Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi diskutojne mbi konferencen me te fundit te organizates moxhahedine per te bere lufte me Iranin. Diskutohet deklarata e katundareve te Manzes, Marikajt dhe fshatrave perreth Manzes te cilet shprehen gatishmeri per te permbysur presidentin e Iran, Ebrahim Raisin. Flitet per Lulzim Bashen, Klevis Fahri Balliun, Orjola Pampuri, Namik Koplikun, Pandeli Majkon, Fatmir Mediun, Elona Gjebrean, Edmond Spahon dhe gatishmerine e tyre per t’ju bashkuar xhihadit moxhahedin. Analizohet pjesemarrja e autoriteteve te larta evropiane ne kete takim dhe sulmi qe i eshte bere qeverise amerikane te Joe Bidenit nga politikanet amerikane dhe evropiane.
Synohet qe te kuptohet se cili shtet apo qeveri – Izraeli apo administrata Trump – ka arritur te organizoje nje takim te ketille dhe cfare fshihet pas promovimit te xhihadisteve te Marjam Rajavit nga Manza. Flitet per paaftesine e autoriteteve shqiptare dhe shkeljen masive te ligjit qe ato kane bere duke lejuar nje aktivitet te ketille ilegal qe te organizohet ne Shqiperi dhe standartet dyfishe qe qeveria shqiptare ka kundrejt shqiptareve dhe muxhahedineve. Jepen shembuj investigative te politikaneve amerikane dhe evropiane qe nuk e kane idene se kush eshte MEK-u por qe duan te krijojne nje front anti-iranian ne Perendim per ti bere presion qeverise amerikane. Ne analize tregohet edhe situata e deshperuar e MEK-ut ne Shqiperi, dezertimet masive nga organizata dhe deshperimin e Maryam Rajavit per te mbijetuar me moxhahedinet e saj. Ne video perzihet analiza me parodine per te treguar situaten mjeruese ne te cilen MEK-u ka zhytur dinjitetin kombetar shqiptar.