Vendimi dhe guximi i çlirimit për të arritur në një botë të re

Kur isha në organizatë, kurrë nuk e mendoja se një ditë do të largohesha nga ajo dhe t’i ktheja shpinën kauzës dhe udhëheqjes të saj (të organizatës) dhe revolucionit të brendshëm. Tani që jam dhe bëj një jetë të lirë, mund të them se e kisha varrosur veten në një varr me një gurë të trashë sipër tij. Dhe për çdo opsion të largimit, kisha vizatuar në mëndje tablo të ndryshme të frymëzuara nga bisedat dhe diskutimet që zhvilloheshin brenda organizatës rreth atyre që ishin larguar dhe ndarë prej saj.

Prandaj, gjithmonë mendoja se nuk do mund të jetoja dhe të ja dilja jashtë organizatës dhe kisha frikë – ose më saktë më trembnin – nga bota e jashtme madje edhe në lidhje me marrëdhëniet shoqërore. Ndjeja se duhet të ishte gjithmonë dikush që të më lagë e të më thaj , ndaj i shmangja këto mendime (që të largohesha nga Organizata). Ne kishim 30 vjet që nuk kishim bërë asnjë punë me para dhe ishim shmangur prej tyre (parave). Pra për ne që ishim shmangur nga paraja dhe që për ta fituar atë dhe përballuar jetën përjashta dhe të bënim një jetë normale, ishte shumë e vështirë dhe na dukej e pamundur ndarja dhe largimi nga Organizata. Në moshën 44-vjeçare, unë nuk dija as të numëroja paratë dhe as nuk dija dhe nuk kisha mundësi t’i shprehja ndjenjat familjes time dhe të tjerëve. E gjitha që dija dhe kisha në mëndjen time, ishte Ashrafi/MEK-u dhe qendra e shkatërruar e tij, revolucioni i brendshëm ideologjik antinjerëzor dhe Masudi i arratisur!

Të gjitha interesat dhe ëndrrat e mia ishin burgosur në organizatën sektare të Muxhahedine Khalk/MEK-ut dhe ata nuk më lejonin të kuptoja se ka një botë më të bukur përjashta saj (organizatës).
Miku im i mirë zoti Ekremi i cili tani ndodhet pranë familjes së tij, më bëri të mendoj gjërë e gjatë në artikullin me titull “Në prag të 18 vjetorit të Pranverës së Lirisë dhe përvjetorin e gjashtë të lindjes së vajzës sime”, më bëri të mendoj shumë për të kaluarën e tij në organizatë. Sigurisht që i jam shumë mirënjohës për përshkrimin dhe foton e tij të bukur dhe shpresëdhënëse përveç atyre të mëparshme.
Në organizatë, unë dëshiroja të shihja dhe të përkëdhelja fëmijët dhe të shprehja dashurinë time ndaj tyre, por jo ndaj fëmiut tim. Detyrohesha të shprehja dashurinë dhe ndjenjat e mia ndaj të gjithë miqtë e mi si edhe udhëheqësit tim të rremë në organizatë, por nuk munda dhe nuk mu lejua t’ia jepja dhe shprehja këtë dashuri familjes sime.
Për shëmbull në vitin 1983, babai im erdhi në kampin e Ashrafit për të më takuar mua dhe unë e pashë atë për herë të parë pas 24 vjetësh. Ai u afrua me duar hapur dhe me lot në sy për të më rrokur ndërsa unë, e godita atë në gjoks dhe i thashë si arrite të bëheshe mercenar dhe ushtar (i Republikës Islamike të Iranit)? Ai më vendosi foton e nënës, motrës dhe vëllezërve të mi në tavolinë ndërsa unë i thashë që ti hiqte nga tavolina dhe të mos mi tregonte këto ndyrësira sepse unë kam 4000 vëllezër dhe motra këtu dhe këta janë muxhahedinët. Dhe ai pas tre orësh, u largua duke qarë. Dhe për këtë veprim, unë u duartrokita nga anëtarët e organizatës në një mbledhje masive për ruajtjen e vlerave të revolucionit.
Tani, kur mendoj për ato ditë, pyes veten se pse dhe si kam arritur ta bëja këtë? Përgjigja është e qartë për mua, por nuk nuk dua ta kujtoj më dëshpëron dhe më bën të ndihem i turpëruar. Sepse ka një përgjigje të gjatë. Por unë mund të them vetëm diçka nga kjo përgjigje. Çdo ditë e çdo natë në organizatë binte erë e keqe; Era e keqe e marrëdhënieve dhe revolucionit të brendshëm më të cilën u përlyeva edhe unë!
Gjithsesi e hodhëm prapa krahëve të shkuarën dhe ky guxim për të lënë atë dhe për të ndërtuar një të ardhme tëre, ka një bukuri të veçantë. Bukuria e krijimit të një familjeje dhe një dhuratë nga Zoti që i fshin të gjitha kujtimet e hidhura të qëndrimit në kampet e robërve të luftës për 9 vjet dhe në kampin Ashraf të Muxhahedin Khalk/MEK-ut për 20 vjet. Nje dhuratë nga Zoti qe me quan babi, që më duket se jam ne enderr. Këtë dhuratë të Zotit ne e quajtëm Rozbeh, dhe ajo ka lindur më 22 mars të 2017-ës. Në atë ditë, nëna ime dhe gruaja ime shkuan në spital dhe nëna më tha, Mahmud, a jemi gadi të shkojmë? Thashë nuk do të vij, nuk mundem dhe shkova në një park dhe qava dhe bërtisja nga thellësia e zemrës.

Për mua nuk ishte e lehtë të bëhesha baba dhe një fëmijë të më thirrte baba. Gjithsesi vendosa të shkoja në spital dhe herën e parë që e pashë dhe e përkëdhela, qava shumë derisa infermieret më thanë se fëmija është i shëndetshëm, pse je i mërzitur? Nëna ime tha: Lëreni se ju nuk e dini se nga ka ardhur Mahmudi!
Në atë moment bota u përmbys për mua dhe ndjeva se tani isha vetvetja, e kaluara nuk ishte më në mendjen time dhe çfarëdo që ndodhte ishte bukuria e jetës. Kaq e bukur, aq freskuese dhe aq e lulëzuar sa më hoqi gjithë lodhjen e mendjes dhe trupit. Kisha shumë plagë në trup, në shpirt dhe në mendje, por befas qetësia mu ul në zemër dhe shpirt si një balsam. Sidomos kur e përshëndeta atë dhe Ii thashë se sit ë ka babai ndërkohë që ajo kishte vetëm dy orë që kishte lindur, unë nuk isha më Mahmudi i kaluar. Nuk kisha më frikë nga jeta dhe shoqëria dhe që atëherë isha baba dhe përgjegjës për jetën time dhe të familjes. Por edhe një gjë më erdhi në mendje krahas kësaj bukurie dhe ajo ishte mallkimi për këdo që më mori bukurinë e rinisë sime dhe më krijoi shumë plagë në shpirt dhe në zemër.

Familja ime tani është bërë një litar për të kaluar mendimet dhe plagët e mia të së shkuarës dhe me ndihmën e dashurisë për ta si edhe të tyre për mua, unë qëndroj larg nga shëmtia e së shkuarës dhe arrij çdo ditë e më shumë bukuri, dhe këto bukuri janë të pafundme sepse ata janë një dhuratë nga Zoti.

Me shpresën për lirimin e të gjithë të burgosurve në organizatën e Raxhevit dhe për të përjetuar një jetë të bukur dhe të lirë pranë familjeve të tyre.

Mahmud Dashtsetani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button