Kur ne hymë në këtë sekt, ishim gjashtë persona që u çuam në një vend të quajtur hyrja brenda kampit Ashraf. Së pari, kur arritëm në kamp, duhej të shkonim në një vend për pranimin për hyrjen, pastaj pas pranimit do të shkoni në seli. Në ditët e para, filluan trajnimi organizativ, ku shumica e fjalimeve të tyre ishte se në këtë sekt nuk ka diskriminim dhe dallim midis njerzëve. Duke thënë se ne këtu nuk kemi uniform dhe klasa shoqërie, dhe enët me të cilat ushqehemi, si gotat, tabaka dhe lugët janë në të njëjtën formë, edhe sendet personale janë në të njëjtën formë si rrobat e gjumit ashtu dhe rrobat e tjera. Ne në fillim i besuam këtyre fjalëve, sepse ne të gjithë kishim ardhur nga Irani dhe ishim njësoj dhe anëtarët e tjerë të sektit nuk ishin me ne për të parë ndryshimin dhe diskriminimin.
Ai e përfundoi kur trajnimi në mënyrë të shpejtë (sepse SHBA po fillonte një luftë të dytë me Irakun dhe ata donin të na kalonin nga aty sa më shpejt të ishte e mundur dhe të na dërgonin në të ashtuquajturat njësi luftarake), domethënë, si organizativë, luftarakë, dhe gjithashtu si Revolucionar të Marjam Rajavit. Kur ne shkuam në kamp, filloi Lufta e Dytë SHBA-Irak dhe pjesën tjetër të kohës e kaluam në shkretëtirë.
Pas përfundimit të konfliktit dhe qetësisë relative të situatës, ne u kthyem në të njëjtën kamp të mallkuar me emrin Ashraf, dhe këtë herë kur ata na organizuan, unë u vendosa në grupin me anëtarët e sektit që babai, nëna ose ndonjë pjestarë i familjes së tyre ishin me këtë sekt dhe ishin rritur në këtë sekt (të cilët këto quheshin milicia e organizatës).
Kur shkuam për të punuar (punë kolektive) ose një projekt ndërtimi ose ndonjë punë tjetër, qoftë edhe një nga këta anëtarë nuk erdhi me ne! Një herë, një nga anëtarët që kishte disa vite para meje me këtë sekt dhe ishte i pakënaqur dhe (donte të kthehej në Iran, dhe u kthye) tha duke ju përgjigjur me shaka, habisë time: Epo, ata janë fëmijët e organizatës, janë të dashur për organizatën, nuk i lejojn të punojn për ty në këtë nxehtësi. I thashë, çfarë don të thuash me këtë?
Ai tha, “Epo, ata i vendosin fëmijët e tyre në zyra dhe trajnime kompjuterike dhe gjëra të tjera, dhe njerëzit që nuk janë fëmijë të organizatës, si unë dhe ti, ne duhet të punojmë në këtë nxehtësi”. Në fillim nuk e besova, sepse edhe e dija që ai donte të largohej, mendova se po e thoshte këtë sepse ai vet ishte i pakënaqur.
Për shkak se nuk njihja njeri dhe nuk dija, ata ma kishin mbushur mendjen plot dhe kushdo që thoshte diçka unë ose nuk e besoja ose nuk isha dakord me të e kundërshtoja, duke i thënë se nuk është kështu.
Disa muaj më vonë, një nga anëtarët e milicias u bë mik i imi. Ndonjëherë të enjteve ne uleshim në park të kampit dhe bisedonim, dhe në fjalët e tij unë shihja gjëra të reja që ishin ndryshe nga gjithçka që na kishin thënë!
Sikur po më hapeshin sytë, dhe po thoja me veten, fjalët e mikut tim që më kishte thënë kohë më parë, mos vallë janë të vërteta?
Për shembull, një herë erdhi një anëtarë i sektit dhe unë e pyeta, ku ishe sot? Ku e kishe punën?
Ai tha: Puna ime është e qartë dhe ne gjithmonë do të punojmë atje.
I thash je i përhershëm në atë punë?
Ai tha: Po, tani ka disa vite që jam në këtë punë.
I thashë: A nuk jeni si të tjerët që bëjnë pushime të enjteve dhe vijnë për të punuar në kolektiv?
Ai tha me një ton thumbues? Unë dhe puna kolektive? Kjo nuk është për njerëz si unë. Unë ua kam bërë të qartë dhe u kam thënë se nuk do të bëj ndonjë punë tjetër përveç kësaj pune dhe nuk do të punoj.
Kur ai tha këtë, sytë e mi u hapën dhe e kuptova diskriminimin e kërij sekti. Unë madje vështrova shtresën më të lartë, e cila ishte e re për mua. Njerëzve që ishin robër, anëtarët e kampit u thanë se ky sekt bënë shumë ndryshime mes anëtarët që janë rob dhe atyre që janë përgjegjës dhe mbështetësit e sektit, dhe nderi dhe respekti që u ishte dhënë anëtarve që ishin familjarët e këtyre përgjegjësve, ishte shumë ndryshe nga anëtarët që ishin robër.
Për shembull, atyre iu dha detyra si oficer ose përgjegjës, por anëtarve të tjerë iu dha punë krahu.
