023, në përputhje me synimet e shoqatës Shpëtimi dhe dëshirat e familjeve, disa njerëz krijuan problematika dhe sfida, veprime të cilat ishin në kundërshtim me parimet e shoqatës dhe njëkohësisht Asila nuk kishte kapacitetet e nevojshme që të përmbushte kërkesat e familjeve për të drejtat e njeriut. Aktualisht, me siguri mund të themi se nuk mund të arrinim rezultatet e dëshiruara në këtë shoqatë. Prandaj, pas koordinimit me policinë dhe Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, kërkojmë dakordim me statusin e ri dhe me të njëjtat synime të të drejtave të njeriut të familjeve në shoqatën Nejat dhe kërkojmë që kjo shoqatë të jetë përfaqësuesi zyrtar i shoqatës mëmë Nejat në Shqipëri, me qëllim që të kemi dorë të lirë dhe të vazhdojmë aktivitetet tona për të arritur sa më shpejt rezultatet e dëshiruara.
Falënderime të shumta
Lista e firmave:
(Totali i firmave 25)
Më pas, drejtori i përgjithshëm i Shoqatë Nejat personave të larguar dhe të shpëtuar nga sekti Rajavi në Shqipëri, u dërgoi letrën e mëposhtme:
Të nderuar miq
Respekte dhe përshëndetje
Në emër të familjeve që janë në pritje të anëtarëve të bllokuar në sektin Rajavi, të cilët kanë mbështetur gjithmonë fëmijët e tyre dhe në emër të bordit drejtues të shoqatës Nejat, dëshiroj të shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen time të sinqertë për aktivitetet tuaja të sinqerta të bëra gjatë kësaj kohe dhe gjithashtu dëshiroj t’iu informoj se nëse nuk keni ndonjë pengesë apo problem dhe nëse keni marrë masat e nevojshme, për ne është krenari që ju të vazhdoni aktivitetin tuaj nën petkun krenar të familjes së madhe Nejat, e cila për dy dekada ka punuar për të drejtat e njeriut të familjeve të vuajtura brenda dhe jashtë Iranit.
Shpresoj që të gjithë ne, duke perceptuar qartë dhe saktë momentin kyc të 20 qershorit 2023, e cila i afroi edhe më shumë familjet me synimet e të tyre të të drejtave të njeriut, të hedhim hapa edhe më efikase drejt kënaqësisë së Zotit dhe të familjeve të dashura e të respektuara.
Me sinqeritet dhe respekte
Ibrahim Khodabandeh
Pas marrjes së kësaj letre, Shoqata Nejat (Shpëtimi) e Shqipërisë, në një godinë të re në qendër të Tiranës, adresa dhe vendndodhja e së cilës do të bëhet e ditur më vonë, shpalli ekzistencën e saj.
Teksti i shpalljes së ekzistencës të Shoqatës Shqiptare Nejat (Shpëtimi) është si më poshtë:
Të nderuara familje, të dashur bashkatdhetarë
Me shumë krenari dhe me kënaqësi të madhe, dëshirojmë t’iu njoftojmë fillimin e aktivitetit të Shoqatës Shqiptare Nejat (Shpëtimi) në qendër të Tiranës.
Siç e përmendëm edhe në letrën drejtuar drejtorit të përgjithshëm të shoqatës Nejat, statusi i mëparshëm i aktivitetit tonë, përkatësisht Shoqatës për Mbështetjen e Iranianëve që jetojnë në Shqipëri (Asila), nuk përputhej me llojin e aktiviteteve tona në këtë periudhë kohore dhe për nga statusi dhe menaxhimi kishte shumë pengesa, të cilat po ngadalësonin aktivitetet tona. Prandaj u vendos që me lejen e shoqatës Nejat, për të mbështetur iranianët këto aktivitete të vazhdojnë në kuadrin e statusit dhe synimeve të Shoqatës Nejat duke marrë emrin “Shoqata Shqiptare Nejat (Shpëtimi)”, përfaqësues zyrtar i Shoqatës Nejat në Shqipëri.
Ne u zotohemi familjeve që janë në pritje, se me statusin e ri ne do të ecim përpara me një shpejtësi edhe më të madhe dhe pa pengesa, për të realizuar përpjekjet tona në kuadër të arritjes dhe zbatimit të kërkesave të drejta të familjarëve.
Shoqëria Shqiptare Nejat (Shpëtimi)
E diel, 26 Shahrivar 1402 ( kalendari diellor)
1 Rabiul-Aval 1445 ( kalendari hënor)
17 shtator 2023