Protesta paqësore e Asila/ Kërkojmë të vërtetat për bijtë tanë, asnjë reagim nga institucionet

Sot shoqata ASILA pati nje proteste paqesore perballe institucionit policor te migracionit dhe kufirit Tirane, Laprake .

Ne protesten kete dite te enjte te nje dhjetorit ishin pjesemarres shumica nga pjesetaret Iranian te shoqates disa anetaret pjestare te shoqates te cilet ishin shqiptar dhe bashkjetueset e anetareve te shoqates ASILA te cilet ndodhen ne karec .

Kërkojmë të vërtetat për bijtë tanë, asnjë reagim nga institucionet

Kauza e kesaj proteste ishte te solidarizonim dhe kerkonin arsyet pse 6 antaret iranian te shoqates ASILA dhe gjithashtu bashkjetuesit e disa vajzave shiptare qe ndodheshin aty mbahen te izoluar ne kampin Karec ne qendren e pritjes per te huajt.

Kjo proteste zgjati nje ore dhe disa nga anetaret e saj paten mundesi te flisnin per te shprehur disa nga mendimet e perbashketa ne lidhje me arsyet dhe kerkesat e pjestarve te shoqates ASILA.

Protesta paqësore e Asila

Fjalen e nisi kryetari I shoqates ASILA z Dashamir Mersuli ku theksoi se I kerkonte qeverise shqiptare dhe intutucioneve te policore dhe jo vetem te cilat kane dhene urdherin per izolimin e tyre ne kamp ku ben pjese edhe policia e migracionit dhe kufirit Tirane te jape arsyen dhe pse mbahen ne kushte izolimi nderkohe qe nuk kane nje akuze.

Z Mersuli thekson se keta iraniane kane krijuar familjet e tyre dhe madje disa pjestare do te behen prind se shpejti.

Prandaj ai si kryetar I shoqates por edhe pjestaret e shqates te cilet jane pjesmarres ne kete proteste paqesore kerkojne me kembengulje arsyet e ketij vendimi dhe kthimin e nje pergjigjje kerkesat e tyre te cilat I kane shfaqur gjate protestes ne pankatat por jo vetem edhe ne rruge instutucionale.

Pervec kryetarit te saj zonja Miranda Mersuli eshte shprehur se na vijne sms cdo dite nga familjaret e te izoluarve ne kamp duke ju kerkuar ku jan vllezerit e tyre dhe arsyet pse po mbahen padrejtesisht ne kete kamp .

Nje nga bashkjetueset znj . Lirie Abazi u shpreh se pavarsishte se kemi “burrat “ Iranian ne jemi shqiptare dhe kerkojme nje pergjigjje nga ju si instutucion shtetror duke ju drejtuar policies se Kufirit dhe Migracionit .

Disa nga antaret iraniane te shoqates ASILA kerkuan lirimin e shokeve dhe kolegeve te tyre ne menyre qe te jene afer dhe bashke me familjet e tyre . Njeri madje nga zoterinjt ne fjale z. Hamid Atabay theksoi se shoket tane nuk jane njerez problematike , ata punojne shume pasi kane familje per te mbajtur .

kerkonin arsyet pse 6 antaret iranian te shoqates ASILA dhe gjithashtu bashkjetuesit e disa vajzave shiptare qe ndodheshin aty mbahen te izoluar ne kampin Karec ne qendren e pritjes per te huajt.

Rahman Mohamadian I cili eshte edhe autori I librit rrefime nga jeta ime , kerkoi te dinte nje arsye te mbajtjes se shokeve te tij dhe hodhi nje pikepyetje per te gjithe kjo a mos eshte loje e MEK -ut dhe prandaj nuk na jepni nje pergjigje per arsyet e izolimit te tyre .

z Khalil Anssaryan theksoi se duam shoket tane pran nesh pasi mendoj se ky izolim eshte I padrejte dhe pashkak .

Kjo proteste perfundoj mire dhe z. Dashamir Mersuli kryetari I shoqates ASILA premtoi qe nuk do te mbaroje me kaq dhe se : – derisa te marrim nje pergjigjje zyrtare dhe arsyet e izolimit te djemve tane ne do te luftojme fort duke protestuar paqesorisht dhe derguar shkresa zyrtare .

ERISA IDRIZI (RAHIMY) – Skrapari News

Exit mobile version