Një grup muxhahedinësh të MEK, të cilët jetojnë në Manzë, janë konliktuar fizikisht me përfaqësues të shoqatës iraniane e cila ishte e pranishme dje në çeljen e panairit të librit në qytetin e Durrësit. U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërsa zyrtarisht organizata MEK akuzoi përfaqësuesit e shoqërisë iraniane si terroristë.