Organizata Muxhahedin-e-Khalk, disa javë pas vizitës në Iran të zyrtarëve shqiptarë të Shoqatës për Mbështetjen e Iranianëve që jetojnë në Shqipëri (Asila), vizitë që kishte si qëllim takimet me familjet që presin të dashurit e tyre të robëruar në MEK, vazhdon të bëjë reagime idiote dhe të palogjikshme në faqet e lidhura me të në gjuhë të ndryshme.
Para së gjithash, këto reagime të përditshme tregojnë legjitimitetin e kërkesës së familjeve për të drejtën e komunikimit me të dashurit e tyre të bllokuar në kampin e mbyllur dhe të izoluar të sektit Raxhavi në Shqipëri, e drejtë të cilën organizata Muxhahedin-e-Khalk bazuar në natyrën e saj sektare, e pengon.
Në shembullin më të fundit, në një nga faqet e internetit në gjuhën angleze të sektit Raxhavi, është botuar një artikull me titull “Agjentët shqiptarë në shërbim të një vendi të huaj” së bashku me një foto të marrë nga faqja e Facebook-ut e Dr. Gjergji Thanasi, një profesor universiteti, gazetar investigativ dhe aktivist civil, i cili është nga qyteti i Durrësit dhe ka qenë kandidat për deputet në parlament.
Në këtë artikull, nisur nga udhëtimi i Dr. Thanasit në Iran me ftesë të familjarëve dhe nga takimi i tij me kryetarin e Shoqatës Joqeveritare Nexhat, Organizata Muxhahedin-e-Khalk ka arritur në konkluzionin se ai është bërë agjent i Republikës Islamike të Iranit kundër vendit të tij.
Meqë Organizata Muxhahedin-e-Khalk mund të analizojë dhe të nxjerrë përfundime kaq lehtë, do të donim të dinim analizën e saj në lidhje me foton e mëposhtme dhe dhjetëra shembuj të tjerë të ngjashëm.
Pafytyrësia e udhëheqësve të sektit Raxhavi nuk ka kufi. Ndërsa lidershipi i këtij sekti ka kryer çdo lloj tradhtie dhe krimi të mundshëm ndaj kombit të tij, ai çdo ndjenjë të anëtarëve ndaj familjes e cilëson si tradhti që meriton dënim. Pavarësisht se liderishipi i këtij sekti prej shumë vitesh është kthyer në një mercenar të paguar nga armiqtë e Iranit dhe iranianëve dhe është i vendosur të shkatërrojë vendin e tij, ai e identifikon çdo kundërshtar dhe kritik si spiun dhe mercenar. Kjo në një situatë ku Marjam Raxhavi për të mos mbetur pas nga kundërshtarët e tjerë të Republikës Islamike, të cilët ndoshta janë më të pranueshëm, me shpenzime shumë të mëdha ulet dhe qëndron me armiqtë më të betuar dhe më të egër të kombit iranian, ndërsa takimin e një qytetari të zakonshëm shqiptar me një qytetar të zakonshëm iranian e konsideron si një komplot kundër interesave kombëtare të atij vendi.
Atefeh Nadalian