Kercenimi Muxhahedin per Shqiperine – debat ne Parlamentin Evropian

Me poshte eshte debati qe u organizua ne seline e Parlamentit Evropian ne Bruksel, Belgjike me date 10 prill 2018 i cili ka tmerruar xhihadistet iraniane te Shqiperise qe te sulmojne pjesemarresit e ketij debati neper portalet e tyre dhe mediat qe ata botojne shkrime me pagese.

Debati me poshte u organizua nga eurodeputetet Ana Gomes dhe Patricia Lalonde. Deputete evropiane kerkonin qe nepermjet ketij debati, ambienti politik i Bashkimit Evropian te sensibilizohej me natyren okulte, terroriste, hileqare dhe mashtruese te organizates terroriste iraniane e cila strehoet ne Shqiperi. Ne eventin me poshte deputetja franceze Patricia Lalonde dhe portugezja Ana Gomes treguan eksperiencat e tyre me kete grup terrorist ne Irak dhe Evrope dhe shqetesimin qe ato kane mbi penetrimin e ketij grupi ne zyrat e Bashkimit Evropian.

Dr. Nicola Pedde, drejtor i Institutit per Studime Globale ne Itali prezantoi mbi menyren deceptive dhe mashtruese te grupit muxhahedin, Fake News-et qe ai prodhon, dhe presionet e kercenimin qe ky grup paraqet per Italine, bizneset italiane, per Shqiperine dhe marredheniet e Evropes me Iranin.

Dr. Olsi Jazexhi, drejtor i Institutit te Medias se Lire prezantoi mbi situaten e muxhahedineve iraniane ne Shqiperi, kercenimin qe ata perbejne per lirine e medias, lirine intelektuale dhe tolerancen fetare ne Shqiperi. Dr. Jazexhiu tregoi sesi muxhahedinet kane nisur fushate rekrutuese politikanesh dhe qytetaresh ne Shqiperi, sesi ata kryejne thirrje terroriste, te denueshme penalisht ne Republiken e Shqiperise dhe sesi prodhojne vazhdimisht Fake News per te kercenuar dhe terrorizuar opinionin publik shqiptar. Ai vuri ne pah faktin qe muxhahedinet nuk duan te integrohen ne shoqerine shqiptare sikur integrohen emigrantet e tjere, por jetojne ne kampe paramilitare me qellime xhihadiste.

Migena Balla, avokate e bazuar ne Tirane tregoi eksperiencen e saj me dezertoret muxhahedine, persona te cilet duan te braktisin xhihadin dhe deradikalizohen, por qe per fat te keq nuk mbeshteten nga shteti shqiptar dhe kercenohen si agjente iraniane nga organizata terroriste MEK nese ata sillen si qytetare te lire apo kontaktojne me familjaret e tyre ne Iran. Ajo tregoi per presionin psikologjik dhe skllaverizimin qe muxhahedinet i bejne anetareve te tyre te cilet i kercenojne dhe i mbajne te izoluar nga bota e gjere.

Anne Khodabandeh, drejtuese e organizates Open Minds dhe konsulente ne fushen e deradikalizmit ne Britanine e Madhe prezantoi mbi natyren okulte dhe deceptive qe muxhahedinet kane, mbi metodat manipuluese qe ata po perdorin ne Shqiperi dhe kane perdorur ne Irak me pare, dhe kercenimin qe muxhahedinet paraqesin per publikun shqiptar.

Ne event morren pjese disa ish-muxhahedine te cilet kane braktisur xhihadin dhe jane deradikalizuar, gazetare evropiane dhe eksperte te sigurise. Debati mund te ndiqet ne linket me poshte. Ky debat u sulmua eger nga muxhahedinet ne portalet e tyre dhe ne disa media ne Shqiperi, duke u akuzuar si prelud per sulme terroriste kunder muxhahedineve. Megjithate muxhahedinet nuk arriten qe ti trembin debatuesit dhe te ndalojne lirine e tyre per te diskutuar mbi natyren agresive dhe terroriste te organizates muxhahedine:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button