Përfaqësia e Republikës Islamike të Iranit në Gjenevë me anë të një deklarate në përgjigje ndaj pretendimeve të revistës amerikane “Newsweek”, ka shkruar: “Grupi terrorist MEK ende ruan natyrën e vet terroriste”.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bahram Hejdari, konsull i përfaqësisë së përhershme të Republikës Islamike të Iranit në Gjenevë, në një deklaratë për të përjavshmen amerikane “Newsweek”, ka shkruar se grupi terrorist MEK po vazhdon ta ruajë natyrën e vet terroriste dhe ka bashkëpunuar me regjimin sionist në kryerjen e atentateve terroriste ndaj shkencëtarëve të energjisë atomike të Iranit. Bahram Hejdari në vazhdim të kësaj deklarate, ka shkruar: “Perëndimi po përpiqet të pastrojë grupin terrorist MEK. Organizimi i konferencës së 10 korrikut 2021 të grupit terrorist MEK, tregon thellësinë e dekadencës së politikës së Amerikës dhe falimentimin politik dhe moral të kundërshtarëve të Republikës Islamike të Iranit.
Funksionarët amerikanë shumë lehtë po mashtrohen nga një sekt i tillë terrorist dhe urryes i cili ka kryer krime terroriste si atentate terroriste, shpërthimin e bombave dhe kryerjen e veprimeve destruktive si dhe ka vrarë me mijëra iranianë të pafajshëm. Grupi terrorist MEK po vazhdon ta ruajë natyrën e vet terroriste dhe po vazhdon kryerjen e sulmeve terroriste brenda në Iran duke përfshirë vrasjen e shkencëtarëve iranianë në bashkëpunim me regjimin sionist”.
Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: “Megjithëkëtë Amerika dhe Bashkimi Evropian po përpiqen të anashkalojnë natyrën terroriste të këtij sekti terrorist dhe ta pastrojnë atë dhe ta shfrytëzojnë këtë grup si një vegël për të ushtruar presion ndaj Iranit”.
Revista amerikane Newsweek me rastin e organizimit të konferencës vjetore të grupit terrorist MEK në një artikull të autorit David Brennan, duke analizuar të kaluarën dhe veprimet terroriste të këtij grupi, është munduar t’i arsyetojë krimet e grupit terrorist MEK.