Ku është Masud Raxhevi? Një rrëfim nga Muhamed Riza Turabi, adoloshenti ish-ushtar (i MEK-ut)

Shumë veta më pyesin rreth Masud Raxheviut nëse ai është ende gjallë apo jo.   Së pari, më duhet të theksoj se shkrimet e mia për Muxhahidinët bazohen në vëzhgimet dhe përvojat e mia personale. Nëse diçka nuk e kam parë apo nuk e kam dëgjuar, nuk do ta shpreh atë nën titullin e dëshmive të perjetimeve dhe përvojave personale.

Në organizatën Muxhahedinëve, ishte e ndaluar të flitej mbi vendndodhjen e Raxhevisë. Ata na thonin se Shërbimet Informative janë  në kërkim të këtij informacioni dhe kushdo që do flasë për këtë çështje, do t’i ndihmonte ata. Kjo çështje ishte “vija e kuqe” dhe ne nuk duhej t’i afroheshim asaj. Shkrimi im rreth kësaj çështje me siguri që do t’i tërbojë qentë e Raxhevisë.

Në fillim, dua të tregoj një kujtim nga fëmijëria ime, që tregon një pjesë nga lavazhi i trurit që u bëhej fëmijëve në atë kohë. Kur isha 8 vjeç dhe isha së bashku me prindërit e mi në kampin Ashraf, nëna ime një herë më pyeti:

Djali im, kë do më shumë, mamin dhe babin apo xhaxha Masudin dhe teze Merjemin (çiftin Raxhevi)? Dhe unë iu përgjigja, xhaxhain dhe tezen.

Nëna ime u gëzua kur e dëgjoi këtë dhe më thonte, të lumtë biri im, të lumtë! Në vitet e mëvonshme, kur u ktheva në Ashraf si adoleshent, ajo më rrëfente shpeshherë këtë kujtim dhe më thonte se e kisha bërë krenare atë. Po, Zehraja që i ishte bërë lavazh truri, dëshironte që edhe mua të më pëlqente lidershipi i besimit të saj më shumë se çdo gjë dhe çdo kush tjetër.

Kontakti im e parë me Raxheviun ishte në vitin 1999 kur shkova në Ashraf dhe kur nëna ime tha se babai im kishte vdekur dhe se që tani e tutje, duhet ta konsideroja Raxhevinë si babain tim dhe ti dhuroja atij një orë dore prej ari gjë të cilën unë e bëra. Një muaj më vonë, kur isha në seksionin e pritjes të kampit, Raxheviu më dërgoi një dhuratë si përgjigje ndaj dhuratës që i pata bërë unë.

Ishte një xham me ngjyra me vargjet e Sures El-Kewther të Kuranit të gdhendur në të. Nëse e dini historinë dhe shkakun e zbritjes së kësaj Sureje, do të kuptoni thellësinë e djallëzisë së Raxheviut. Ai e kishte torturuar dhe vrarë babanë tim dhe më pas me këtë varg nga KUR’ANI fisnik, sikur donte të më thonte se s’ka gjë që e  humbe babanë sepse unë në vend të tij po të lë Merjemin dhe Revolucionin e saj ideologjik.

Mallkuar qoftë Raxheviu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button