Pesë iranianë, ish-anëtarë të MEK, kanë hyrë në grevë urie në Karreç. Ata janë mbyllur në Karrec më 11 nëntor, ndërsa sot kanë nisur grevën e urisë. Këta persona pretendojnë se Policia i ka mbyllur pa të drejtë, por nuk dihet ende se çfarë kërkesash kanë.
Sipas të dhënave bëhet e ditur se iranianët gëzojnë leje qëndrimi të rregullt, ndërkohë Fax Web ka mundur të sigurojë disa foto nga ambienti ku ata po zhvillojnë grevën.
Këta pesë persona kanë ardhur në Shqipëri si pjesë e iranianëve të Manzës, por më pas janë ndarë sepse duan të vazhdojnë jetën normale.
Pas kësaj, Policia i ka ka thirrur në Laprakë dhe më pas i ka vendosur në Karreç, qendra për emigrantët e paligjshëm.
Fax Web ka mësuar emrat e tyre, ndërsa ato janë:
-Hassan Heyrani
-Gholamreza Shekari
-Mehdi Soleimani
-Hassan Shahbazi
-Ali Hajari