Konferenca “Irani dhe lufta kundër terrorizmit” në Itali
Të nderuara familje të Shoqatës Shpëtimi
Pershendetje dhe respekt
Siç jeni informuar, me 12 tetor të këtij viti, në qytetin e Modenës në Itali u mbajt një konferencë e një shoqate të të drejtave të njeriut dhe studimeve sociale dhe politike e quajtur “Toka e Etërve”, me titull “Irani dhe lufta kundër terrorizmit” . Në këtë konferencë, morën pjesë një sërë mediash dhe personalitetesh italiane ku disa mbajtën edhe fjalime dhe patën mbulim të gjërë mediatik në Itali.
Pak ditë para mbajtjes së kësaj konferencë, na arriti ftesa nga kryetari i kësaj shoqate, z. Luciano Lago, në emër të zonjës Erisa Idrizi (Rahimi), kryetare e Shoqatës Shpëtimi për Shqipërinë, dhe shoqëruesit së saj, të cilët u ftuan të marrin pjesë dhe të flasin në këtë konferencë.
E dinim që Erisa Idrizi dhe Aldo Solullari dhe Shoqata Shpëtimi në Shqipëri, janë të njohur në këtë vend për shkak të aktiviteteve të tyre sidomos përgjatë këtij vitit të fundit, sa që madje edhe njerëzit e thjeshtë i njohin këta dy të rinj aktivë dhe të motivuar për shkak të intervistave të shumta televizive në rrugë dhe qëndra tregtare që këta të rinjë kanë bërë. Por për ne ishte një gjë e re që edhe në Itali, të ndodhet dikush që e njeh këtë shoqatë (Shoqatën Shpëtitmi) dhe ta ftojë që të mbante një fjalim për një çështje të rëndësishme në një konferencë.
Fatmirësisht, zonja Erisa Rahimi (Idrizi) flet rrjedhshëm gjuhën italiane dhe përgatiti aranzhimet e udhëtimit në një kohë të shkurtër dhe së bashku me motrën e saj binjake Erisona Idrizi, e cila gjithashtu flet rrjedhshëm gjuhën italiane, dhe që mori përsipër përgaditjen e fotove, videove, lajmeve si dhe përgjegjësinë për përgatitjen e videove, fotove, lajmeve si edhe të bisedimit me pjesëmarrësit duke u marrë atyre emrat dhe adresat e tyre, u nisën nga Tirana për në qytetin e Modenës.
Sipas mediave italiane, fjalimi i kreut të Shoqatës Shpëtimit në Shqipëri është mirëpritur nga të pranishmit pasi ajo kishte fjalë të reja për të prezantuar në krahasim me folësit e tjerë. Përveç trajtimit të çështjes së terrorizmit, ajo ceku në mënyrë kritike edhe Organizatën e Muxhahedine Khalk/MEK-ut nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave familjare.
Sapo lajmi u pasqyrua në media dhe në faqen e Shaqatës Shpëtimi/Nejat dhe u informua për praninë dhe fjalimin e Erisa Idrizit në një konferencë në Itali, një numër i konsiderueshëm familjesh dhe anëtarësh së kësaj shoqate na kontaktuan dhe shprehën kënaqësinë dhe urimet e tyre.
Fakt është se, falë përpjekjeve të anëtarëve të saj, pas një viti shpallje të ekzistencës si dhe tejkalimit të problemeve dhe vështirësive të ndryshme, Shoqata Shpëtimi në Shqipëri, është tashmë një “markë” e njohur me synime për të drejtat e njeriut.
Atë ditë si dhe ditëve në vijim, mora mesazhe mbështetjeje në këtë drejtim duke përfshirë:
Z. Samed Eskenderi, drejtor i Shoqatës Shpëtimi në Zanxhan, shkruan në mesazhin e tij:
“Veprimi guximtar i zonjës Erisa Idrisi me pjesëmarrjen në konferencën në Itali, mund të jetë një pikënisje për integritetin e Shoqatës Shpëtimi në arenën ndërkombëtare. Kjo ka qënë një hap dhe veprim shumë i rëndësishëm pasi vendi i saj ka qënë bosh në aktivitetet e Shoqatës Shpëtimi/Nejat. Shpresohet që kjo lëvizje të jetë fillimi i takimeve të radhës në qarqet politike dhe ndërkombëtare në Evropë.”
