Protestat e iranianëve telashe shtesë për ambasadat shqiptare kudo në botë.

Këtë të enjte (8, 09, 2020) një grup anëtarësh e simpatizantësh të NGO-së (OJF)”Shoqata e Miqve Parizienë”, protestoi para ndërtesës së ambasadës sonë në Paris.

MEK defectors in PAris at Albania embassy

MEK defectors in PAris at Albania embassy

Kjo shoqatë mbështet kauzën e ish anëtarëve të organizatës ish terroriste MEK. Iranianët protestues mbanin parrulla të ndryshme kundra MEK-ut si edhe parrulla me kërkesa për qeverinë shqiptare. Protestuesit i dorëzuan diplomatëve tënë në Paris një peticion të nënshkruar nga mijëra vetë. Në peticion i bëhet apel qeverisë shqiptare, që të mos shkelë të drejtat e njeriut, por të pajisë me viza ata shtetas iranianë, që janë të afërm: motra, vëllezër, nëna, baballarë, bija e bij, nipa e mbesa të iranianëve të mbyllur në Kampin Ashraf 3 në Njësinë Administrative Manëz në Bashkinë e Durrësit. Në peticion kërkohet pajisja me viza shqiptare e këtyre iranianëve, me qëllim që ata të takojnë të afërmit e tyre, disa prej të cilëve nuk i kanë parë me sy dhe nuk ua kanë dëgjuar zërin, që prej 30 e më shumë vjetësh.

MEK defectors in PAris at Albania embassy

MEK defectors in PAris at Albania embassy

Ky është një telash shtesë për ambasadat shqiptare kudo në botë. Protesta dhe dorëzimi i peticionit në përfaqësinë tonë diplomatike në Francë është thjesht “zgalemi”, që paralajmëron stuhinë, dmth serialin e protestave me të njejtën temë: mbrojtjen e të drejtave të njeriut të këtyre iranianëve etnikë.

MEK defectors in PAris at Albania embassy blank blank

Fatkeqësisht ka të ngjarë, që nëse qeveria shqiptare nuk ua vë veshin këtyre protestave dhe këtij peticioni, ambasadat shqiptare gjithnjë e më shumë do t’u ngjajnë ambasadave të kohës së diktaturës komuniste. Para rënie së komunizmit ishte gjë e zakonshme, që para ambasadave tona në vendet perëndimore të protestohej për shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipërinë ateiste të diktatorit Enver Hoxha dhe më pas të diktatorit Ramiz Alia!

MEK defectors in PAris at Albania embassy

Fatkeqësisht këto protesta janë një pjesë e vogël e kostos, që do të paguajë Atdheu im për strehimin në Shqipëri të anëtarëve ende të radikalizuar të Kultit Rajavi (ish organizata terroriste MEK).

GJERGJI THANASI, Ashraf News

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button