Seria e ngjarjeve terroriste të verës së vitit 1981 ishte pjesë e një procesi të projektuar nga arroganca globale për të goditur revolucionin dhe Republikën e re Islamike.
Ajetollah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, në një fjalim në përvjetorin e martirizimit të Ajetollah Beheshti dhe ditën e Gjyqësorit, në një takim me kreun dhe zyrtarët e Gjyqësorit, iu referua dualiteteve dhe mbështetjes perëndimore për terrorizmin dhe tha; “Ndërsa hipokritët kriminelë të MEK kanë rrëfyer në mënyrë të qartë për krimet e tyre, përfshirë sulmin terrorist të 28 qershorit 1981, si dhe shumë akte të tjera terroriste kundër popullit iranian, sot me mbështetjen e Francës dhe mbrojtësve të tjerë të të drejtave të njeriut, ata po veprojnë lirshëm dhe në këtë mes çdokush mbetet i habitur me pafytyrësinë e perëndimorëve në pretendimin e tyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe dhënien e podiumit dhe mbështetjes për këta terroristë.
Pas fitores së Revolucionit Islamik, kombi iranian u përball me një valë të gjerë komplotesh terroriste dhe regjistrimi i më shumë se 17,000 viktimave të terrorizmit është një provë dhe fakt i këtij realiteti të hidhur.
Nga viti 1979 deri në 1981, grupi terrorist i hipokritëve të MEK vrau një numër zyrtarësh dhe forcash revolucionare dhe njerëz të thjeshtë të shoqërisë.
Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, edhe pse e dinin se dora e këtij grupi terrorist ishte njollosur me gjakun e mijëra njerëzve të pafajshëm, por kur hipokritët e MEK ikën nga Irani, ata i vendosën nën ombrellën e mbështetjes së tyre. Hipokritët kaluan ca kohë në Francë dhe pastaj me fillimin e luftës së imponuar për të shoqëruar armikun në agresionin e tij kundër Iranit, shkuan në Irak. Pas pushtimit amerikan të Irakut dhe rënies së regjimit të Sadam Huseinit, elementët e këtij grupi terrorist vazhduan të kenë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës dhe me mbështetjen e Perëndimit u zhvendosën në Shqipëri.
Plani i keq i armiqve, me ndihmën e hipokritëve të MEK, ishte shembja dhe përmbysja e sistemit islam, përmes zbatimit të komploteve të vrasjes dhe eliminimit gradual të figurave kryesore dhe qendrore të revolucionit dhe krijimit të kushteve për krijimin të një regjimi të varur nga Shtetet e Bashkuara. Ky ishte një plan i keq dhe një komplot i rrezikshëm që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre e kryen kundër popullit iranian, por që nuk ia arritën qëllimit të tyre.
Për dy dekada, amerikanët e futën organizatën terroriste të hipokritëve të MEK nën ombrellën e tyre të mbështetjes financiare dhe politike dhe u siguruan atyre të gjitha llojet e mundësive, si dhe mbështetën krimet e tyre terroriste kundër njerëzve të thjeshtë ose zyrtarëve të Republikës Islamike.
Sipas dokumenteve dhe informacioneve të disponueshme, që nga vitet 1960, qeveria amerikane ka mbështetur të paktën tetë grupe të njohura terroriste në Azinë Perëndimore, Evropë dhe Amerikën Latine, duke përfshirë këtu edhe mbështetjen e gjerë për grupin terrorist MEK.
Ky grup, me metodën e tij të dhunshme dhe vrasjet politike, u përpoq të eliminonte fizikisht elementët efikase dhe intelektualët e sistemit, në mënyrë që të krijonte kushtet për rënien e Republikës Islamike të Iranit duke krijuar boshllëqe serioze në postet e ndjeshme të vendit.
Anëtarët e MEK pas fillimit të akteve përmbysëse dhe vrasjes së shumë njerëzve dhe zyrtarëve iranianë, fillimisht u larguan në Paris dhe më pas shkuan në Irak.
Kur Saddami u përmbys nga pushtimi amerikan, grupi i hipokritëve të MEK mbeti nën ombrellën e mbështetjes së SH.B.A.-së dhe kaloi ca kohë në Kampin e Lirisë dhe më pas me lobet e SH.B.A.-së dhe Britanisë dhe pas disa premtimeve shkoi në Shqipëri.
Mahmoud Abbasi, një profesor i fakultetit të drejtësisë në universitet, thotë: “Gjatë tre dekadave, më shumë se 10 grupe terroriste kanë qenë aktive në Iran. Akti terrorist i hipokritëve të MEK kundër zyrtarëve të lartë iranianë më 30 gusht 1981 dhe martirizimi i Rajai dhe Bahonar nga elementë anti-revolucionarë, u bë me synimin e përballjes me vullnetin revolucionar të kombit iranian dhe shembjen e sistemit të ri të Republikës Islamike. Ky operacion terrorist ishte krejtësisht i pashembullt për shkak të martirizimit të zyrtarëve të parë dhe të dytë të aparatit ekzekutiv të vendit.”
Aktivitetet e grupit terrorist të hipokritëve të MEK vazhdojnë akoma nën ombrellën e mbështetjes amerikane dhe evropiane, megjithëse tani këto aktivitete zhvillohen në mënyra të ndryshme.
Këto akte dashakeqe u shfaqën qartazi në të njëjtën kohë me organizimin e zgjedhjeve të 18 qershorit, me përndjekjen dhe rrahjen e iranianëve që jetonin jashtë vendit për shkak se këta iranianë në disa vende evropiane u paraqitën në kutitë e votimit.
Strehimi dhe mbështetja e terroristëve është një nga dualitetet e Perëndimit në fushën e të drejtave të njeriut, gjë që ka shumë pasoja negative.
Në fakt, Shtetet e Bashkuara justifikojnë mbështetjen e tyre për terrorizmin me argumentet e tyre demagogjike dhe ndarjen e terrorizmit në të mirë dhe të keq dhe në vend që të luftojnë vërtetë terrorizmin, Uashington çdo vit boton një listë të grupeve që i quan terroristë, ku akuzon të tjerët për gjoja mbështetjen e terrorizmit.
Siç theksoi Lideri Suprem i Revolucionit; Ky standard i dyfishtë është i atillë që ata që kanë kryer krime terroriste në Iran, tani veprojnë lirshëm në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe takohen me zyrtarët e këtyre vendeve, madje atyre u japin edhe leksione mbi të drejtat e njeriut!