Z. Ali Ekrami, drejtor i Shoqatës Shpëtimi të provincës Khuzestan, shkruante:
“Veprimii i fundit i zonjës Erisa si përfaqësuese e Shoqatës Shpëtimi në Shqipëri në mbështetje të familjeve të anëtarëve të robëruar (brenda kampit të pseudo Muxhahidine Khalk/MEK-ut), është një iniciativë dhe krijimtari e re, që në vetvete konsiderohet një përparim në punën e shoqatës gjatë vitit të fundit. Në fakt, mungesa e këtij stili të punës, që do të thotë të punosh në fushën e një vendi evropian dhe të ndjekësh një seminar dhe të tërheqësh mbështetjen e personaliteteve evropiane në aktivitetet tona, ishte shumë e qartë dhe me këtë veprim u hap rruga e shoqatës. Për këtë iniciativë dhe krijimtari të re është e nevojshme mbështetja e shoqatave dhe familjeve. Me respekt dhe mirënjohje për zonjen Erisa dhe miqtë e Shoqatës Shpëtimi në Shqipëri si dhe shpresën në vazhdimësinë e saj në aktivitete të tilla”.
Z. Muhamed Aq Atabai, drejtor i Shoqatës Shpëtimi në Golestan, shkroi:
“Veprimi i Erisa Rahimit për të demaskuar kultin Raxhevi në një vend evropian, është e lavdërueshme dhe ky ishte pikërisht i njëjti veprim që bëmë unë dhe tre familje të tjera në Gjenevë në vitin 2011 dhe madje u takuam me Ahmed Shehidin që ishte shumë i vlefshëm. … Por sot ajo punë e nisur nga ne, u krye me sukses. Dashtë Zoti, do të jetë një nismë për të sjellë zërat e familjeve në veshët e pretenduesve të të drejtave të njeriut”.
Z. Mahmud Dashtestani, drejtor i Shoqatës Shpëtimi të Bushehr-it, shkruante.
“Anjoman Nejat/Shoqata Shpëtimi ka qenë aktive për më shumë se 20 vjet, me shumë aktivitete dhe shumë mesazhe e letra drejtuar të gjitha organizatave të të drejtave të njeriut në botë, që kur 400 familje vinin në dyert e Ashrafit në Irak… Por të jeni të sigurt që të gjitha këto organizata e njohin mire Shoqatën Shpëtimi dhe e dinë se cila është dhimbja e familjeve dhe çfarë po ndodh brenda kampit të sektit Raxhevi/MEK-ut.
Ata e njohin, dhe nëpërmjet postimit të një artikulli në faqen Nejat ose vendosjes së një postimi apo komenteve në hapësirat virtuale si dhe telefonatave që na bëhen, tregojnë një pranim të gjerë të kësaj lëvizjeje dhe një kërkesë për vazhdimin e saj”.
Pas kthimit nga Roma në Tiranë, zonja Idrisi mori pjesë edhe në një banket të organizuar për nder të saj nga Këshilli Ekzekutiv i Shoqatës Shpëtimi të Shqipërisë dhe të gjithë anëtarët e uruan për këtë sukses. Ajo gjithashtu nga ana e saj vlerësoi ndjeshmërinë, solidaritetin dhe punën e palodhur të anëtarëve për të arritur një kërkesë të të drejtave të njeriut, e cila është të lumturojë zemrat e nënave dhe baballarëve në pritje dhe siguroi se procesi në rritje i Shoqatës Shpëtimi të Shqipërisë, do të vazhdojë.
Në emër të familjeve në pritje të të mbijetuarve të shumëpritur të sektit Raxhevi dhe drejtuesve të Shoqatës Shpëtimi në Iran, përgëzoj anëtarët dhe drejtuesit e kësaj shoqate në Shqipëri për këtë sukses, i cili është rezultat i përpjekjeve të të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Shoqatës Shpëtimit të Shqipërisë, si edhe i uroj suksese dhe paçin ndihmën dhe bekimin e Zotit në këtë rrugë të hajrit dhe të Perëndi-shme që kanë marrë.
U realizofshin sa më shpejtë qëllimet e larta të Shoqatës Shpëtimi me përpjekjet e të gjithë anëtarëve dhe familjet e vuajtura të kenë mundësi të takojnë të dashurit e tyre dhe t’i japin fund vuajtjeve të tyre.
Ebrahim Khodabandeh
Drejtor i “Shoqatës Shpëtimi/Anjoman Nejat”