Romeo & Xhuljeta iranian VS “shtriga” Maryam Rajavi

Dashuria është një nga antidotet më të mira për të neutralizuar efektin negativ të një kulti.

Pikërisht në Tiranë u përsërit historia e Romos dhe Xhuljetës, ciftit të të dashuruarve, prodhim i pendës së “usta” Shakespeare. Romeo dhe Xhuljeta kësaj rradhe nuk janë nga Verona por nga Irani. Historia e ciftit të iranianëve të dashuaruar në Tiranë fatmirësisht pati një “happy end” dhe jo një fund tragjik si personazhet e Shakespeare-s!!!!!

Somarra dhe Bijhan Kademi janë Romeo-dhe Xhuljeta iranianë në Tiranë. Ky cift ishin më parë anëtarë të organizatës ish terroriste MEK, të mbyllur në Kampin Ashraf 3 në Manëz, Durrës. Ata u dashuruan me njëri tjetrin duke shkelur kështu një nga rregullat bazë të Kultit Rajavi (MEK): Dashuria është “HARAM”! Dashuria është e ndaluar, sepse i pengon anëtarët e kultit të rrëzojnë qeverinë e Iranit!!!! Këta të kultit ama kanë nja dyzet e kusur vjet, që nuk e kanë rrëzuar ende qeverinë në Teheran, ndonëse e kanë shpallur “non grata” ndjenjën aq njerëzore të dashurisë!!!! Fatmirësisht kësaj rradhe dashuria triumfoi mbi ligësinë e Miriam Rajavit, shefes së kultit të iranianëve të Manzës. Somarra dhe i vëllai Mehrdad-i nuk u trembën as nga kërcënimet e komandantëve të kultit dhe as u joshën me shuma deri në 14 000 euro apo me premtimet për t’i trafikuar nga Tirana në Evropë, në Gjermani.

Somarra dhe Bijhan Kademi janë Romeo-dhe Xhuljeta iranianë në Tiranë

I kujtojmë lexuesit se komandantë të këtij kulti u prangosën nga policia shqiptare për trafik qeniesh njerëzore……. Shpresojmë, që 007 nëpunës i Ambasadës Gjermane në Tiranë, ta ketë parasysh këtë trafik qeniesh njerëzore me destinacion Gjermaninë……

Më në fund Somarra dhe Romeo i saj Bihjan Kademi jetojnë të lumtur në Tiranë. Cifti madje edhe është martuar sipas ritit islam, martesë kjo e kryer nga një imam shqiptar. Policia shqiptare (drejtoria e emigracionit), megjithë presionet dhe intrigat e Kultit Rajavi, brenda dhjetorit do fillojë t’i pajisë me karta identiteti iranianët, që banojnë në Shqipëri, por që janë larguar nga rradhët e kultit Rajavi.

Shoqata ASILA, që mbron interesat dhe të drejtat e këtyre iranianëve, ka marrë përsipër të ndihmojë për të pajisur me karta identiteti shqiptare edhe “Romeon e Xhuljetën” tonë. Pasi të pajiset me kartë identiteti cifti mund të kryejë edhe formalitetet e martesës civile në zyrën e gjendjes civile në Tiranë. Një veprim i tillë do t’i siguërojë ciftit iranian të gjithë mbulesën e nevojshme ligjore për tu mbrojtur nga cdo intrigë e gruas së ligë Miriam Rajavi.

Po e mbyll këtë shkrimin tim me urimin: U trashëgofshin Romeo dhe Xhuljeta iranianë në Tiranë!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

GJERGJI THANASI

Exit mobile version