Shqipëria, vendi që shtrihet në lindje të Evropës, në vitin 2009 bëri kërkesë për t’u anëtarësuar në BE. Ky shtet me një popullsi mbi 3 milionë banorë është vendi më i varfër në Evropë me nivelin më të lartë të korrupsionit dhe i duhet të përshkojë një rrugë të gjatë për t’u pranuar në Bashkimin Evropian. Vizita e fundit e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në Shqipëri tregon se ky proces është në zbatim e sipër, por përpjekjet e këtij vendi për të reformuar dhe forcuar institucionet politke, sigurinë , sistemin gjyqësor dhe atë civil pas sistemit komunist , mund të jenë të pa efektshme për faktin se e neglizhojnë rrezikun që u kanoset nga muxhahidinët .
Shqipëria është destinacioni i terroristëve famëkeq të MEK në Evropë. Për momentin MKO ndodhet në Irak, por sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet SHBA dhe shtetit shqiptar në vitin 2013, ata do të transferohen në Shqipëri.
Që nga vitet 1980, ata janë financuar dhe përkrahur nga Sadam Huseini që të ndikojnë në ndryshimin e sistemit politik në Iran. Pas rënies së Sadamit në vitin 2003, MKO krijoi lidhje me forcat ushtarake amerikane. Në vizitën e tij në Shqipëri, Kerry cilësoi se Organizata Muxhahidine përkrah SHBA-në në luftën kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme, ashtu siç kjo organizatë përkrahu Sadamin , Al-Kaedën dhe ISIS në Irak. Të gjitha qeveritë irakiane, pasi morën në dorë drejtimin e vendit të tyre, janë munduar ta nxjerrin jashtë territorit të Irakut MKO-në, por Mas’ud Rexhavi i cili nuk e pranon ligjin dhe rregullin u dha urdhër anëtarëve të organizatës të bëjnë rezistencë të dhunshme. Në qoftë se ata do të pranonin të largoheshin me dëshirën e tyre, atëherë Agjencia për Refugjatë e OKB-së duhet të përpiqej për të gjetur një vend të tretë që i pranonte . Edhe pse vendet perëndimore kanë përfituar nga përdorimi i kësaj orgnaizate kundër Iranit në çështjen e programit bërthamor, ata e konsiderojnë kaq të keqe dhe të shëmtuar saqë nuk i pranojnë si azilantë apo refugjatë.
Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hilary Cliton për të stimuluar disa shtete që të pranojnë një numër anëtarësh të MKO-së , mori pëlqimin e kryeministrit shqiptar të atij viti,Sali Berisha, për pranimin e 200 anëtarëve të MKO-së në shenjë miqësie me SHBA. Ky veprim u ndërmor , por në vitin 2016 pritet që Shqipëria të presë edhe 3000 anëtarë të tjerë sepse në vitin 2014 presidenti i Rumanisë ,Traian Bashesku, nuk u tregua i gatshëm t’i marrë ata.
Kjo marrëveshje e tërhoqi shumë pak vëmendjen e agjencive brenda Shqipërisë dhe madje edhe të mediave ndërkombëtare të cilat ishin të ndjeshme ndaj krimeve dhe terrorizmit të MKO-së. Kjo për shkak se anëtarët e këtij grupi trasnferoheshin në grupe të vogla prej 20 personash. Për të mos krijuar trazira, UNHCR janë të detyruar të përmbushin dëshirat e Mas’ud Rexhavi në çështjen e refugjatëve. Ai i zgjidhte me kujdes personat që donte të transferonte. Shumë prej tyre kanë identitete të rreme. Ai duhet të sigurohej që anëtarët e thjeshtë të transferoheshin së bashku me njerëz të sigurt në mënyrë që të mos arratiseshin dhe të ishin nën kontroll. Zyrtarët e OKB-së për të kryer misionin e largimit të anëtarëve të MKO nga Iraku, duhet të pranonin transferimin e tyre në atë formë, edhe pse kjo do të thotë se ata(anëtarët e MEK) janë skllevër modern.
Kur anëtarët e MEK arrijnë në Shqipëri, kryesia e organizatës merr përsipër përgjegjësitë e tyre. SHBA i ka dhënë 20 milianë dollarë OKB për risisteminin e tyre dhe ka ndihmuar shtetin shqiptar të rrisë ekonominë dhe sigurinë duke krijuar kushtet e përshtatshme për rehabilitimin e refugjatëve, por askush nuk i ndihmoi ata. Organizata Muxhahidine Halk ka blerë një kamp të braktisur universiteti dhe i ka mbyllur të sapoardhurit atje. Ata gjithashtu kani krijuar të njëjtat kushte izolimi prej një sekti për anëtarët ashtu siç i kishin në kampet e mëparshme. Misioni i cili u krye si shenjë miqësie përfundoi me transferimin e plotë të terroristëve në Evropë. MKO ka krijuar territorin e saj të mbulimit ku nuk është e prekshme nga ligji, ashtu siç vepronin në Irak.
