Ish-anëtarë të muxhahedinëve të larguar nga kampi i opozitës iraniane në Maminas dhe të akuzuar si terrositë, në një intervistë dhënë për “Pa gjurmë” japin dëshmi të të masakrave që ish-bashkëluftëtarët e tyre terroristë kanë kryer në Iran. Ndërsa kampin në Maminas e konsiderojnë burg, dhe thonë se janë larguar pasi duan të jetojnë të lirë. Dëshmia: Një pjesë të zyrtarëve që janë të korruptuar nga kjo organizatë dhe nuk na lënë të punojmë, as të kemi një leje qëndrimi. Eshtë një organizatë fanatike. Na duan në burg.
TIRANE – 3 iranianë ish-anëtarë të opozitës iraniane në Shqipëri, MEK, refugjatë muxhahedinë të strehuar në Shqipëri, të cilët janë shkëputur nga kjo organizatë, mohojnë akuzat që janë bërë në emër të tyre. Hassan Hayrani, Abdurrahman Mohammad Jan, Kolam Rezah Shekari u cilësuan nga Ali Safavi, anëtar i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, se janë agjentë të regjimit dhe duhen arrestuar me urgjencë si dhe duhen përzënë nga Shqipëria, pasi përbëjnë rrezik, madje për ta nuk dihej as vendndodhja.
Emisioni “Pa gjurmë” në Report Tv investigoi mbi këtë rast duke gjetur jo vetëm vendndodhjen e tre iranianëve të lartpërmendur, por edhe duke realizuar këtë intervistë të gjatë me ta. Ata jetojnë në Shqipëri, në zonën e Freskut në periferi të Tiranës, me leje qëndrimi që u rinovohet çdo tre muaj, ndërsa hedhin poshtë të gjitha akuzat duke sqaruar edhe pozicionet e tyre në organizatën MEK në të cilën kanë qenë pjesë më parë.
Ish-anëtarë të muxhahedinëve në një intervistë dhënë për “Pa gjurmë” japin dëshmi të të masakrave që ish-bashkëluftëtarët e tyre terroristë kanë kryer në Iran. Këto deklarata vijnë menjëherë pas publikimit të informacioneve nga policia shqiptare se një vit më parë kishte parandaluar një sulm terrorist të anëtarëve të MEK dhe përgjegjës ishin identifikuar disa persona, agjentë të regjimit iranian. Ndërsa kampin në Manzë e konsiderojnë burg, dhe thonë se janë larguar pasi duan të jetojnë të lirë.
Intervistat e realizuara nga redaksia investiguese e “Pa Gjurmë”
Hassan Hayrani (Hejrani): Emri im është Hasan, unë jam një ish-anëtar i MEK. Pas rënies së Sadam Hussein në 2010, ju bashkova organizatës. Pas disa vitesh u largova nga organizata, rreth një vit e gjysmë më parë. Dhe tani jetoj këtu tek Fresku, dhe fatmirësisht kjo është mundësia më e mirë për mua.
Kur u rekrutuat nga organizata MEK?
Hassan Hayrani (Hejrani): Në fillim erdhëm këtu pasi kryetari i organizatës na premtoi se situata do të ndryshonte, pasi të mbërrinim në Shqipëri. Por fatkeqësisht pas rreth 1 viti, liderët e MEK me paratë që vijnë nga Arabia Saudite, ata krijuan një burg dhe jo kamp në Maminas, të ngjashëm me ata në Irak. Ka edhe persona të tjerë atje që fatkeqësisht nuk mund të dalin nga kjo situatë në Maminas. Ne pyetëm liderët e organizatës se përse na ndaloni të takojmë familjen, të mos kemi kontakte, as internet as liri dhe se përse thoni se po luftojmë për lirinë e popullit të Iranit në Iran, kur ju nuk keni aspak liri brenda organizatës. Ata na thanë se nuk besojnë se këto janë kushtet, por se ne besojmë në liri. Liderët e organizatës na thanë se këto kushte vijnë për të mirën tonë në një kohë që Sadam Hussein u rrëzua dhe regjimi i Iranit po përhap terror, dhe në këto kushte ne pranuam. Por nëse shkon në Maminas, shikon që aty është si burg, dhe që ruajtja e sigurisë bëhet me armë shotgun. Pra tamam si një burg.
Keni marr urdhër për të kryer mision atje?
