Khalil Anserian, një shtetas iranian që jeton prej 6 vitesh në Shqipëri thotë se ai ka rilindur në momentin që ka ardhur në vendin tonë pasi këtu ka gjetur lirinë.
Në MCN Informacion, Anserian tha se shqiptarët janë shumë miqësorë dhe se ndihet i respektuar këtu.
Anserian tregoi se Kombet e Bashkuara e kanë sjellë në Shqipëri nga Iraku pasi nisi lufta atje dhe se kaloi një periudhë kohë në kampin MEK, por që nuk ndihej mirë pasi nuk lejohej as të kishte komunikim me familjarët e tij.
Kam qenë në Irak për 25 vjet. Pastaj filloi lufta në Irak dhe Kombet e Bashkuara na sollën në Shqipëri. Ndodhem prej 6 vitesh në Shqipëri.
Në Irak ishim të shpërndarë dhe nuk kishim kontakt me familjarët tanë. Në kampin MEK nuk jemi lejuar të kontaktojmë me familjarët. Tashmë kam krijuar një lidhje këtu.
Para 6 vitesh nuk kisha asnjë kontakt.
Duket sikur kam, rilindur në Shqipëri. Shqiptarët janë shumë të këndshëm dhe miqësorë dhe të huajt i respektojnë shumë. Unë punoj në një fabrikë dhe ne na respektojnë shumë.
Më pëlqen Shqipëria dhe e dua shumë.