Mbështetja e Amerikës dhe e tre shteteve evropiane ndaj grupit terrorist MEK, skandal i të drejtave të njeriut
Sekretari i Partisë Koalicioni Islamik në Iran vuri në dukje martirizimin e Beheshti së bashku me 72 bashkëpunëtorë besnik të Imam Khomejnit (ra) në shpërthimin terrorist në zyrën e Partisë “Republika Islamike”, ndërsa tha: “Mbështetja e Amerikës dhe e tre shteteve evropiane ndaj grupit terrorist MEK, është një skandal i vërtetë i të drejtave të njeriut”.
Esedullah Badamçian në fund të takimit të anëtarëve të lartë të kësaj partie duke përkujtuar martir Ajetulla Dr. Beheshti, tha: “Me martirizimin e Beheshti, Revolucioni Islamik i Iranit hyri në një kthesë në historinë e tij dhe liberalët së bashku me grupin terrorist MEK e regjistruan veten si kriminelë lufte duke e ndihmuar zyrtarisht ushtrinë e ish-regjimit Ba’th të Irakut”.
Esedullah Badamçian vuri në dukje martirizimin e Beheshti dhe të 72 bashkëpunëtorëve të Imam Khomejni (ra) në shpërthimin në zyrën e partisë “Republika Islamike” më 28 qershor të vitit 1981 dhe javën për zbulimin e skandaleve amerikane në fushën e të drejtave të njeriut, ndërsa shtoi: “Mbështetja e Amerikës dhe e tre shteteve evropiane ndaj grupit terrorist MEK, është një skandal i vërtetë i të drejtave të njeriut. Perëndimi po mbështet grupin terrorist MEK dhe ka strehuar krerët dhe anëtarët e këtij grupi terrorist në kohën kur ata kanë vrarë mbi 17 mijë civilë iranianë. Martir Beheshti ishte prej themeluesve të Sistemit Gjyqësor të Iranit dhe gjithashtu ishte një prej hartuesve të Kushtetutës së Iranit. Martir Beheshti gjatë jetës së tij të shkurt pas fitores së Revolucionit Islamik ka kryer punë shumë të mëdha dhe procesi i hartimit të Kushtetutës në Këshillin e Ekspertëve të Lidershipit ka përfunduar me administrimin e tij. Martir Beheshti ishte një prej themeluesve të Partisë Republikës Islamike dhe kuadrot e mëdha që janë edukuar dhe integruar në Partinë Republika Islamike deri më tani kanë dhënë kontribut të madh në Parlament, Sistemin Gjyqësor dhe në Këshillin Ekzekutiv ndërsa pikërisht kjo lëvizje e fuqishme gjatë 40 viteve të kaluara ka qëndruar përball lëvizjeve të hipokritëve dhe lëvizjeve liberale në Iran dhe i ka dërguar ato grupe në shportën e mbeturinave të historisë. Vetë Amerika është shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut. Amerika me sulmin ushtarak kundër Afganistanit, Irakut, Afganistanit, Sirisë dhe me vrasjes e qindra mijëra qytetarëve myslimanë, është shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut në botë. Amerika së fundi me bllokimin e faqeve të internetit të kanaleve informative Al Alam, Al-Masira, Al-Lu’lu, Palestine Al-Jeum, Nebe’a dhe Al-Keothar dëshiron të parandalojë zbulimin e krimeve dhe veprimeve kundër të drejtave të njeriut. Amerika është pjesëmarrëse në krimet e regjimit sionist dhe nuk dëshiron që bota nëpërmjet lëvizjeve të lira të informimit, të mos informohet për këto krime. Edhe pse Amerika vetë është kundër lirisë së shprehjes, mirëpo rrjeti i madh i lëvizjes së rezistencës pavarësisht këtyre kufizimeve do të vazhdojnë detyrën e vetë për informimin e publikut”.