Masud Raxhavi në përgjigje të pyetjeve kritike, thotë: “Mos të jetë sikur Ashrafi, jam i lodhur nga ajo gjendje”.
Linku i pjesës së parë të kësaj interviste
Bahman Azemi, Tiranë- Sajti “Të mbijetuarit në Shqipëri”-08.05.2018
Sajti “Të mbijetuarit në Shqipëri”:
- Bahman, ju keni pasur më shumë se 27 vite eksperiencë në Organizatën Moxhahedin dhe e njihni plotësisht këtë kult terrorist, na lejoni që para se t’ju pyesim në lidhje me detajet e braktisjes së kultit Raxhavi në Shqipëri, të kthehemi pak mbrapa dhe t’ju pyesim se si ishin kushtet në kampin Ashraf në Irak dhe çfarë ndodhi që u transferuar nga kampi Liberty në kampin Ashraf?
Bahman Azemi: Një vit pas kalimit të përplasjeve dhe komplotit të Masud Raxhavi më 19 Farvardin 1390, që këto rrethana ndikuan në dëm të Masud Raxhavi dhe nga lodhja dhe pasiguria ndaj Masud Raxhavit brenda organizatës, puna arriti deri në atë masë saqë u shkrua një letër kundër Raxhavi, ku hapur u fajësua ai. Sidoqoftë, deri në atë kohë, secili 20-30 vite të jetës së tij i kaloi nën rrjedhat analistike të Masud Raxhavi në Irak, që edhe ju vetë e dini, Masud Raxhavi dhe Marjam Raxhavi kalonin nga gabimi në gabimin tjetër dhe për këtë arsye arriti puna në tradhti dhe mercenarizëm. Linja politike e Masud Raxhavi në Irak në atë kohë ishte akoma në angazhimin e përmbysjes së qeverisë së atëhershme të Irakut, pra qeverisë së Nuri Maleki dhe çdo ditë krijohej një krizë e re, nga ana tjetër edhe Marjam Raxhavi angazhohej në linjën propagandistike në Evropë, Masud Raxhavi dhe Marjam Raxhavi të vetmen shans për të qenë të pranishëm vetë në Irak ishte ardhja në pushtet e një qeverie sunite me mbetjet e Sadam Huseinit. Por nga pikëpamja e anëtarëve të organizatës në Irak, u vu në pikëpyetje shtimi i kontradiktave me qeverinë legjitime të Irakut, sepse një gabim i Raxhavi, derdhi gjakun e miqve më të mirë në tokë. Në këto kushte filluan dyshimet ndaj Masud Raxhavi dhe punët filluan të sillen në qarqet private të dy apo tre personave, duke paraqitur mospajtime, por shprehja publike nuk ishte e mundur për shkak të shtypjeve organizative dhe njerëzit ishin të angazhuar me shkrimin e letrave të natës.
Sajti “Të mbijetuarit në Shqipëri”: Ju jeni duke thënë se dy apo tre persona kishin filluan të protestonin apo kundërshtonin politikat e Masud dhe Marjam Raxhavi. A mund të thoni se çfarë prezantohej?
Bahman Azemi: Shikoni, ishte e qartë që Masud Raxhavi dhe Marjam Raxhavi nuk ishin në gjendje të udhëhiqnin organizatën dhe sic e thashë, thyerja e linjave të kuqe brenda organizatës filloi të dëgjohej dhe kundërshtimet e dy apo tre personave filluan të shtohen edhe më shumë. Më kujtohet se gjendja brenda organizatës ishte afër shpërthimit, bile kaloheshin kufijtë botërore revolucionar dhe dëgjonin zërat e motrave tona që torturoheshin me goditje elektrike të tensionit të lartë dhe këto gjëra filluan të prezantoheshin në këto qarqe. Asnjë veprimtari aktuale nuk kishte më kuptim, as takimet politike dhe një zhgënjim erdhi tek të gjithë ne. Më besoni goditja dhe tradhtia që Masud Raxhavi na e bëri më 19 Farvardin 1390, ishte një nga goditjet më të thella mendore për të gjithë anëtarët e organizatës nga operacionet “Përgjithmonë të pavdekshëm” ishte edhe më shumë, sigurisht operacionet ““Përgjithmonë të pavdekshëm” ishte një tradhti që në cdo rast kishte një jusitifikim të turpshëm, por përplasja me qeverinë legjitime të Irakut nuk kishte asnjë jusitifikim që njerëzit të mashtroheshin me të. Qeveria irakiane i thoshte organizatës se, nëse ju thoni se nuk ishin pjesë e ushtrisë së Sadam Huseinit dhe thoni se jeni refugjatë, atëherë duhet të jeni nën kontrollin e qeverisë iraniane, refugjatë të kujt jeni? Çdo refugjat në çdo vend duhet t’i zbatojë ligjet vendore të atij vendi, por Masud Raxhavi dhe Marjam Raxhavi kishin qëllim tjetër, ata kishin nevojë për derdhje gjaku.
Sajti “Të mbijetuarit në Shqipëri”: Atë kohë çfarë pyetjesh ju binin në mend rreth funksionimit të kultit Moxhahedin në Irak?
Pyetja e parë ishte që, pse ne jemi në Irak?
Shpirti dhe besimi i anëtarëve të organizatës iu nënshtruan tradhtisë dhe agresionit të Masud Raxhavi dhe kjo ishte e njohur për të gjithë ne. Pyetja e dytë ishte pse Masud Raxhavi dhe Marjam Raxhavi kishin një udhëheqje të përjetshme të organizatës Moxhahedin? Ishte e qartë se Masud Raxhavi nuk kishte aftësinë për të udhëhequr organizatën. Kishte natyrisht edhe pyetje tjera. Në këto kushte, rrahjet ishin rritur në mesin e njerëzve dhe e gjitha organizata ishte pranë shpërthimit dhe nga an a tjetër, vendet e torturave të Raxhavi dhe burgjet e organizatës ishin zbuluar, sepse shpresa për të qëndruar edhe në të ardhmen në Irak ishte bërë e qartë për të gjithë dhe shumë njerëz filluan të shprehnin këtë dhe thoshin se nuk kanë aspak frikë, turp apo siklet për t’a thënë. Kushtet në Ashraf në vitin 1391 kishin shpërthyer gjithçka brenda dhe jashtë dhe e vetmja çështje që ekzistonte ishte ajo se kush jemi dhe çfarë do të bëjmë?
Kur pyesnim se cili ishte rezultati i 19 Farvardinit? Autoritet nuk jepnin përgjigje ose i shmangeshin përgjigjes.
Kur pyesnim se cili ishte qëllimi i qëndrimit në Ashraf kur ne jemi çarmatosur. Ose në rrafshin politik ne nuk kemi asgjë për të thënë. Përgjigja e të gjitha këtyre pyetjeve nga Masud Raxhavi, ishte: Mos të jetë sikur Ashrafi, jam i lodhur nga ajo gjendje”.