Anëtarët e MEK-ut (organizata, që ka kampin në Manëz) janë shndërruar në hajdutë shtëpish. Shtëpia e disidentit iranian në Paris, z. Qurban Ali Hussein Nejad u u vodh me thyerje nga aktivistë të Organizatës PMOI, që shërben si “ombrellë’për Kultin Rajavi. Në banesë u vodhën sende dhe dokumente të ndryshme.
Z. Qurban është një nga anëtarët më të rëndësishëm, që e ka braktisur Kultin Rajavi, sepse ai ndër të tjera ka shërbyer si përkthyes personal i Massoud Rajavi-t, ish shefit të Organizatës ish terroriste MEK. Z. Qurban e informoi korrespondentin e Ashraf Neës sesa të rënda janë akuzat, që i bën MEK-u (iranianët e Manzës) atij, me anë të mediave të ndryshme.
Z. Qurban shprehet: “ Po ata më kanë bërë shumë akuza të cuditshme. Kulti përdori një grua për të më vjedhur kompjuterin, sende të tjera dhe dokumente brenda në shtëpi. Kjo gruaja pretendon, se nuk i ka vjedhur dokumentet dhe sendet e tjera, por i ka blerë ato (!). Kjo vjedhje ndodhi, pasi unë dhe disa miq të mi shkuam për në ambasadën shqiptare në Paris, ku do vazhdonim me aktivitetet tona kundra Klikës Rajavi.
Pas kësaj vjedhjeje Kulti botoi një letër timen dërguar bashkëshortes së vëllait tim të ndjerë letër, të cilën unë e kisha marrë në Ambasadën Iraniane në Paris. Kulti pretendoi se letrën e kishte siguruar nga burimet e veta brenda në Iran. E më pas MEK-u nxjerr konkluzionin, që unë qenkam agjent i Iranit.
Shpjegoj se të gjithë iranianët, që jetojnë jashtë Iranit, janë të detyruar t’i drejtohen ambasadave iraniane për tu pajisur me vërtetime (autorizime) të njohura nga ligji si të vlefshme (Power of Attorney). Për më shumë autoritetet gjyqësore franceze po e hetojnë ankesën, që bëra unë. Po hetohen krimet e MEK-ut, si edhe po vihen përpara përgjegjësisë ligjore zyrtarë të MEK-ut, që banojnë në Francë. Pikërisht ata persona, që planifikuan dhe zbatuan vjedhjen e shtëpisë sime”
Refugjati politik iranian në Francë tha: “Nëse unë do të kisha mundësi të udhëtoja nga Franca në Iran, unë nuk do kisha nevojë, që t’i lëshoja një autorizim ligjor bashkëshortes së vëllait tim të ndjerë, me qëllim që ajo të më dërgonte pjesën time të parave, që më takojnë pas vdekjes së tim vëllai në një aksident rrugor”.