Microsoft Security Threat Intelligence,
Ne date 8 shtator 2022 ne faqen tuaj eshte botuar nje shkrim me titull:
Microsoft investigates Iranian attacks against the Albanian government
Ne kete shkrim, analisti juaj anonim aludon qe sulmi me i fundem kibernetik kunder Shqiperise eshte bere nga Irani. Ndersa ne nuk jemi eksperte te kibernetikes, ne analizen tuaj na beri pershtypje fjalia juaj ku ju thoni qe:
”Sulmuesit jane hetuar qe operonin jashte Iranit”
”The attackers were observed operating out of Iran”
Pasi ju thoni qe sulmuesit e faqeve qeveritare shqiptare operonin jashte Iranit ju sugjeroni qe sulmi i hakereve mund te kete ardhur nga agjencite e inteligjences dhe Ministria e Jashtme e Iranit per te sulmuar organizaten ish-terroriste te Muxhahedineve Iraniane:
”This string of events suggests there may have been a whole-of-government Iranian effort to counter the MEK from Iran’s Ministry of Foreign Affairs, to intelligence agencies, to official press outlets.”
Fale sugjerimeve dhe hamendesive tuaja, ne date 7 shtator 2022, Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, kreu nje akt te paprecedent ne historine moderne te Shqiperise. Ai prishi marredheniet diplomatike me Iranin, deboi stafin e ambasades iraniane, theu Konventen e Vjenes, dhunoi seline e ambasades iraniane ne Tirane dhe perdori policine e antiterrorit per te dhunuar dhe keqtrajtuar stafin diplomatik te nje vendi te huaj.
Sikur ju mund te jeni ne dijeni, qe nga viti 2016 Shqiperia eshte kthyer ne baze te nje organizate ish-terroriste, Muxhahedinet e Popullit te Iranit te cilet, sikur permendet edhe ne raportin tuaj, kryejne sulme kibernetike kunder Iranit, dhe sipas qeverise iraniane bejne edhe sulme terroriste ne Iran. Me strehimin e muxhahedineve, Shqiperia eshte futur ne nje konflikt politiko-ushtarak me Iranin, duke u kthyer ne vend bedel ne luften e Izraelit kunder Islamit dhe Iranit, lufte e cila ne shqiptareve nuk na takon!
Ne raportin tuaj ne seksionin: “Operacionet paralele të informacionit dhe amplifikimi” ju dilni nga fusha juaj e ekspertizes kibernetike dhe kerkoni qe te luani edhe analistin e spiunazhit. Ju aludoni qe perpara sulmit kibernetik, nje grup shtetasish shqiptare dhe iraniane kane qene promovues te tezave te grupit hakerues “Homeland Justice”. Ju permendi shoqaten Nexhat ne Iran, kryetarin e saj Ebrahim Khodabandeh, Shoqaten e Ndihmes per Iranianet qe Jetojne ne Shqiperi (ASILA) dhe anetaret e saj: Gjergji Thanasi, Dashamir Mersuli, dhe Vladimir Veis.
Ju permendi edhe letren qe Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi i kane cuar presidentit Ilir Meta dhe Keshillit te Sigurise Kombetare te Republikes se Shqiperise ne 23 korrik 2022. Ne kete leter ne i kerkojme qeverise shqiptare informacion “nese Shqiperia ka hyre ne konflikt ushtarak dhe kibernetik me Republiken Islamike te Iranit”. Letra jone publike kishte lidhje me shqetesimin qe ne kishim mbi sulmet kibernetike qe muxhahedinet bejne nga Shqiperia kunder Iranit – gje qe eshte kriminale dhe e denueshme sipas kodit penal shqiptar – dhe sulmin kibernetik qe i kishte ndodhur Shqiperise nga hakere qe media Top Channel aludonte se jane iraniane.
Permendja e emrit tone ne deklaraten tuaj aludon sikur ne, Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi jemi pjese e operacionit te amplifikimit te mesazhit te hakereve (qe ju pretendoni qe jane iraniane). Ky eshte nje pretendim kriminal, te cilin ne jemi mesuar ta degjojme nga muxhahedinet iraniane te cilet rrahin, sulmojne, debojne dhe keqtrajtojne gazetaret vendas dhe te huaj.
Per sa me siper duam te theksojme qe Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi jane dy gazetare investigative qe hetojne prezencen kriminale muxhahedine ne Shqiperi qe nga viti 2016. Ne kemi hetuar dhe jemi intervistuar nga media perendimore dhe iraniane sikur: The Guardian, the Independent, Al-Jazeera, Channel 4, New York Time, BBC, Press TV, TRT World etj dhe shume media lokale dhe kemi ekspozuar dhe do ekspozojme aktivitetin kriminal, terrorist dhe ilegal te muxhahedineve iraniane ne Shqiperi. Ne kemi deshmuar keqtrajtimet, abuzimet me te drejtat e njeriut, shantazhet ndaj mediave, biznesmeneve dhe ndaj zyrtareve shteteror ne Shqiperi qe MEK-u ka bere. Kemi denoncuar aktivitetin kriminal muxhahedin dhe do te vazhdojme ta bejme edhe ne te ardhmen.
Nese hakeret e Homeland Justice jane me te vertete iraniane, dhe nuk eshte ndonje shtet i trete, dhe ata kane promovuar raportimet tona ne vite, kjo nuk ka asnje lidhje me ne dhe punen tone investigative.
Ne kemi bere dhe do bejme detyren tone patriotike ndaj atdheut, Shqiperise dhe ndaj shqiptareve per hetimin e aktivitetit kriminal muxhahedin ne Shqiperi, dhe do vazhdojme te interesohemi per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut ndaj pengjeve dhe ushtareve qe MEK-u mban ne kampin e tij paramilitar ne Manze.
Per sa me siper refuzojme me force cdo perpjekje per te njollosur punen tone.
Ne nuk kemi lidhje me organizata iraniane te sigurise dhe as me hakeret e Homeland Justice.
Per sa me larte denojme me perbuzje aludimet kriminale qe ju keni bere kunder nesh dhe ceshtjen do ta ndjekim edhe ne rruge gjyqesore nese lind nevoja!
Te indinjuar,
Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi
9 shtator 2022
Per dijeni:
Bajram Begaj, President
Edi Rama, Kryeminister
Bledar Cuci, Minister i Brendshem
Nasip Naco, Kryetar i Komisionit te Sigurise Kombetare prane Parlamentit