Gazetari Gjergji Thanasi ishte pjesë e incidentit të ndodhur në Panairin Veror të Librit në Durrës pasditen e së mërkurës, ku një grup muxhahedinësh protestuan dhe kërkuan largimin e stendës së vendosur prej tij.
Për “Euronews Albania”, Thanasi tha se një grup muxhahedinësh së bashku me një shqiptar, i kërkuan që të largohej.
Thanasi u shpreh se pasi filloi panari, muxhahedinët protestuan me pankarta dhe kërkuan që të hiqej stenda ku ishin vendosur disa libra, që sipas tyre nxisnin terrorizimin islamik dhe urrejtje fetare.
“Shoqata “Asila” e regjistruar në gjykatë dhe regjistrin e OJV-ve shqiptare, pra legale, mori pjesë në panairin e Durrësit, shfrytëzuam këtë rast për një stendë modeste me 5 libra. Paradite, unë po pija kafe kur një grup muxhahedinësh bashkë me një shqiptar i cili pretendonte se ishte shefi i sigurisë në Manzë, më kërkuan të iki.
Mbasdite, gjithçka ishte në rregull, filluan të vijnë vizitorët e parë të panairit, ku grupi i tyre sulmoi panairin, me pankarta në duar, ikni terroristë. Ato u grumbulluan përballë stendës së shoqatës “Asila”, theksoi shkrimtari.
Në lidhje me protestën kanë reaguar edhe zyrtarisht muxhahedinët e MEK, të cilët thonë se ato janë pjesë e një rrjeti spiunësh dhe terroristësh të lidhur me Gardën Revolucionare Iraniane.