Ish terroristët e MEK-ut tredhin mediat shqiptare

Mbërritja e një grupi iranianësh në Shqipëri në ditët e fundit të mandatit të kryeministrit Berisha në v. 2013 u reflektua nga mediat shqipotare si një kuriozitet, një veprim ekzotik proamerikan i kryeministrit në ikje. Pak e shumë strehimi i nja 200 copë MEK-sash (kështu quhej kjo organizatë) u kujtoi shqiptarëve, gjestin proamerikan të Berishës për strehimin në Shqipëri të nja 5 a 6 ujgurëve të ardhur nga Burgu i Guantanamos.

Biseda e Berishës me ambasadorin e ri të Iranit në Shqipëri për problemin e prezencës së këtyre qindra MEK-save në periferi të Tiranës pati thuajse zero mbulim nga mediat shqiptare, pa folur këtu për garancitë e dhëna nga kryeminsitri Berisha ambasadorit iranian, që këta qindra MEK-sa në Shqipëri kurrsesi nuk do lejoheshin të ushtronin veprimtari, qoftë edhe propagandistike kundra ndonjë vendi të huaj.

Thuajse askush nuk dinte ndonjë gjë të madhe për këtë organizatë iraniane në mediat shqiptare. Nëse do konsultoheshin shkrimet në internet në gjuhë të huaja, gjeje shkrime lavdëruese, që të bënin për të vjellë, për trimëritë e bëmat anti shah dhe anti regjimit të mullahëve të kësaj organizate.

Gjeje gjithsesi edhe shkrime kryesisht në anglisht e shumë më pak në italisht apo gjermanisht, ku MEK-u portretizohej si një kult i rrezikshëm dhe i cuditshëm, si një grup kryesisht pleqsh e plakash, që në rininë e tyre i kishin lyer duart me gjak iraniani, irakeni, kurdi e madje edhe me gjak amerikani! Nja 3-4 ditë pasi MEK-sat e parë mbërritën në Shqipëri, askush në media nuk ia vari më.

Nuk pasqyroi më se cfarë bënin këta njerëz në Shqipëri? Pse kishin ardhur? Sa do rrinin? Cfarë e mire dhe ai vinte ndonjë e keqe Shqipërisë nga të tillë persona. Mediat merreshin më shumë me faktin se këngëtarja Enca e kishte gjoksin original apo të bërë me silikon, sesa me ca qindra ish terroristë të strehuar në periferi të kryeqytetit të Atdheut (SIC!).

Pas vizitës së sekretarit të shtetit Kerri në Tiranë, tufa tufa mbërritën në Aeroportin e Rinasit disa mijëra MEK-sa, që do strehoheshin në Shqipëri sipas propagandës zyrtare për arsye humanitare. Mediat shqiptare kësaj here u morrën më gjatë me këta iranianë të cuditshëm, ku shumica prej tyre ishte mbi 50 vjec.

Kryesisht me përkthime nga material të gjendura në internet, mediat shqiptare e informuan disi opinionin publik për historinë e Organizatës MEK, madje edhe për hollësi të tilla si për aftësitë e MEK-ut si organizatë kameleon për të ndërruar programin, objektivat politikë apo llojin e padronit në raporte tipike padron-mercenar, që ajo kishte pasur më parë me Sadam Husejnin e më vonë me trupat amerikane në Irak. Në media u reflektuan edhe incidente të ndryshme si ndonjë tentativë përdhunimi nga ana e ndonjë MEK-si të kalamajve shqiptarë (të mitur).

Për herë të parë u shkrua në mediat shqiptqre, që disa anëtarë të kësaj organizate ishin distancuar prej saj dhe jetonin në Tiranë në sajë të një ndihme mujore modeste të UNHCR-së.

Në tetor 2017 për herë të parë media online CNA (City Neës Albania) botoi një shkrim investigativ, për fillimin e punimeve për ndërtimin e një kampi të madh paraushtarak në Manzë (Bashkia Durrës), ku do strehoheshin mijëra Muxhahedinë iranianë. Kampi ishte pajisur madje me leje të rregullt ndërtimi të frimosur nga kryeministri Edvin Rama. Në këtë periudhë, fundi i vitit 2017 dhe fillimi i vitit 2018 në median shqiptare u publikuan disa artikuj të karakterit investigativ apo edhe reportazhe shumë profesionale për MEK-un në Shqipëri, pluset e minuset për Shqipërinë përsa i përket strehimit të këtyre mijëra Muxhahedinëve iranianë etj.

