Muxhahedinia Maryam Rajavi shantazhon Shqipërinë për t’u bërë “regjimi i ri i Sadam” Huseinit

Zhvendosja e detyruar e organizatës MEK nga Iraku në Shqipëri solli ndryshime drastike brenda grupit. Ata nuk janë më të detyruar të durojnë ekstremet e nxehtësisë dhe të ftohtit në Bagdad, jetojnë së bashku me fqinjët e zakonshëm për herë të parë në dy dekada, dhe kanë humbur udhëheqësin e tyre, Massoud Rajavin; të gjitha këto kanë ndikuar thellësisht te anëtarët. Ata tani kanë “luksin” për të menduar, dhe mjedisi dhe rrethanat e ndryshuara kanë bërë që ata të sfidojnë udhëheqjen.

Dezertimet filluan pothuajse menjëherë, dhe tani MEK është nën kthetrat e krizës së pakënaqësisë. Problemi u përkeqësua kur Fondacioni Familja Sahar e zhvendosi punën e tij nga Bagdadi në Tiranë. Sahari u krijua për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për familjet e anëtarëve të MEK-ut që po përpiqeshin të lidheshin me të dashurit e tyre të izoluar në MEK, ndërsa ndodheshin në Irak. Udhëheqësit e MEK-ut i konsiderojnë familjet dhe marrëdhëniet familjare si “helm”, dhe kanë provuar çdo mënyrë të mundshme për t’i ndaluar këto familje që të kontaktojnë me të dashurit e tyre në grup.

Tani që Sahari ka filluar punën e tij në Shqipëri, liderja e re e MEK, Maryam Rajavi është në panik. Sahari filloi duke i kujtuar UNHCR-së dhe autoriteteve shqiptare ligjet ndërkombëtare për refugjatët, në veçanti konventat dhe nenet e OKB-së për të drejtat e njeriut dhe mënyrën se si MEK i refuzon këto norma.

Maryam Rajavi reagoi duke e bërë situatën edhe më keq: https://www.mojahedin.org/news/197420

Kundër-fushata e Maryamit bazohet në taktikat e përdorura nga Massoud Rajavi në Irak – shantazh dhe detyrim – por është tepër vonë dhe ato e kanë humbur potencialin e tyre.

Pak kohë pasi Sahari filloi fushatën e tij për të informuar autoritetet shqiptare mbi sjelljet e paligjshme dhe skandaloze të MEK-ut, Rajavi njoftoi se tre individë jobesnikë, Hadi Sanikhani, Gholamreza Shokri dhe Sarfaraz Rahimi kishin kontaktuar me familjet e tyre në Iran dhe kështu janë deklaruar si ‘agjentë të regjimit’. Për këtë arsye, tha ajo, “nga tani, ne do t’u ndërpresim ndihmat financiare të refugjatëve”. MEK tha më pas se e vetmja mënyrë që këtyre individëve t’u riktheheshin paratë e tyre të UNHCR-së, ishte që ata (dhe të tjerë) të shkruanin ato që do u diktonte MEK. Edhe në burgjet e Sadamit, MEK-u përdorte taktika të tilla shtrënguese për të detyruar pajtueshmërinë dhe heshtjen.

Të tre individët shkuan në zyrën e UNHCR-së dhe shpjeguan se çfarë kishte ndodhur. UNHCR-ja i këshilloi ata që të shkonin në selinë qendrore të MEK-ut dhe të bisedonin me ta. Atje ata u kërcënuan dhe u sulmuan nga operativët e MEK-ut. Dy prej tyre kanë publikuar raportin e tyre të ngjarjeve, por Sarfaraz Rahimi është dorëzuar dhe ka pranuar të shkruajë për ta. Ai shkruan atë që ata diktojnë kundër dy të tjerëve – të cilët me sa duket ankohen se nuk kanë ushqim apo para në Tiranë, duke i dënuar ata si agjentë të regjimit iranian.

Pastaj Rajavi i boton këto letra të Rahimit së bashku me letrat e nënshkruara nga personalitetet amerikane në mbështetje të MEK-ut.

Letrat e amerikanëve i drejtohen Kryeministrit shqiptar dhe mbajnë vulën e njohur të autorësisë së MEK-ut. (Një letër e botuar nga MEK është nënshkruar me ngjyrë të kaltër. Mund të spekulojmë se si MEK mori letrën origjinale që duhet të ishte dërguar direkt nga amerikanët tek kryeministri shqiptar!)

Ky kombinim letrash (rrëfimet e detyruara së bashku me letrat e amerikanëve drejtuar kryeministrit shqiptar që pretendojnë se Irani po vepron kundër MEK-ut në Shqipëri nën maskën e qendrave kulturore etj.), kishte dy synime. Njëri ishte të paralajmëronte disidentët brenda MEK-ut se çfarë do të ndodhte nëse ata largoheshin apo nëse nuk u bindeshin urdhrave. Qëllimi tjetër ishte që qeveria shqiptare të mbështeste MEK-un dhe të kopjonte rolin e Sadam Huseinit në mbijetesën e grupit duke dënuar mospajtimin, vetëm se këtë herë në Shqipëri.

Reagimet nuk ishin ashtu si Rajavi donte apo parashikonte. Brenda MEK-ut dhe në mesin e ish-anëtarëve ka pasur zemërim. Duket se pas tre dekadave të punës së papaguar për MEK-un dhe Sadam Huseinin, në ditën kur dikush largohet, të gjithë menjëherë rrëfejnë në shkrimet e tyre se janë agjentë të regjimit iranian. Ka vetëm dy mundësi: ose organizata gënjen dhe merr rrëfime të detyruara, ose organizata është një terren trajnimi për agjentët e regjimit.

Të tjerë ankohen se edhe pse amerikanët kanë të drejtën t’i rekrutojnë njerëzit si mercenarë, ata nuk kanë të drejtë të mos i paguajnë dhe t’i detyrojnë ata të jenë gladiatorë në Shqipëri.

Vetë shqiptarët e shohin këtë prani të MEK-ut si një tjetër dëshmi që Amerika po e përdor vendin e tyre për çdo lloj korrupsioni dhe veprimtarie të paligjshme. Shqipëria është ende e njohur si një qendër për narkotikë, kontrabandë armësh dhe trafikim njerëzish, pavarësisht përpjekjeve për të pastruar vendin në mënyrë që të mund të bashkohet me BE-në. Shqiptarët ankohen se vendi i tyre po përdoret për të kontrabanduar armët amerikane në Siri dhe vende të tjera për të ashtuquajturit rebelë të moderuar, se NATO përdor Shqipërinë për të kryer aktivitete që nuk mund t’i kryejë në SHBA apo BE, dhe se CIA dhe Pentagoni e kanë kthyer Shqipërinë në një bazë jashtë-gjyqësore për veprimtari të poshtra. Dhe tani John Bolton dhe Senatori John McCain, së bashku me të tjerët, e përdorin Shqipërinë si një trampolinë për të ndjekur axhenda të paqarta politike të cilat mund të përfshijnë trajnimin e terroristëve dhe sigurimin e tokës dhe logjistikës për grupet që do të vendosen në vende të tjera.

Së bashku me hedhjen e mbetjeve radioaktive dhe me të burgosurit e Guantanamos, Shqipërisë tani i është ngecur edhe MEK-u. Në vend që të marrë këshilla dhe mbështetje për t’i deradikalizuar këta fanatikë, qeveria po shantatohet dhe po korruptohet në kryerjen e të njëjtit rol si Sadam Huseini për të mbrojtur dhe instaluar MEK-un.

Massoud.khodabandeh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button