Sa i përket organizatës, unë ju bashkova pas rënies së Sadamn Hussein. Në atë kohë organizata nuk kishte operacione kundër Iranit. Por kishim disa sulme nga qeveria e Arabisë sepse organizata nuk ndiqte politikat e tyre. Ata kishin disa konflikte mes tyre dhe në këto konflikte u përfshinë edhe anëtarë të organizatës.
A ka persona të rrezikshëm të kësaj organizate në Shqipëri?
Jo nuk kanë persona të rrezikshëm, sepse Shqipëria është një vend i sigurt. Nuk ka nevojë që të bëhet edhe ky një vend beteje. Por liderët e organizatës duan vetëm që kampin ta kthejnë në një burg, ku të ngujojnë ata që jetojnë në Maminas. Lideri i këtij kampi, nuk do që anëtarët e kësaj organizate të kenë kontakte me persona të tjerë jashtë këtij kampi. Dhe nga ana tjetër, nuk do që personat jashtë kampit të kenë kontakte me personat e brendshëm. Për shembull ka pasur raste kur nuk janë lejuar as gazetarë që të intervistojnë personat që jetojnë në Maminas me arsyetimin se kjo organizatë është e lidhur me shërbimin sekret iranian dhe i druhen ndonjë sulmi terrorist. Kjo është për të qeshur. Ata duan që ne të kemi kushtet më të vështira këtu.
Ne ikëm pa konflikte, thjesht kërkonim një jetë të qetë. Ne nuk kemi asnjë problem as me qytetarët shqiptarë, dhe as me qeverinë shqiptare. Jetojmë prej 3 vitesh këtu, dhe jemi të lirë, po bëjmë një jetë të qetë. Nuk kemi asnjë problem. Është MEK që nuk na do ne këtu.
Kush ju akuzon juve?
Muxhahedinët e Organizatës të quajtur Mek, për të cilën ju tashmë keni dëgjuar, na akuzojnë ne si mercenar, si agjent te regjimit iranian duke raportuar tek çdo gazetar dhe media. Sepse ne jemi shkëputur nga kjo organizatë, për të bërë një jetë civile dhe tani kemi një jetë civile, por ata nuk na lënë të bëjmë një gjë të tillë. Ekzistenca jonë në këtë vend, si njerëz të lirë dhe të civilizuar përkrah anëtarët më vjetër që të dalin prej kësaj organizate.
Si u bëtë pjesë e kësaj organizate?
Nga eksperienca ime në këtë organizatë janë disa njerëz që njoh, një pjesë të zyrtarëve që janë të korruptuar nga kjo organizatë dhe nuk na lënë të punojmë, as të kemi një leje qëndrimi. Eshtë një organizatë fanatike. Na duan në burg.
Kur jeni rekrutuar nga organizata MEK?
28 vite kam qenë pjesë dhe kam shpenzuar shumë nga jeta ime, rininë time.
Kam dhënë shumë jetën time, gjithçka që donin nga unë. Vendosa të ndahem nga kjo organizatë për të pasur një jetë të lirë. Pas gjithë këtyre viteve kam njohur mbi akte terroriste të kryera më parë, dhe ata kërkojnë që të bie në duart e amerikanëve, i thashë që nuk më pëlqen kjo, është mjaftueshëm kaq, ndaj dua që të bëj jetën time civile. Jetën time të lirë. Këtu konsiston e gjitha kjo. Unë shpenzova jetën time, ndoshta shumë, ndoshta pak. Pas kaq vitesh njoha botën e lirë, jetën e lirë dhe doja ta jetoja. Dhe kur unë pashë jetën e lirë vendosa të shkëputesha nga kjo organizatë.
Vendosa te dilja nga kjo organizatë 3 vite më parë. Tani jetoj në Tiranë.
Pak ditë më parë zëri i kësaj organizate, ku unë isha pjesë, më akuzonte mua se jam një agjent i Iranit, si dhe terrorist. Ai s’ka asnjë bazë. Ndërsa i kërkonte qeverisë të më arrestonin, por ky është lajm i rremë, sepse ata nuk duan që unë dhe shokët e mi të jetojmë të lirë. Kjo ka krijuar probleme tek duke na limituar, jetët tona kërtu në vendin tuaj, duke na detyruar të shkojmë në një tjetër vend në mënyrë ilegale, nëse ai e don këtë. Edhe nëse do duam në një vend tjetër, ne nuk e kemi të mundur pasi ne nuk kemi asnjë dokument.
