Shkrimi i Mahmoud Hakamian-it i tipit: Hajduti thërret kapeni hajdutin

Rastësisht ndesha në ‘Politicamente corretto”, një blog në gjuhën italiane, një artikull të shkruar nga z.

Mahmoud Hakamian. Kryefjala e artikullit ishte propaganda e “rregjimit të mullahëve”, sic e quan shkruesi qeverinë e sotme të Iranit, na qenka për planetin tonë më e rrezikshme sesa raketat e Iranit, madje më rrezikshme sesa aktet e terrorizmit, që Irani na ndërmerrka në të katër anët e globit. Një pretendim i tillë produkt i “oficinës” propagandistike të organizatës ish terroriste MEK më së paku më kujton atë proverbin shqiptar: I thotë gomari lepurit sa të mëdhaja i paske veshët.

Në Kampin Ashraf 3 të vendosur pranë qytezës së Manzës (Bashkia Durrës) në Shqipëri pikërisht ish terroristët e MEK, kanë ngritur një fabrikë të vërtetë propagande, mijëra kompjutera të së cilës punojnë me kapacitet maksimal ditë e natë për të “prodhuar” propagandë të mbushur plot lajme të rrema. Kampi Ashraf 3, alias “Ferma e Kafshëve” me pronare ish terroristen Rajavi përmbyt internetin me lajme e shkrime për krimet e përditshme të “Regjimit të Mullahëve”, me lavdërime pa fund për “motër Miriamin” dhe “vëlla Masudin”. Të tilla shkrime, të nakatosin zorrët e barkut, saqë nuk është cudi të të mbushet mendja se kjo Miriami ka fituar nja 6-7 herë cmimin Nobel. Është më trime se personazhi Rambo, më e mencur se Platoni, më bamirëse se Nënë Tereza, e më vizionare se Nostradamus! Rrenat pa doganë, që prodhoojnë qindra e qindra bujkrobër të Kampit Ashraf 3, realisht do t’i kishte zili vetë Baroni Von Munchausen, personazhi, personifikim i mburrjes dhe gënjeshtrës i krijuar nga shkrimtari gjerman Rudolf Raspe. Unë, që për 24 vite kam jetuar nën zgjedhën e diktaturës komuniste, mund të dëshmoj se të tilla “lajme” dhe shkrime “janë kopje të shëmtuara shumë të “produkteve” të propagandës staliniste të para vitit 1990 në Shqipëri.

Sa për qurravitjet e z. Mahmoud për demonizimin, që na i bëka MEK-ut qeveria iraniane, dua të tërheq vëmendjen e lexuesit në faktin që propaganda e prodhuar në “Trolls farm” në Kampin Ashraf 3 , Manez, e portretizon Iranin si një vrimë të zezë, një dhomë të stërmadhe torturash. Sipas kësaj propaganda vetë Ferri do ngjante si hotel me pesë yje krahasuar me Iranin e sotëm. Kam vizituar disa qytete iraniane si Teheranin, Isfahanin, Qoms, Gorgan etj. Kam parë me sytë e mi që Irani është një vend si gjithë vendet e botës, që krahas anëve pozitive, madje të mrekullueshme ka edhe probleme, edhe vështirësi, edhe pritshmëri shumë të madhe sidomos nga brezi i ri. Iranianët në Iran gjithsesi jetojnë shumë më mirë e gëzojnë shumë më tepër liri (natyrisht shumë prej tyre aspirojnë edhe për më shumë liri) sesa ushtarët e thjeshtë të kultit Rajavi. Këta të mjerë janë në një pozicion diku midis skllavit dhe bujkërobit. Ato i nënshtrohen një shfrytëzimi feudal, shumë të ngjashëm me periudhën më të errët të Mesjetës. Cifti Rajavi ka ngjashmëri të frikshme me senjorët feudalë të nja 1 000 viteve më parë deri edhe te të drejta poshtëruese feudale si ajo e “Natës së Parë”, që e praktikonte aq shpesh Masud Rajavi, kur ishte gjallë. Ndalimi i martesës, i seksit në përgjithësi dhe i gëzimit/pasjes së fëmijve i vë ushtarët e thjeshtë të MEK-ut në pozita edhe më inferiore se skllevërit zezakë nja 200 vjet më parë në SHBA!!!

Z. Hakamiam për t’u mbushur mendjen lexuesve sesa i poshtër është Irani i mullahëve dhe sa e mirë është organizata ish terroriste MEK na citon gjithfarë VIP-ash dhe ish VIP-ash amerikanë dhe evropianë. Fatkeqësisht z. Hakamiam ka harruar se në perëndim (Evropë, SHBA etj.) sundon ligji, i cili ndër të tjera i detyron këta VIP-a dhe ish VIP-a, të deklarojnë cdo vit burimin e të ardhurave. Për cudi këta VIP-a në shumicën e rasteve deklarojnë se janë pagur me dhjetra mijëra dollar nga MEK-u e “bishtat” e “maskat” e MEK-ut për të shkruar artikuj pro MEK dhe anti Iran apo për të mbajtur fjalime lavdëruese për Rajavin e sharëse për qeveritarët e sotëm të iranit.