Fokusimi i “prozhektorëve” të mediave shqiptare mbi MEK-un, mbi kompanitë shqiptare me të shkuar të dyshimtë (psh. vrasje turisti rus nga pronari i kompanisë), që po ndërtonin kampin në Manëz, si edhe mbi fatin e anëtarëve të MEK-ut, që e kishin braktisur këtë organizatë, e detyroi shefen e Kultit Rajavi, që të bëhej më aktive në fushën e mërëdhënieve me publikun në Shqipëri. Rreth mesit të v. 2018 kemi rastet e para, që Kulti Rajavi ndërhyn në mediat shqiptare me para, për t’i blerë ato, apo me zhantazhe për t’i trembur, që të mbyllin gojën e mos të investigojnë bëmat dhe gjëmat e MEK-ut (Kultit Rajavi)! Për të fuqizuar këtë fushatë propagandistike të MEK-ut, në Tiranë vjen nga Belgjika edhe Shahin Gobadi, shefi i marëdhënieve me publikun i Kultit Rajavi. Ky Gobadi krahas përpjekjeve manipuluese me median dhe gazetarët shqiptarë,morri kontakte edhe me përfaqësues (gazetarë dhe stringers) të mediave prestigjoze botërore të atashuara në Tiranë sipsh. AFP, Thompson-Reuters, Associated Press, LaPrensa, Deutche Ëelle etj.
Gazetarë dhe pronarë mediash shqiptare, që dalloheshin për zvetënim moral e profesional kuptuan se MEK-u mund të ishte edhe një alamet “lopë qumështore”për ta.

lexoni gjithashtu: Raport policor mbi situaten e muxhahedineve iraniane ne Shqiperi

Carlo Bolino, gazetar Italian dhe shtetas i naturalizuar shqiptar urdhëroi një nga gazetarët më të mirë shqiptarë (z. Muhamet Veliu), që të shkruante një cikël shkrimesh investigative për MEK-un në Shqipëri, por edhe për historinë plot akte terroriste të MEK-ut në dekada. Në mediat në pronësi të këtij Carlo-s (Gazeta “Shqiptarja.Com” dhe “TV Report”) u botuan krahas këtyre investigimeve edhe shkrime stigmatizuese të veprimtarive indtimiduese të Kultit Rajaiv, kundra gazetarëve të mediave të ndryshme prestigjoze botërore, që kishin ardhur në Shqipëri për të investiguar të ashtuquajturin Kampi Ashraf 3, që po ndërtohej në qytezën e Manzës (Bashkia Durrës).

Këtu përmend shkrime për sulmin madje edhe fizik të MEK-save kundra ekipit të gazetarëve të “Channal 4 (UK)”, kundra Aron Merrat, gazetarit të “The Guardian”, ekipit të “Al Jazeera-s”, që tentuan t’i afrohen Kampit Ahsraf 3, Manëz. Pas të tillave sulmeve anti MEK, pa pritmas, pronari Bollino pushon nga puna gazetarin Muhamet Veliu, dhe si me magji mediat në pronësi të Bollinos përmbyten nga shkrime, artikuj e reportazhe ekstremisht pro Kultit Rajavi. Me sa duket MEK-u kishte arritur ta iluminonte pronarin e mediave Carlo Bollino për qëllimet humanitare, iluministe, clirimtare, që Kulti Rajavi ka kundrejt popullit të Iranit, si edhe që Kulti Rajavi është bekim jo kërcënim për Shqipërinë dhe shqiptarët! Në vendin tim, në Shqipëri të quajtur edhe “Wonderland”, normalisht ndodhin edhe transformime të tilla sic ngjau me qëndrimet mediatike ndaj MEK-ut të mediave në pronësi të kollovarit italo-shqiptar Carlo Bollino.

