Ministri Çuçi tregoi risitë e projektligjit të ri dhe tha se të huajit do të pajisen me një leje unike dhe do të ketë një procedurë të vetme aplikimi.
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, ka treguar se si do të lehtësohen procedurat për shtetasit e huaj të cilët duan të qëndrojnë dhe të punojnë në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri Çuçi tregoi risitë e projektligjit të ri dhe tha se të huajit do të pajisen me një leje unike dhe do të ketë një procedurë të vetme aplikimi.
“Me legjislacionin e ri për të huajit po krijojmë procedura më të lehtësuara për lejet e qëndrimit duke shmangur burokracinë që në jo pak raste ishte bërë pengesë, sidomos për intevstitor të veçantë dhe fuqinë punëtore. Ky projektligj adreson një nga mangësitë, duke integruar pajisjen me leje pune dhe qëndrimi në një dokument të vetëm. Do të quhet leje unike. Kështu ne garantojnë një procedurë të vetme të aplikimit për të huajit që kanë për qëllim të qëndrojnë dhe punojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, i cili u garanton të huajve një procedurë të vetme aplikimi, duke u kursyer kohë dhe shpenzime. Shtetas të huaj që kërkojnë qëndrim për arsye punësimi, përmes këtij ligji, do ti drejtohen vetëm një sporteli të emigracionit, dhe do dorëzojnë vetëm një dosje të vetme”, tha Çuçi.
[shënim – Ky raport shënon një hap të rëndësishëm në jetën e anëtarëve të MEK-ut të sjellë në atë vend pasi u dëbuan nga Iraku. Me të mbërritur në Shqipëri, anëtarëve të MEK nuk u janë lëshuar dokumente ID dhe mbeten individë pa shtetësi, pa dokumente. Kjo gjendje e punëve mund të injorohet për sa kohë që ata mbeten skllevërit e Maryam Rajavi, të izoluar dhe plotësisht të varur nga organizata MEK për akomodimin, ushqimin dhe të gjitha nevojat e tjera. Por atyre qindra anëtarëve që refuzuan kontrollin e MEK dhe u çliruan nga kulti, u është dashur të luftojnë për të fituar leje pune dhe qëndrimi që i lejojnë ata të integrohen në shoqërinë e zakonshme në Shqipëri. Ky legjislacion i ri do ta bëjë këtë rrugë shumë më të lehtë. Për më tepër, kjo leje e re unike do t’u mundësojë anëtarëve të MEK ende të bllokuar në kthetrat e kampit, një rrugë shpëtimi. Ata duhet të sigurohen se jeta jashtë kultit do të jetë opsioni pozitiv.]