Mesazhi i Drejtori i Shoqates “Nexhat” për shtetarët e Shqipërisë

Drejtori i Shoqates “Nexhat”, Ebrahim Khodobandeh, u dergon autoriteteve te respektuata shqiptare si edhe mediave nje mesazh nepermjet Shoqates “ASILA” (Shoqata per mbeshtetjen e iranianeve, qe jetojne ne Shqiperi). Ky mesazh u dergohet per tu informuar dhe mundesisht per te marre masat perkatese. Teksti i letres vijon:
Te respektuar shtetare shqiptare

Qe nga v. 2016, qeveria e nderuar shqiptare ka mirepritur MEK (MKO) per arsye humanitare. Sipas nje marreveshje te permendur shume here nga shtetaret shqiptare, perfshire Sh. T. Kryeministrin Edvin Rama ne intervisten e tij te fundit per Nju Jork Tajms, ky grup u pranua ne Shqiperi me kushtin e mos perfshirjes ne aktivitete politike dhe propagandistike kundra Republikes Islamike te Iranit.

Sipas deklaratave direkte dhe publike te bera nga vete MEK e te regjistruara nga Shoqata “Nexhat” gjate vitit 1401 (21 Mars 2022 deri ne 20 mars 2022) kjo organizate ka ndermmarre gjithsejt 3742 aksione brenda Iranit, te promovuara, drejtuara, organizuara dhe te raportuara nga territori i Shqiperise. Ketu perfshihen:
2734 veprime politike dhe propagandistike si mbishkrime ne mure, instalim fotografish dhe parrullash, brohoritje parrullash me altoparlante.
963 akte te dhunshme, ku perfshihen zjarrvenie ne prona publike e private, si edhe goditje me granata artizanale.
68 shperthime dhe venie bombash perfshire goditje me mortaja artizanale.
4 goditje me perdorimin e armeve te zjarrit

Sipas raporteve te shumta nga anetare te MEK-ut ne Shqiperi, nje pjese e Organizates eshte aktive ne Shtabin e Brendshem te kryesuar nga Sediqeh Hosseini. Anetaret e ketij shtabi jane aktive ne mbajtjen e maredhenieve me antaret e te ashtuquajturave qendra te rebeleve brenda vendit dhe u japin atyre mbeshtetje financiare dhe logjistike. Anetaret e ketyre qendrave rebele jane persona me probleme sociale, te cilet nuk kane njohuri per historine e kesaj Organizate, dhe keshtu bien pre e mashtrimeve e trukeve te MEK-ut, duke pasur parasysh edhe situaten aktuale ekonomike ne Iran. Keshtu ata shtyhen drejt veprimtarive te demshme.

Ne 7 Maj 2023, mediat e MEK-ut me logot e veta njoftuan per hakerimin e sistemeve online te Ministrise se Puneve te Jashtme te Republikes Islamike te Iranit. Ata morren pergjegjesine per kete veprim te kryer nga territori shqiptar dhe bene publike ne media dokumentet, qe kishin shtene ne dore.
Media “Iran International Network” raportoi ne Linkun e meposhtem
https://www.iranintl.com/en/202305079860
Hakerat shenjestrojne Ministrine e Jashtme te Iranit. Thesar me te dhena te hakeruara
E diele 07/05/2023
Autori: Iran International Newsroom
Nje grup Iranian ka hakeruara serverat e Ministrise se Jashtme te Republikes Islamike, duke nxjerre jashte perdorimit 210 site dhe sherbime online si edhe duke shtene ne dore nje sasi te madhe dokumentesh.
Grupi i hakerave “Kryengritje deri ne permbysje” i lidhur me opoziten Muxhahedinet e Popullit (MEK) te bazuar ne Shqiperi ka bere publike nder te tjera qindra dokumente identifikimi, procesverbale takimesh, korrespondencen e Ministrise se Jashtme, numrat e telefonave te 11 000 zyrtareve te ministrise se jashtme.