Unë kisha një ndjesi tjetër, shikoja më shumë anëtarët përgjegjës të sektit, për të kuptuar se cila është puna e tyre? Dhe cila është përgjegjësia e tyre? Dhe pashë që të gjithë përgjegjësit, punonin në një mënyrë të tillë që në verën e nxehtë kishin paisje freskuese dhe në dimër paisje ngrohje, ata punonin në një dhomë ku ishin vendosur kompjuterët. Madje disa nga këta anëtarë kishin laptopin e tyre personal, që vendosnin lojëra kompjuterike dhe luanin, dhe ne shikonim !!
Sa më shumë që kaloja në sekt, aq më shumë pashë ndryshimin dhe diskriminimin. Në nivelin më të lartë, FA, e cila ishte në krye të njësisë, pashë që përgjegjësit e tyre ishin të ndryshëm, të atyre që erdhën nga Irani dhe ma të atyre që erdhën nga jashtë.
Ata që erdhën nga Irani u thanë që ju i keni borxh organizatës! Ju keni jetuat shumë kohë më parë dhe erdhët disa vjet me vonesë, duhet t’i përgjigjeni kësaj, dhe me këtë armë, ua mbyllnin gojën njerëzve.
Në një nga takimet, me një person i cili më parë ka qenë një i burgosur dhe ka parë një diskriminim të tillë, i tha vetë Rajavit të mallkuar se ai gjithashtu ndjente diskriminim e diçka të tillë, dhe natyrisht ai i tha se kjo ishte vetëm mendimi i tij. Rajavi filloi të argumentoi dhe debatojë, me pak fjalë ai debatojë në një mënyrë të tillë që nuk kishte asnjë kufi. Për personin që foli dhe e bëri këtë pyetje, u vendos të bëhej një takimi, ku ai të shprehte mendimin e tij dhe… Ky takim ku ai do të shprehte mendimin e tij u shndërrua në një takim kritik për këtë person të shkretë, i cili tha se mendonte se kishte diskriminim në otganizatë. Në atë takim ishim rreth njëzet e pesë veta, ku gjysma e të cilëve e kritikuan dhe jo vetëm që të thonë ne e kritikojm këtë person për këtë që ka thënë, ata thanë fjalët shumë të pakuptimta dhe të sikletshme, si për shembull, ju jeni nga ata që doni të ndaheni, ju që flisni kështu mendoni vetem për jetën tuaj dhe mendja juaj është plot ëndrra për jeten.
Unë që isha pjese e atij takimi, isha shumë i hutuar, ngrita dorën dhe kërkova që të flisja dhe përgjegjësi i takimit tha: “Më thuaj.” Unë gjithashtu thashë që këto fjalë dhe kritika janë plotësisht të gabuara. Ky person po diskuton me përgjegjësin dhe nëqoftëse ky person e kishte gabim në fillim duhet ta kritikonte përgjegjësi, por përgjegjësi i takimit nuk tha asgjë dhe nuk ju përgjigj. Pas takimit, personi përgjegjës, i cili ishte Askeri, më thirri dhe më tha, “Unë nuk prisja që ju të mbanit atë qëndrim para turmës”. Ai tha: “Unë mendoja se ti tani do ngrihesh dhe do i thoje disa fjalë të ashpra atij personi “. Unë nuk e mendoja se ti do bëheshe në anën e tij. Unë i thashë, Askeri shiko, vetë vëlla Massoudi (në atë kohë, i thosha vëlla Massoudi) ka thënë, që kur të keni ndonjë mendim, gjykim, apo diçka për të thënë, ejani dhe shpreheni mendimin tuaj dhe merreni përgjigjen që dëshironi, qoftë ajo politike, organizative apo idolegjike, nqëftëse ti i trajton njerzit kështu, ai person nuk flet më radhë tjetër dhe nqoftëse do të ketë ndonjë mendim apo fjalim ai nuk do të flasë. Më besoni fjalët që i thatë këtij njeriu të shkretë, as atyre që donin të largoheshin nga sekti nuk ua kemi thënë. Askeri më tha, është e kotë të bisedosh me ty, ti vërtet që je në anën e tij. Unë shkruajta një raport dhe e dhashë, por nuk kishte ndonje vlerë, për shembull, çfarë bënë ata pas raportit tim? Ata i thanë atij personi të shkretë që të shkruaj ku është ndryshimi dhe diskriminimi me fakte dhe ti lexojë në publik.
Dhe shumë raste të tjera për të cilat nuk mund të flitej fare, dhe nëse thuhej diçka, duhej t’i përgjigjëshe para grupit, domethënë ata e bënin grupin armiq të njëri-tjetrit.
Nga njëra ana, nuk kisha zgjedhje tjeter veçse te duroja dhe e vetmja gje qe duhej te beja per veten time ishte te pres dhe te duroj derisa te shpëtoja nga ky sekt, ku shyqyr Zotit, shpetova nga ky sekt i ndyrë, dhe tani jetoj ne liri të plotë.
BY faqja e të mbijetuarve në Shqipëri – Iran Azadi
Pronari i Beit Mashal, të mbijetuarit në Shqipëri, 16 mars 2021