Në një atmosferë festive pas fillimit të Vitit të Ri Iranian (1398), me ftesë të Shoqatës “Nexhat” dega në Teheran dhe Asociacionit “Nënat, viktimat e harruara”, në zyrën qendrore të Shoqatës “Nexhat”, është mbajtur një takim shumë i sinqertë dhe i ngrohtë. Në këtë takim, një fjalim rasti para të pranishmëve ka mbajtur z. Ebrahim Khodabande, drejtor ekzekutiv i Shoqatës “Nexhat”, i cili përpos që i ka dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve, ai ka folur për ekzistencën e Asociacionit të nënave dhe nevojën e krijimit të saj dhe aktivizimin e organizatës jo më vonë se deri në fund të këtij viti, si dhe për planet e ardhshme të Shoqatës “Nexhat”.
Në këtë takim, znj. Serja Abdolahi dhe z. Bakhshali Alizade u janë përgjigjur pyetjeve të shtruara nga të ftuarit dhe i njoftuan ata për situatën e fundit të organizatës Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri dhe mbi gjendjen dhe kontaktet me të larguarit nga kjo organizatë. Gjatë kësaj kohe, të larguarit e fundit në Shqipëri, në bashkëpunim me Shoqatën Nexhat në Teheran, kanë arritur të sjellin informacione për familjarët në lidhje me gjendjen e atyre të cilët aktualisht gjenden brenda kampit të tretë të organizatës dhe në njëfarë mase kanë zvogëluar shqetësimet e tyre. Ky ka qenë një burim kënaqësie për familjet.
Familjarët kanë propozuar që takime të tilla të mbahen më shpesh gjatë gjithë vitit, në mënyrë që më shumë njerëz të marrin pjesë në to. Ato po ashtu kërkuan të kenë më shumë përfshirje në Shoqatën “Nexhat”, e cila u përket të gjitha familjeve. Gjatë këtij takimi, një numër i pjesëmarrësve kanë theksuar se, duke lënë anash çdo debat politik, thjeshtë ata dëshirojnë të komunikojnë me të dashurit e tyre brenda Organizatës Moxhahedin-e Khalk, ku edhe pse për shumë vite e kanë kërkuar një gjë të tillë, kjo e drejtë u është mohuar atyre.