“Top Channel”, deri vonë stacioni televiziv Nr. 1 në tërë hapsirën shqiptare në Ballkan si edhe gazeta online “Shqip” apo stacioni televiziv vetëm informativ “Top Neës” aktualisht ende në pronësi të vejushës Vjollca Hoxha dhe me drejtues teknik ish deputetin e ministrin Ben Blushi duke përdorur ndër të tjera edhe gazetarin Muhamet Veliu kreu një sërë investigimesh për MEK-un, të shkuarën e tij në Iran dhe Irak si edhe për aktivitetin e kësaj organizate/kulti në Shqipëri. Me mjeaft profesionalizëm në të tilla investigime jepej alarmi për rrezikun potencial përsa i përket strehimit të MEK-ut në Shqipëri dhe sidomos aktivitetit të MEK-ut në tokën shëiptare.Pa pritmas këto media jo vetëm, që ndërprenë të tilla investigime, por u kthyen në altoparlantë të MEK-ut. Në këto media gjeje lavdërime pa kufi për Kultin Rajavi, për trimëritë e treguara prej MEK-save në luftë me Rregjimin e Mullahëve, për përkrahjen e jashtëzkonshme, që ka MEk-u nga VIP-a dhe ish VIP-a amerikanë e jo vetëm.K ëto media u shdnërruan në tellalle të MEK-ut dhe të segmenteve kuislinge pro MEK në poltikën shqiptare, duke sulmuar edhe kolegë gazetarë shqiptarë, që as pranonin të bliheshin dhe as trembeshin nga sharjet, shpifjet dhe kërcënimet e Kultit Rajavi.

Shkaku i një metamorfoze të tillë sa të cuditshme aq edhe të turpshme duhet kërkuar te shumat me 6 shifra në USD të paguar nga kulti për pronaren Hoxha dhe ëpr gazetarin menaxher Ben Blushi, sepse Ben Blushi nuk e ha bllofin me CIA dhe me Mossad, që Kulti Rajavi përdor për të nënshtruar gazetarë shqiptarë me komplekse inferioriteti dhe provincializmi. Mediat në pronësi të Vjollca Hoxhës po ashtu si altoparlantë të Kultit Rajavi u shquan në fushatën propagandistike kryesisht mashtruese për gjoja përfshirjen në spiunazh e sidomos në terrorizëm të diplomatëve iranianë të akredituar në Tiranë.

Gazetari shqiptar Sokol Balla i shquar jo vetëm në gazetari, por edhe në skanadale seksuale duke qenë i punësuar në Stacionin televiziv rajonal “Vizion Plus”, prodhoi një dokumentar televiziv aq servile ndaj MEK-ut, por sidomos ndaj Miriam Rajavit, saqë do konkuronte për servilizëm edhe me reportazhet e televizionit shtetëror iraken për diktatorin Sadam Husejn. Pasi gazetari Balla nga “TV Vizion Plus” u transferua në televizionin informative “Neës 24”, në këtë television pati një vërshim materialesh pro Kultit Rajavi. MEK-u e bleu Sokol Ballën të shquar për gazetari dhe perversitete seksuale për një shumë vetëm me 5 shifra në USD!

Si përfundim mund të themi, që MEK-u me përjashtime shumë të vogla e ka nënshtruar median dhe gazetarinë shqiptare ose duke bllofuar se pas MEK-ut qëndron CIA dhe Mossadi, që të bëjnë gjëmën po sulmove Kultin Rajavi, ose sipas parimit “Cash and Carry”, dmth blerje me para në dorë!

Për gazetarët e paktë, që nuk i vinë pas avazit MEK-ut, ky kult ka një recetë të gatshme: shpifje,sharje, fyerje madje edhe në organizma të huaja apo ndëerkombëtare me epitetet të tilla si lolo i Rregjimit të Mullahëve, si spiun madje spiun e terrorist i rrezikshëm në shërbim të MOIS-it (spiunazhit iranian).

Arroganca e Kultit Rajavi arrin deri në atë nivel sa disa herë me shkrim i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtëisë tu mbylllë gojën me pranga gazetarëve shqiptarë, që denancojnë jo vetëm krimet në dekada të Kultit Rajavi, por edhe rrezikun, që i kanoset Shqipërisë nga prezenca në territorin shqiptar të këtij kulti dhe veprimtarisë së tij në kundërshtim flagrant me legjislacionin shqiptar.

Kulti Rajavi “bën dasëm” në mediat shqiptare, për aq kohë sa Atdheu im Shqipëria mbetet një “Wonderland”!!!!!

Nga GLEDIS ARGON NONA

Exit mobile version