Personalisht e siguroj z. Hakamiam, se po të vendosja ta varja në gozhdë dinjitetin personal dhe profesionalizmin si gazetar edhe unë mund të shkruaja shpifje të përbindshme kundra Iranit dhe lavdërime të turpshme për cifitn Rajavi. Fjala bie mund të shkruaja që unë i kam parë me sytë e mi që iranianët janë kanibalë dhe mullahët pjekin në hell dhe kullufisin fëmijë të vegjël në rrugët apo sheshet e Teheranit. Duke mbushur xhepin me para dhe duke e ngrënë turpin me bukë unë mund të shkruaja, që tre qytetërime aliene kanë kontaktuar Madam Rajavin dhe po përpiqen të thithin sado pak nga mencuria e pakufi e saj(SIC!!!!!). Për ata lexues, që mund t’i konsiderojnë ekzagjerime këto, që po shkruaj, u sugjeroj të lexojnë fjalimet e këtyre VIP-ave dhe ish VIP-ave të botuara në mediat zyrtare të Kultit Rajavi (Muxhahedinët iranianë të Kampit Ashraf 3 në Manëz.) Lavdërimet e pështira për Rajaivn, që gjen në këto fjalime, ia kalojnë edhe lavdërimeve servile që VIP-at rumunë i bënin Elena Causheskut, nga frika e burgut dhe e plumbit të diktatorit Nikolae Caushesku.

Në shkrimin e z. Hakamiam vazhdohet me zell avazi i vjetër: Irani burim aktesh terrori kudo në botë. Unë për mungesë njohurish dhe investigimi personal nuk mund të komentoj për akuzat për akte terrori të Iranit në vende të ndryshme të botës, por do ndalem te shpifjet dhe sajesat për akte terrori e për prezencën e terroristëve iranianë në Shqipëri.

Në 22 mars 2018 në mediat shqiptare e me pas edhe ato të jashmte madje edhe botërore u infiltrua lajmi që Antiterrori shqiptar në koordinim me partnerët e huaj ndaloi dhe dëboi nga Shqipëria dy “terroristë” iranianë. U mbushën mediat e globit me përralla të shpikura nga Kulti Rajavi, që dy iranianët e dëbuar do vrisnin me makinë kurth eksploziv (Car bomb), ndër të tjera Baba Mondin, kreun e bektashinjve të Shqipërisë dhe të gjithë botës. Këto rrena u përsëritën mot a mot madje edhe nga personalitete të rangut të lartë si psh. Sekretari i Shtetit z. Pompeo. Normalisht unë e mirëkuptoj amplifikimin e rrenave të tilla nga z. Bolton, sepse ai sic ka deklaruar me shkrim është paguar në vite me qindra mijëra dollar nga Kulti Rajavi. Ne Shqiptarët e mirëkuptojmë plotësisht z. Bolton, që vepron saktësisht si një qen i mirë dhe besnik, që leh fort, për të mbrojtur padronin e vet, dmth ish terroristen Rajavi, por nuk arrimë të kuptojmë pse z. Pompeo e ul veten në nivelin e z. Bolton?!?!?!??!?!?! Në një shkrim timin (shiko linkun: https://gazetaimpakt.com/dy-terroristet-iraniane-aprofesionalizem-ulerites-apo-thjesht-false-flag-operation/) me dokumente autentike unë provova, që dy të ashtuquajturit terroristë iranianë ishin gazetarë të mirëfilltë me një karrierë gazetareske prej mbi dy dekadash. Për më shumë unë publikova ftesën autentike me firmën dhe vulën e Baba Mondit, ku dy gazetarët ftoheshin nga Baba Mondi për të mbuluar festimet e Sulltan Novruzit në Shqipëri. I bie që Bab Mondi i ftoi vetë këta 2 iranianët, që të vinin në Shqipëri për të vrarë Baba Mondin me makinë kurth ekspolziv (SIC!).

Me që jemi këtu dua t’i kujtoj z. Hakamiam se në Teheran kam vizituar edhe xhaminë, ku janë varrosur disa shkencëtarë atomikë të Iranit të vrarë me plumb dhe me bomba me telekomandë. Unë po e lë në dorë të lexuesit të vendosë, nëse këto vrasje ishin akte terrori apo jo! Po ja lë lexuesit të vendosë, nëse vrasësit e këtyre shkencëtarëve ishin terroristë, apo cfarë dreqin ishin!!!!!!

Z. Hakamiam në artikullin e tij sulmon mediat e huaja se janë penetruar nga Irani dhe shërbimet e tija sekrete, vetëm sepse këto media publikojnë e shfaqin shkrime e video kundra kultit Rajavi. Personalisht në rolin e përkthyesit, të fixer-ir, të “local source journalist” kam bashkëpunuar me shumë nga këto media.Po i rëndis qëllimisht, që lexuesit të kuptojë absurditetin e pretendimeve të z. Hakamiam, se shërbimet sekrete iraniane kanë infiltruar këto media. Kam bashkëpunuar me New York Times, me The Guardian, me BBC, me Miami New Times, me The Independent, me Televizionin TRT, me televizionin Al Jazeera, me Il Giornale, me gazetën malazeze Dan, me Le Monde, me Il Manifesto, me Le Formiche, me BIRN etj. etj. Kuptohet z. Hakamiam në artikullin e vet u referohet edhe mediave, me të cilat unë nuk kam pasur asnjë bashkëpunim. Në këtë kontekst i bie që shërbimet sekrete iraniane janë më të mira dhe më të afta se të gjitha shërbimet sekrete të botës të mbledhura bashkë, pasi nuk kanë lënë medie botërore e lokale pa penetruar, pa i mbushur me spiunë iranianë!!!!

Sinqerisht unë dyshoj që z. Hakamiam realisht i beson brockullat, që ka shkruar në këtë artikull!!!!!/gazetaimpakt

Nga GJERGJI THANASI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button