Sot kërcënimet terroriste kanë përhapur valë frike në zemër të popujve evropianë. Këto ngjarje për shkak se kanë qenë të pashoqë në ngjarjet terroriste, janë transmetuar gjerësisht në nivel botëror. Mirëpo jashtë kufijve të Evropës dhe pikërisht në rajonin e Lindjes së Mesme, njerëzit për vite me radhë kanë jetuar me çështjen e terrorizmit. Nuk ka ditë që për shkak të akteve terroriste, humbin jetën me dhjetëra njerëz të pafajshëm shumë prej tyre gra dhe fëmijë. Lajmet për të tilla akte terroriste, tashmë janë kthyer në diçka normale për popujt evropianë. Vetëm në rast se një bombë apo një akt terrorist ndodh në një prej vendeve evropiane, atëherë bota i kushton vëmendje çështjes së terrorizmit dhe kërcënimeve që vijnë nga terrorizmi. Kjo është politikë e qeverive evropiane dhe në përgjithësi e qeverive liberale perëndimore kundrejt akteve terroriste në vendet e tyre. Ata terrorizmin e kanë ndarë në të mirë dhe në të keq. Qeveritë perëndimore me këtë ndarje dhe seleksionim që i kanë bërë terrorizmit, këtë fenomen e përdorin për të realizuar objektivat e tyre kundër qeverive opozitare dhe atyre qeverive që kundërshtojnë hegjemonizmin e perëndimit. Lufta kundër terrorizmit, vitet e fundit ashtu si çështja e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut, është kthyer në një mjet në shërbim të politikave të jashtme të perëndimit. 26 korrik është një ditë e shënuar në historinë e ngjarjeve me të cilat është përballur populli iranian. Më 24 korrik të vitit 1988, kur kishin kaluar vetëm disa ditë nga pranimi i rezolutës 598 të KS të OKB nga ana e Republikës Islamike të Iranit, grupi Monafekin i njohur me emrin MEK ndërmori operacionin e koduar me emrin “ Nga Mehrani në Teheran”. Me këtë operacion ky grup terrorist synonte të rrëzonte revolucionin dhe Republikën Islamike të Iranit. Mirëpo të rinjtë iranianë më 26 korrik kryen operacionin e quajtur “Mersad”. Në këtë operacion pjesëtarët e grupit terrorist MEK u bllokuan në grykën Mersad në afërsi të qytetit Kermanshah. Në këtë grykë, terroristëve të MEK u është dhënë një goditje e cila ishte mësim jo vetëm për këtë grup terrorist por për të gjithë ata që i duan të keqen popullit iranian.
Grupi terrorist MEK ka një dosje të zezë dhe të mbushur me krime në Iran. Ky grup i devijuar dhe i etur për pushtet, pasi iu zbuluan prirjet dhe qëllimet kundër revolucionit islamik të Iranit, hoqi maskën e fytyrës dhe nisi të kryejë terroriste ndaj funksionarëve të lartë të Republikës Islamike të Iranit, me qëllim që në këtë mënyrë Republika Islamike të Iranit të përballej me qorrsokak dhe të rrëzohej. Krerët e grupit terrorist MEK dhe përkrahësit e tyre të huaj, për realizimin e këtij objektivi nuk kanë kursyer kryerjen e asnjë krimi dhe me aktet e tyre kanë marrë jetën edhe të civilëve iranianë, të cilët sipas grupit MEK kanë bërë gabim që kanë mbështetur Republikën Islamike të Iranit. Grupi MEK në armiqësi me revolucionin islamik, është mbështetur edhe tek Sadami ish diktatori i Irakut dhe armik i Republikës Islamike të Iranit. Ky grup për realizimin e qëllimeve të tij kundër revolucionit islamik, i ka shërbyer Sadamit përgjatë 8 viteve të luftës kundër Iranit. Grupi terrorist Monafekin me aktet e tij terroriste ka marrë jetën e 17 mijë funksionarëve dhe civilëve iranianë. Ky grup terrorist, gjatë gjithë viteve të aktivitetit të tij është mbështetur nga qeveritë perëndimore, të cilat pretendojnë se luftojnë terrorizmin. Masud Raxhavi kreu i grupit terrorist MEK, pasi u largua nga Irani, shkoi në Paris ku u mbështet nga qeveria franceze. Qeveria franceze edhe pse ishte në dijeni të veprimeve të grupit terrorist MEK, u dha azil Masud Raxhavi dhe disa prej shoqëruesve të tij.
Bani Sadr dhe Masud Raxhavi në ParisAta të mbështetur nga qeveria franceze dhe qeveritë e tjera perëndimore dhe në veçanti nga Amerika, vazhduan aktet e tyre terroriste. Pas pushtimit të Irakut, baza Ashraf u kthye në qendër për përqendrimin dhe strehimin e anëtarëve të grupit MEK në provincën Diale. Pjesëtarët e MEK gëzonin imunitet dhe asnjë prej ushtarëve amerikanë nuk kishte të drejtë të futej në bazën Ashraf. Kjo bazë i është dhënë grupit MEK gjatë kohës së Sadamit. Pas pushtimit të Irakut në vitin 2003 dhe pas rrëzimit të Sadamit, grupi MEK vazhdoi të mbështetej nga Amerika. Në realitet nëse data e përdorimit të Sadamit për Amerikën përfundoi në vitin 2003 kur ish presidenti Bush me mashtrime për gjoja eliminimin e armëve të shkatërrimit në masë sulmoi Irakun, grupi MEK vazhdoi të jetë i dobishëm për amerikanët. Për këtë arsye amerikanët nuk lejuan dëmtimin e bazës Ashraf. Edhe pas disa vitesh presione nga ana e popullit irakian, anëtarët e grupit MEK u transferuan në bazën Liberty të Amerikës në afërsi të Bagdadit.