Cili është qëllimi i kësaj organizate?
Kur unë vendosa të heq dorë nga kjo organizatë ata na urdhëronin dhe na diktonin rregulla. Nëse ju largoheni, ne ju paguajmë juve, shpenzojmë për ju para, ju duhet t’u nënshtroheni disa rregullave, si psh: ju nuk mund të flisni me këdo dhe s’mund të jetoni siç ju dëshironi. Ju themi ne se me kë duhet person duhet të jetoni dhe çfarë duhet të bëni. Unë nuk e pranova këtë dhe nuk mora para nga kjo organizatë.
Atëherë pse pranuat të ishit pjesë për 30 vite?
Realisht unë kam besuar më këtë organizatë në fillim. Kur u bashkova besova. Besova tek liria, tek demokracia. Mendoja se në Iran njerëzit do të jetonin të lirë. Se ata do të sillnin demokracinë. Por pak nga pak kuptova se kjo organizatë ishte një gënjeshtër dhe se demokracia nuk do të vinte dhe se ai që kishte fuqinë ishte vetëm lidershipi.
Jeni dëshmitar i masakrave në Irak?
Kur isha në Irak, në vitin 1998 ndoshta, s’e mbaj mend mirë. Unë isha në një operacion në Kurdish. Në këtë operacion unë isha shuter dhe ai që ngiste tankun. Dhe në këtë operacion unë isha urdhëruar të vrisja njerëz, të bëja një masakër atje.
Jeni urdhëruar nga Mek për të kryer akte terroriste?
Po ka qenë në MEK, isha pjesë e një grupi që do të shkonin në Iran dhe duhet të bënin akt terrorist. Të shpërthenim një bombë dhe të vrisnim njerëz, terroristë.
Unë isha pjesë e grupit dhe kishte mjaft grupe që shkonin në Iran, për të bërë të njëjtën gjë, për të vrarë njerëz.
Një grup i vogël përbëhej nga 3 ose 5 persona dhe shkuam në Iran, pasi kaluan kufirin shkuan në disa qytete te Iranit dhe vranë disa civilë.
Unë isha në atë grup, por për fatin tim të mirë nuk veprova duke mos e pranuar pasi unë nuk isha gati të bëja një gjë të tillë, fizikisht, trupi im nuk ishte gati për të bërë një gjë të tillë.
Dhe ky mision iu dha një tjetër personi të skuadrës.
Qeveria të na japë një letër rezidenti, ose një tjetër dokument për të pasur një situatë më të mirë. Ne kemi nevojë për punë, të bëjmë para. Kemi nevojë për ndihmë.
Disa nga shokët e mi, po përpiqen të bëjnë biznes për para. Në këtë kohë ne kemi shpenzuar paratë në paketë. Nëna ime, vëllai na sollën para që ne të bëjmë jetën time këtu.
Jetoja me familjen time 40 vite më parë. Kur isha ushtar, në frontin e luftës, i armatosur. Kam qenë në burg për 9 vite, gjatë luftës. Më pas u bashkova me muxhahedinët për 20 vite. Për 40 vite kam parë askënd nga familja ime.
Për 30 vite nuk pata kontakt me ta, sepse ne MEK kishte rregulla, askush, me askënd nuk duhej të telefononte familjen.
20 vite kam shpenzuar nga jeta ime pas kësaj jetoj një jetë civile sot. Kam qenë për një kohë të gjatë dhe kam kuptuar sa gënjeshtër e madhe ishte. 5 muaj i shpenzova në burg dhe pata një presion fizik dhe psikologjik të madh. Vendosa ta lë këtë organizatë. Pse unë akuzohem terrorist kur unë po jetoj një jetë të lirë? Unë kam dhënë edhe një intervistë për median gjermane
Unë këtu punoj në Tiranë, punoj në duralumin, bëj punë elektrike, lyej shtëpi. Punoj për të jetuar. Punoj nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes.
Si mund të jem unë një terrorist. Ja duart e mia, si mund të kryej unë akte terroriste, sapo jam kthyer nga puna.
Për 30 vite kam qenë pjesë dhe kam një vit e gjysmë që nuk jam më pjesë. U fol për një lajm kur ne akuzoheshim për terrorizëm. Në këtë organizatë na limituan në gjithçka. Edhe në Mek abuzuan lidhur me këtë lajm, se ne jemi terrorist dhe se duhej që ne të arrestoheshim.