Kjo temë i ka vendosur refugjatët larg duarve të autoriteteve shqiptare dhe për arsye se ata nuk mund të kenë lidhje me shtetasit shqiptarë, në fluksin e madh të njëmijë refugjatëve terroristë të stërvitur,me zgjuarsi autoritetet kanë arritur të bëjnë ndarjen e tyre në mënyrë që identifikimi jetë më i lehtë dhe të parandalohet rrëmuja e madhe.
Duke vënë re ndarjen dhe izolimin e tyre lind pyetja se a ndihen të sigurt qytetarët shqiptarë dhe a u cënohet siguria dhe qetësia? A u cënohet atyre rruga drejt Bashkimit Evropian?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje duhet të pyesim se përse qeveria irakiane ngulmon në largimin e tyre dhe përse vendet perëndimore nuk i pranojnë ata.
Muxhahidine Halk, si një organizatë e dhunshme dhe kriminele që është, rritet në kushtet e një vendi ku mungon shteti ligjor, si për shembull në vende të cilat kanë patur trazira dhe probleme si Iraku dhe Shqipëria. Në rrethana të tilla, MKO mund të jetë një organizatë kriminale e dhunshme dhe e rrezikshme. Udhëheqësit e Organizatës Muxhahidine Halk nuk e kanë problem propagandën , komunikimin me mediat, krijimin e marrëdhënieve me pushtetarët dhe dhënien e rryshfetit. Më lejoni të qartësoj se Organizata Muxhahidine Halk ka patur gjithmonë përkrahje të mirë financiare. Ish-anëtarët e kësaj organizate gjithashtu kanë thënë se udhëheqësit e MEK janë përpjekur fuqishëm të krijojnë marrëdhënie me bandat mafioze shqiptare. MKO kërkon të bashkëpunojë me ta që kështu të kenë përfitim të ndërsjellë, ashtu siç bashkëpunonin me regjimin e Sadam Huseinit. Muxhahidine Halk në Shqipëri, duke bashkëpunuar me grupet politike të cilat kanë përfitime nga aktivitetet terroriste të këtij kulti, mund ta drejtojë grupin në Tiranë për një kohë të gjatë më mirë se në Paris.
Agjencia Qendrore Amerikane e Inteligjencës e përshkruan në këtë mënyrë korrupsionin në Shqipëri: Ka probleme ndërkombëtare si trafikimi i drogës, pastrimi i parave dhe prezenca e të huajve të paligjshëm.Prandaj ky vend ka atraksione të shumta për organizatat e huaja kriminale dhe për këtë arsye krijon probleme të shumta për institucionet e sigurisë. Në thelb, Shqipëria është një portë hyrëse për në Evropë.
Tani meqë rrugët e kalimit nëpërmjet Irakut, Sirisë dhe Turqisë janë nën vëzhgim të rreptë , udhëheqësit e grupeve terroriste duke iu bashkangjitur ç’do grupi mercenar mund të shkojnë fshehurazi në Tiranë dhe të kërkojnë mbështetje logjistike dhe trajnim. Ku ka vend më të përshtatshëm se Shqipëria për forminin e një kampi të fshehtë trajnimi për aktivitetet terroriste? Ky vend ndodhet në Evropë, por jo në Bashkimin Evropian prandaj bashkësia ndërkombëtare nuk e monitoron atë.
Organizata Muxhahidine Halk duke ndryshuar klimën politike, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje mes Iranit dhe 5+1 për programin bërthamor, po kërkon miq dhe mbështetës të rinj. Kjo organizatë ka krijuar lidhje më të forta me Ushtrinë e Lirë Siriane dhe u ka ofruar ndihmë sauditëve kundër shiave në Jemen. Organizata Muxhahidine Halk ka një eksperiencë më shumë se dyzet vjeçare në aktivitetet terroriste. Kërcënimi i vërtetë nuk është armatosja e tyre në Shqipëri, por ftesa që mund t’u bëhet grupeve të tjera për trajnim.
Shqetësimi është se Organizata Muxhahidine Halk mund të rritet dhe është e gatshme të bashkëpunojë me ç’do grup tjetër terrorist.
Nuk mund të mos e marrësh në konsideratë realitetin se anëtarët e Muxhahidine Halk janë larguar. Ata nuk janë refugjatë të zakonshëm. Një numër i madh i tyre janë stërvitur nga regjimi i Sadam Huseinit në Irak për operacione terroriste, ushtarake, spiunazhi dhe gjithashtu janë specializuar për falsifikim. Ata gjithashtu janë stërvitur për mënyra të ndryshme torturimi që të jenë një grup me të vërtetë i rrezikshëm. Përveç të gjitha këtyre gjërave , stili i lidershipit të Organizatës Muxhahidine Halk ka natyrë sektare, që do të thotë se edhe në qoftë se nuk duan, anëtarët nuk mund të mos i zbatojnë urdhërat e kryetarëve. Kështu ata kanë një tjetër rrezikshmëri për arsye se mund të përdoren për aktivitete penale të ndryshme edhe pse mund të mos e pëlqejnë natyrën e misionit. Ka shumë shembuj të trafikimit të qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt Evropës Perëndimore, shembuj të cilët janë përdorur nga Organizata Muxhahidine Halk për pastrimin e parave në Gjermani.