Qeveria amerikane që në vigjilje të fitores së revolucionit islamik, ka treguar armiqësinë e saj ndaj popullit iranian dhe Republikës Islamike të Iranit. Regjimi diktatorial i Muhamed Reza Pahlavi, ishte një prej aleatëve më të mëdhenj politik dhe ushtarak të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme. Rrëzimi i këtij regjimi, ishte një goditje e rëndë për politikat e Amerikës në rajonin strategjik të Lindjes së Mesme dhe Gjirin Persik. Përpara fitores së revolucionit islamik, Amerika me anë të një komploti shtypi lëvizjen e popullit iranian për kombëtarizimin e naftës në vitin 1953. Me anë të një grusht shtetit kundër qeverisë së dr. Musadek, Amerika nuk lejoi që populli iranian të realizojë qëllimin e tij për kombëtarizimin e naftës. Në vend të qeverisë së dr. Mosadek u zgjodh Muhamed Reza Pahlavi. Ky grusht shteti është një tjetër shembull për të treguar faktin se Amerika dhe aleatët e saj perëndimorë, çështjen e demokracisë dhe lirisë e përdorin si mjet për realizimin e objektivave të tyre. Ky mjet është përdorur kundër popullit iranian edhe pas fitores së revolucionit islamik. Populli iranian i drejtuar nga një klerik i madh, u ngrit kundër pushtetit diktatorial dhe arriti të rrëzojë një prej regjimeve më despotike në botë. Qëndrimi që mbajti Amerika dhe qeveritë perëndimore ndaj këtij revolucioni popullor, ishte kundërvënia ndaj revolucionit islamik dhe mbështetja për grupet anti-revolucionare. Një prej grupeve terroriste dhe më kundërshtare të revolucionit ishte grupi MEK. Krerët e këtij grupi terrorist në kohën kur e kuptuan se nuk kanë asnjë vend në mesin e popullit dhe nëpërmjet kanaleve demokratike si zgjedhjet nuk mund të arrinin në pushtet, nisën luftën e armatosur kundër sistemit të sapoformuar të Republikës Islamike të Iranit. Ata duke imagjinuar se mund të rrëzonin sistemin e Republikës Islamike të Iranit, nuk kursyen asnjë krime kundër Iranit. Me mijëra civilë mes tyre shumë funksionarë të lartë të Republikës Islamike të Iranit, u dënuan me vdekje nga grupi terrorist MEK për arsye se kishin bërë krimin e mbështetjes së Republikës Islamike të Iranit dhe aspiratave të revolucionit. Pas zbulimit të krimeve të Bani Sadr, presidentit të parë të Republikës Islamike të Iranit, Masud Barzani së bashku me Bani Sadr, u larguan nga Irani duke u veshur si femra dhe shkuan në Paris. Qeveria franceze u dha azil këtyre tradhtarëve dhe shoqëruesve të tyre që morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm.
Mbështetja e qeverisë franceze dhe e qeverive të tjera perëndimore për grupit terrorist MEK vazhdoi. Grupi MEK nga Parisi dhe qytetet e tjera evropiane, kanë hartuar dhe projektuar aktet terroriste kundër Iranit. Mirëpo këto akte dhe veprime janë monitoruar dhe neutralizuar vazhdimit nga aparatet e sigurisë dhe inteligjencës iraniane. Edhe në kohën kur grupit MEK në vitin 1980 erdhi në Irak dhe bashkëpunoi me regjimin e Sadamit në luftën kundër Iranit, përsëri ky grup ka qenë i mbrojtur dhe i mbështetur nga qeveritë perëndimore dhe sidomos nga Amerika dhe Franca. Marjam Raxhabi si një prej figurave të larta të grupit MEK, dhe çdo vit ajo me anë të mitingjeve dhe takimeve mundohet të mbajë gjallë datën e skadimit të grupit MEK dhe përpiqen të kryejë aktivitete kundër Republikës Islamike të Iranit në përputhje me politikat e qeverive perëndimore.
Aktualisht çdokush që është kundër Republikës Islamike të Iranit, gëzon përkrahjen dhe përkushtimin e grupit MEK. Personazhi i fundit që ka ngecur në rrjetën e grupit MEK është Turki Fejsal, ish kreu i shërbimit inteligjent dhe sigurimit në Arabinë Saudite.
Ish kreu i shërbimit inteligjent dhe të sigurisë në Arabinë Saudite, ka qenë i pranishëm në mitingun e fundit të zhvilluar nga grupi terrorist MEK në Paris. Ai për mbajtjen e fjalimit të tij, zgjodhi këtë grup të cilit i ka kaluar data e skadimit. Nëse duam të zgjedhim një kumbar për grupet terroriste Al Kaida dhe ISIS, ai është Turki Fejsal. Atëherë si mund tu besohet programeve të qeverisë franceze dhe qeverive të tjera evropiane në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Një grup njerëzish për afro 4 dekada me radhë janë mbledhur në Francë dhe vazhdimisht mundohen të godasin Republikën Islamike të Iranit me akte dhe veprime terroriste. Deri në atë kohë kur të ekzistojë kjo politikë e dyanshme në luftën kundër terrorizmit, aktet terroriste në qytete si Paris, Nice, Bruksel dhe Munih nuk do të mungojnë. Në këtë botë të vogël dhe të mbushur me informacione dhe lajme pa fund, terrorizmi nuk njeh kufij dhe ndarja e këtij fenomeni në terrorizëm të mirë dhe të keq, në realitet është fryrje e zjarrit të radikalizmit dhe dhunës.