Po ashtu gjate kesaj periudhe jane ndermarre masa politike kundra Republikes Islamike ne vendbazimin e izoluar te shtabit te kesaj Organizate ne Shqiperi. Ne keto aktivitete perfshihen takime te shumta me zyrtare shqiptare e te huaj, si edhe komunikime aktive me autoritetet shqiptare, qe nga kryebashkiakja e Durresit dhe deputete te ndryshem shqiptare e deri edhe me mediat e organizata te ndryshme nderkombetare.

Mund te themi pa frike fare se MEK-ut ne Shqiperi i eshte lene dore e lire me shume sesa ne Irak gjate kohes, kur Iraku nen sundimin e Sadam Husejnit ishte ne lufte me Iranin. Shihet qarte qe qeveria shqiptare ka shkuar me larg sesa Sadam Husejnit persa i perket perkrahjes se kesaj Organizate terroriste.
Ne iranianet kemi nje proverb: “Po hodhe gur ne oborrin e komshiut, pritet kur te te vije ndonje gur ne oborrin tend nga oborri i komshiut”. Mesa duket sipas te gjitha te dhenave te mundshme autoritetet shqiptare besojne se vendi i tyre eshte i mbrojtur nga cdo kercenim i huaj duke besuar se si anetare te NATO-s jane nen mbrojtjen e SHBA-se. Autoritetet e cdo vendi e dine me mire se si duhet te veprojne, por nje nga pasojat e te tilla ngjarjeve zakonisht prek refugjatet iraniane ne Shqiperi. Dmth ata, qe nuk deshirojne te jene me pjese e MEK-ut.

Shqetesimin im si perfaqesues i familjeve te anetareve te mbetur ne kurth ne Kampin e MEK-ut si edhe si mbeshtetes i ish anetareve te MEK-ut ne Shqiperi eshte qe keta te fundit, sipas asaj cka ngjare gjate ketyre viteve, cfaredo gjeje, qe te ndodhe, autoritetet shqiptare e nxjerrin inatin mbi ta duke debuar nga Shqiperia nje numer refugjatesh iraniane pa asnje aresye, per te mire apo per te keq, te cilet ishin mashtruar nga MEK-u dhe u sollen ne Shqiperi kundra vullnetit te tyre.

Besoj se ia vlen te permend qe takimi vjetor i MEK-ut do te mbahet ne Kampin e tyre ne Shqiperi dhe do te behet lidhje me videolink me nje takim te ngjashem, qe do behet ne Paris, ndersa Miriam Raxhavi do mbaje fjalim, ku do kercenoje Republiken Islamike sipas metodave te perdorura vitet e shkuara. MEK-u ka ftuar per te marre pjese ne kete takim shume personalitete shqiptare perfshire deputete dhe figura politike. Ky veprim do te konsiderohet pa pike dyshimi si gjest armiqsor qe nga brenda territorit shqiptar kundra Republikes Islamike, duke kryer keshtu nje dhunim te hapur te deklaratave te Kryeministrit Rama.

Sa per tu informuar ju shkruaj se MEK-u ka ndertuar nje numer te madh bunkeresh e strehimesh kunderajrore ne Kampin e vet. Pikerisht se kjo organizate masat ndeshkimore (hakmarrrse) i merr me me seriozitet se autoritetet shqiptare, prandaj ka marre te tilla masa paraprake. MEK-u po perpiqet ta fuse Shqiperine ne lufte me Republiken Islamike, nderkohe qe te dyja vendet tona nuk kane pasur as problemin me te vogel me njeri tjetrin para se MEK-u te vinte ne Shqiperi e te kryente aktivitet ne vendin tuaj.

Ne emer te familjeve te anetareve te MEK-ut dhe ne emer te ish anetareve te MEK-ut ne Shqiperi une u kerkoj shtetareve shqiptare dhe organeve te sigurise qe mos ta nxjerrin inatin ne kurrizin e refugjateve, qe i ndesh kudo ne bote. Ju lutem mos ua shtoni telashet dhe lerini te jetojne paqesisht ne rehatin e vet pas gjithe atyre viteve plot privime ne rradhet e Kultit Rajavi.

Ebrahim Khodobandeh
Kryetari i Shoqates “Nexhat”
Teheran, Iran
Me 22 maj, 2023

Exit mobile version