5 shtetas Iranian mbahen të izoluar në Kampin e njohur si “Karexhë”, institucion i sigurisë së lartë shtetërore.
Shoqata Asila e cila vjen në Shqipëri në me misionin e saj të prodhimit të aktiviteteve kulturore dhe suportit të komunitetit Iranian në Shqipëri.
Asila ka vijuar me aktivitetet e saj kulturore dhe panairet letrare, por kurrë nuk ka munguar dhe impenjimi dhe interesimi për këta pjesëtar të cilët ndodhen larg familjes së tyre në Asila.
Z.Dashamir Mersuli, sëfundmi në një konferencë për mediat dhe për Publialb ka thënë se është aluduar pa asnjë vendim insitucional.
Këta qytetarë janë prej 15 ditësh në grevë urie, pa ngrëne dhe pirë sipas burimeve mediatike. Ata kërkojnë të drejtën e tyre për liri, sikurse ishte dhe arsyeja e ardhjes nga Irani në Shqipëri.
Në media kanë thënë më parë qe i janë falenderues shtetit Shqiptar dhe se e duan vendin tonë dhe përpiqen te kontribuojnë këtu në Shqipëri.
Ndërsa Asila më herët i është drejtuar dhe institucioneve për një përgjigje në lidhje me këtë situatë.
Hasan Heyran, Hasan Shabas, Mehdi Sulejmani, Ali Hajari dhe Gholam Reza Shekari do ta kalojnë të mbyllur ditën e ndërrimit të viteve.
Asila do vijoj aktivitetet kulturore por dhe kërkimim e të drejtës së tyre ka qënë fjala e ekipit të Asila.