Sikurse dihet tashmë, 5 shtetas Iranian mbahen të izoluar në Kampin e njohur si “Karexhë”, institucion i sigurisë së lartë shtetërore. Shoqata Asila e cila vjen në Shqipëri në kuadër të prodhimit të aktiviteteve kulturore dhe suportit të komunitetit Iranian në Shqipëri ka vijuar me aktivitetet e saj kulturore dhe panairet letrare, për pjesën tjetër të shoqatës, por kurrë nuk ka munguar dhe interesimi për këta pjesëtar të cilët ndodhen larg shtëpisë së tyre Asila.
Administratori i shoqatës Asila, Z.Dashamir Mersuli, sëfundmi në një konferencë për mediat ka thënë se është aluduar se disa prej tyre janë kapur me pretekse jo te faktuara, gjë e cila është thjeshtë nëpër gojë dhe pa asnjë vendim insitucional.
Këta individ janë prej 15 ditësh në grevë urie, pa ngrëne dhe pirë sipas burimeve mediatike. Ata kërkojnë të drejtën e tyre për liri, sikurse ishte dhe arsyeja e ardhjes nga Irani në Shqipëri.
Në media kanë thënë më parë qe i janë falenderues shtetit Shqiptar dhe se e duan vendin tonë. Ndërsa Asila më herët i është drejtuar dhe institucioneve për një përgjigje në lidhje me këtë situatë.
Mesa duket, Hasan Heyran, Hasan Shabas, Mehdi Sulejmani, Ali Hajari dhe Gholam Reza Shekari do ta kalojnë të mbyllur ditën e ndërrimit të viteve. Asila do vijoj aktivitetet kulturore por dhe kërkimim e të drejtës së tyre ka qënë fjala e zotit Mersuli.