Dyshime për spiunazh, SPAK kontrolle në banesat e ish-muxhahedinëve

SPAK urdhëroi kontrolle edhe në ambientet e një shoqate të themeluar nga ish-muxhahedinët pas dyshimeve se 20 ish-anëtarë të organizatës MEK paguhen nga shërbimet sekrete iraniane për të spiunuar muxhahedinët që strehohen në kampin e Manzës në Durrës.

Përfaqësuesi i tyre ligjor, Olsi Jazexhi kundërshton akuzat dhe thotë se kontrollet në banesat e tyre janë hakmarrje e Mariam Rajavit.

Olsi Jazexhi

“Gjatë kontrollit të policisë në zyrat e kësaj shoqate dhe në individët që komanda muxhahedine akuzon si spiunë Iranian, e para nuk u gjet asgjë ilegale dhe arsyeja përse SPAK është detyruar që të nisë çështje kundër defektorëve, vjen pas ankesave të komandës muxhahedine në Manzë e cila po i sulmon politikisht dhe ideologjikisht defektorët”, është shprehur ai.

SPAK urdhëroi kontrolle edhe në ambientet e një shoqate të themeluar nga ish-muxhahedinët. Jazexhi shpjegon arsyet e themelimit të kësaj shoqate.

“Qëllimi i kësaj organizate është që të mbështesë të mbijetuarit e kampit xhihadist të Manzës, ka shumë anëtarë të këtij kampi të cilët kërkojnë të arratisen, të braktisin xhihadin e dhunshëm dhe të nisin një jetë qytetare”, ka deklaruar ai.
Hetimet ndaj ish-anëtarëve të organizatës MEK nisën 4 vite më parë.

Më herët janë shpallur non grata 3 shtetas iraniane, është goditur një celulë e dyshuar terroriste e drejtuar nga Peyman, ndërsa u arrestua Bijon Polograd.

Boldnews.al

Exit mobile version