Banorët e Manzës në Durrës janë ngritur ditën e sotme në protestë. Ata kundërshtojnë varrimin e xhihadistes iraniane në varrezat e tyre në Manzë.
Banorët u shprehen se muxhahedinët iranianë duhet të kërkojnë një hapësirë diku tjetër, pasi hapësira ekzistuese nuk mjafton as për banorët vendas.
Protesuesit thanë se ndërsa familjet e tyre nuk kanë ujë të pijshëm, muxhahedinëve iranianë iu është garantuar 24 orë furnizim me ujë.
“Ata kanë pronën e tyre që kanë blerë, le të ndërtojnë aty varrezat. Ne kemi nënat, baballarët, vendi është shumë i kufizum, varret tona mos të përzihen me varret e tyre. Ato janë komunitet, le të kenë vendin e tyre”, shprehet një prej protestuesve.
Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e xhihadistëve iranianë kanë kërkuar ndihmën e ‘’Fax News’’ që kjo çështje të zgjidhet.