I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimin iraniani në Kakavijë

Një shtetas iranin i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Kakavijë.
Mësohet se Mehran Kamolpour 52 vjeç, është dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kakavijë/Kapet në hyrje të RSH-së dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas iranian që ishte në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Teheranit dhe Interpol Tiranës, Policia Kufitare kapi në hyrje të RSH-së, shtetasin iranian të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mehran Kamolpour 52 vjeç, lindur në Iran dhe banues në Danimarkë.
Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Gjirokastër arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Iranit, shtetasin M. K., të cilin Gjykata e Teheranit e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”

abcnews.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button