Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Shoqatës Iraniane Nexhat (Shpëtimi), në emër të familjeve të anëtarëve të robëruar në kampin e Organizatës Muxhahedin-E-Khalk në Shqipëri, zyrtarët shqiptarë të Shoqatës për Mbështetjen e Iranianëve Banues në Shqipëri (Asila), përkatësisht z. Dashamir Mersuli, Gjergj Thanasi dhe Vladimir Veis mbërritën në Teheran të enjten në mëngjes, më 10 qershor 2022 dhe shkuan direkt në Isfahan. Ata u takuan me familjet në Isfahan dhe prezantuan një raport mbi aktivitetet e tyre për të ndihmuar viktimat e sektit Raxhavi dhe aktivitete të tjera kulturore dhe në sferën e të drejtave të njeriut që janë zhvilluar në Shqipëri, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të të pranishmëve dhe dëgjuan sugjerimet e tyre.
Destinacioni i dytë i të ftuarve të Shoqatës Nexhat ishte qyteti i Shirazit, ku ata shkuan pranë familjeve dhe u njohën nga afër me shqetësimet e tyre dhe shprehën shpresën se situata do të përmirësohet së shpejti dhe theksuan se sipas masave të marra, ekziston mundësia që familjet të komunikojnë më lehtë dhe më shumë me dashurit e tyre.
Destinacioni i tretë ishte qyteti i shenjtë i Mashhadit, ku zyrtarët shqiptarë të Shoqatës Asila, përveçse morën pjesë në tubimin e familjeve, ishin edhe mysafirë të familjes së z. Hassan Heirani, drejtori ekzekutiv i Asila-s, ku të ftuarit vërejtën nga afër mikpritjen e ngrohtë iraniane. Përpjekjet e z. Hassan Heirani dhe miqve dhe kolegëve të tij në Shoqatën Asila në Shqipëri u vlerësuan lart nga të ftuarit.
Në përfundim, të ftuarit e Shoqatës Nexhat u nisën për në Teheran dhe morën pjesë në një takim me një grup të madh familjesh që kishin ardhur nga qytete të ndryshme të Iranit dhe bënë një prezantim të gjerë të përpjekjeve që kanë bërë si dhe u dhanë shpresë familjeve se dëshira e tyre e vjetër për të kontaktuar të dashurit e tyre, gjë të cilën Raxhavi po e pengon, do të realizohet së shpejti.
Në të gjitha takimet e zhvilluara u vendos komunikimi me video me Shqipërinë dhe morën pjesë dhe ishin të pranishëm edhe anëtarë aktivë të Shoqatës Asila. Gjithashtu, z. Mahmud Dehghan, në lidhjen video, i shpëtuari i fundit nga tmerri i sektit Raxhavi, dha një raport mbi situatën e fundit brenda kampit të organizatës Muxhahedin-E-Khalk.
Një raport më i detajuar në lidhje me këto aktivitete do të shpallet më vonë.