Bazuar në informacionin e marrë nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, mëngjesin e së enjtes, 14 korrik 2022, forcat e policisë shkuan në zyrën e Shoqatës për Mbështetjen e Iranianëve që jetojnë në Shqipëri (Asila) dhe në banesat ku jetojnë anëtarët e saj, dhe duke paraqitur një urdhër për inspektim nga Prokuroria, filluan kontrollet. Në urdhrin e kontrollit prej gjashtë faqesh të firmosur nga prokurori i Tiranës, në të cilin përmendeshin të gjitha adresat e kontrolluara, ishin bërë akuza krejtësisht të rreme dhe të pabaza, dhe dukej qartë se nga e kishin origjinën ato akuza. Më pas, ata përzgjodhën disa anëtarë të Asila-s dhe i çuan në komisariat për të dhënë disa shpjegime për aktivitetet e shoqatës dhe me praninë e menjëhershme të avokatëve të Asila-s në komisariat, të gjithë u liruan gradualisht pasi iu përgjigjën pyetjeve.
Nga burime policore mësohet se sekti Raxhavi në prag të kuvendit të tij në Tiranë iu drejtua policisë së antiterrorizmit dhe duke paraqitur dokumente false i bindi se Asila dhe anëtarët e saj synonin të sabotonin këtë program dhe të kryejnë akte terroriste ndaj tyre. Policia e antiterrorizmit i kishte bërë presion edhe prokurorit të Tiranës për të firmosur urdhrin e kontrollit. Duhet theksuar se prokurori nuk ka pranuar të lëshojë urdhër-arresti për askënd dhe për këtë arsye policia ka shfrytëzuar autoritetin e saj vetëm për të thirrur persona në komisariat për të dhënë disa shpjegime dhe të gjithë janë liruar të njëjtën ditë pa u ngritur asnjë akuzë. Mësohet se zyrtarët e policisë dhe prokurorisë janë të irrituar dhe të zemëruar nga të tilla ndërhyrje të sektit Raxhavi.
Ata janë të befasuar dhe të habitur edhe nga frika e MEK ndaj atyre pak personave të ndarë nga kjo organizatë dhe që tani janë të zënë me punët dhe jetën normale. Ata thonë se sa herë që MEK u bën presion autoriteteve më të larta se ka një komplot terrorist, çdo herë duart tona janë më të zbrazëta se më parë. Zyrtarët shqiptarë të shoqatës Asila thonë se e kanë parashikuar një situatë të tillë. Është e qartë se sekti Raxhavi ka frikë edhe nga hija e vet dhe së fundmi pohimet e anëtarëve të ndarë, sidomos të atyre të ndarë kohët e fundit, z. Mahmud Dehghan dhe Mustafa Beheshti, me sa duket i dhanë një goditje fatale strukturës së brendshme të sektit Raxhavi dhe intensifikuan atmosferën e brendshme problematike të MEK. Ajo që është e qartë në Shqipëri dhe Tiranë është se iniciativa është në duart e Asila-s dhe sekti Raxhavi, gjithmonë një hap prapa, bën reagime të dëshpëruara duke përdorur elementë të korruptuar dhe ka qenë dhe do të jetë gjithmonë humbës. Zyrtarët shqiptarë të shoqatës Asila janë paraqitur menjëherë në komisariat dhe kanë ndjekur punën.
Dr. Olsi Jazexhi, një profesor universiteti dhe aktivist civil, kontaktoi gjithashtu miqtë e tij dhe përshpejtoi procesin e lirimit të iranianëve që më parë ishin anëtarë të Organizatës Muxhahedin-e-Khalk dhe që kanë shpëtuar nga ky sekt. Dr. Jazexhi në faqen e tij në Twitter të premten, 15 korrik, shkroi: “Bastisja e policisë në shtëpitë e iranianëve ndarë nga MEK dje ishte një disfatë e madhe për Marjam Raxhavi dhe komandantët e saj terroristë. Iranianët vazhdojnë të ndahen nga Organizata e Muxhahedin-e-Khalk dhe komuniteti i të shpëtuarve në Tiranë po rritet. Marjam Raxhavi nuk mund t’i burgosë ata që kanë hedhur poshtë terrorizmin e Raxhavit”.
Ai gjithashtu shkroi: “Nga njëra anë, disa njerëz duan të përfitojnë nga Marjam Raxhavi dhe banda e saj duke akuzuar iranianët e ndarë nga MEK, por nga ana tjetër, nuk ka asnjë arsye për të akuzuar në këtë drejtim”. Ai duke përmendur urdhrin e prokurorit për kontrolle dhe raportin e policisë shqiptare, theksoi: “Hasan Heyrani dhe miqtë e tij janë bërë makthi i terroristes plakë Marjam Raxhavi në Shqipëri”. Sipas raportit trefaqësh të policisë, përfundimisht theksohet: “Në ambientet, automjetet dhe pajisjet e kontrolluara, nuk është gjetur asgjë e paligjshme”.