Këta refugjatë mund të konsiderohen mjaft të ndjeshëm. Një arsye tjetër përse ata nuk kanë tërhequr shumë vëmendje është se Organizata Muxhahidine Halk lehtësisht konsiderohet si një grup militant në mërgim. Mosha mesatare e anëtarëve të kësaj organizate është 60 vjeç dhe shumica e tyre pas shumë vitesh trajnimi, torturimi dhe dëbimi në shkretëtirat e Irakut, vuajnë nga sëmundje fizike dhe mendore. Kjo gjë është e vërtetë për shumicën nga ata, por në mesin e tyre ka persona të cilët janë specializuar në rekrutime anëtarësh të rinj dhe në trajnimin e aktiviteteve terroriste. Personat të cilët mund të japin mësime mbi opercaionet vetëvrasëse, janë të aftë të transferojnë te të tjerët metoda të cilat janë të vështira të tranferohen nga organizata të tjera terroriste në botë.
Të gjithë personat që arrijnë në Shqipëri nuk qëndrojnë më me Organizatën Muxhahidine Halk. Deri më tani,një grup i përbërë nga 200 persona të gjithë ish-anëtarë të MKO-së , i kanë mbeshtetur ata dhe personat të cilët duan të largohen nga organizata janë duke u shtuar. Këta persona kërkojnë të kthehen te familjet e tyre dhe të kenë një jetë normale. Është e çuditshme se Amerika ka zgjedhur 80 persona nga mesi i tyre duke u dhënë azil në SHBA. Për t’u siguruar se janë shkëputur plotësisht nga organizata dhe nuk janë më të rrezikshëm, janë bërë bisedime të imtësishme me ta. Disa të tjerë janë larguar në vende të tjera në Evropë me po të njëjtat kushte, por pjesa tjetër ka mbetur në Shqipëri në kushte të këqija. Autoritetet shqiptare duhet të rrezikojnë dhe duhet ta ndalojnë këtë organizatë nga krijimi i një baze të fshehtë terroriste në Evropë. Hapi i pari është largimi i anëtarëve nga burimi i ekstremizmit. Në qoftë se kjo gjë nuk ndodh, problemi nuk zgjidhet.
Autoritetet e Tiranës mund të parashtrojnë se të gjithë refugjatët që hyjnë në Shqipëri duhet të trajtohen në mënyrë individuale dhe jo si askesorë të udhëheqësve të Organizatës Muxhahidine Halk. Ata gjithashtu duhet t’i ndihmojnë në akomodim që kështu në të ardhmen të kenë mundësi për të zgjedhur rrugën e jetës. Eksperienca në Irak ka treguar se në kohën kur këta persona janë të lirë nga detyrimi i udhëheqësve apo anëtarëve të tjerë të MKO-së , e kuptojnë shumë shpejt gjëndjen e tyre dhe angazhimi i tyre për terrorizëm zhduket dhe fillon proçesi i de-radikalizimit.
Komunikimi me familjet e ndihmon shumë këtë proçes. Ka shumë raste të cilat tregojnë se anëtarët e MKO-së pasi kanë mundur të largohen nga grupi sektar, kanë arritur të fillojnë një jetë të re dhe të jenë të suksesshëm. Disa prej tyre sot jetojnë në vende të Evropës Perëndimore për arsye se të afërmit e tyre që mund t’i ndihmonin ndodheshin atje. Disa prej tyre janë kthyer në vendin e origjinës edhe pse Irani nuk i do. Ata u falën në Iran dhe kanë krijuar një jetë normale nën mbikqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq. Disa nga ata jetojnë në Kurdistanin e Irakut dhe kanë shpërngulur atje pasuritë e familjeve të tyre që të mund të bëjnë tregti.
Në kohën kur këta anëtarë largohen nga presioni i sektit, mund të kategorizohen nga organizatat humnaitare. Sipas thënies së njërit nga përgjegjësit e Kryqit të Kuq për këtë artikull: 3000 persona nuk janë një numër i madh. Ne kategorizojmë dhe ndihmojmë miliona njerëz në vit, por një grup nuk mund ta kategorizojmë as ne dhe asnjë organizatë tjetër. Kjo është një zgjedhje përballë të cilës qeveria shqiptare nuk duhet t’i mbyllë sytë, sepse mosveprimi do të thotë të vësh në rrezik gjithçka.
Mas’ud Khodabandeh, ish-anëtar i rangut të lartë i MKO-së/Huffington Post