Misioni dhe premtimi ynë për prindërit!

Gracka torturuese e Rajavi

Ndonjehere te krijosh nje komunikim publik ne nje audience te caktuar ndeshesh ne fortifikimin e te krijuarit dicka qe i intereson ose jo audiences qe i perket.

Per te qene me i qarte ne lidhje me kete, ajo qe dua te them eshte se si unë por dhe shume koleg ne krijimin e editorialeve te ndryshme apo dhe komunikimit me publikun ndeshemi me kete barriere per te komunikuar ne publik me tema te ndryshme. Shume gazetar dhe publikues ndeshen me fenomenin e famshem ‘censure’ qe vjen si rrjedhoje e faktoreve te ndryshem te brendshem dhe jashtem te medias.

Meqense prekem termin ‘interes publik’, kjo duhet tju interesoj te gjitheve.

Speigel

Ky drejtim qe me eshte besuar sefundmi pervecse eshte nje pergjegjesi por me kenaqesine me te madhe per ta realizuar sikurse duhet, me shtyn me shume per te folur per nje teme e cila na intereson te gjitheve ne.

Tema e familjes, mireqenjes sociale, te drejtave te njeriut, menyres se jeteses dhe implikimi negativ i kultit Rajavi per nje demokraci absurde dhe te paarrirë, na ben te kuptojme rendesine e madhe te familjes se shendetshme dhe sa me fat jemi te kemi prinderit tane afer.

Kujtoj para një viti takimin tim te pare ne shoqaten Asila, e cila ka mbi dy vite qe punon fort per te integruar me se miri, komunitetin Iranian ne shqiperi.

Ne takimin tim te pare u ndjeva skeptik, shume pyetje dhe paqartesi sikurse shume prej jush qe nuk i njihni.

Shkova per nje interviste televizive dhe pak me pas kuptova qe ata kishin nevoje per mbeshtetjen time dhe te gjitheve juve.

A.S.I.L.A Zhvillon panairin e librit për qytetarët e Pogradecit dhe Korçës
A.S.I.L.A Zhvillon panairin e librit për qytetarët e Pogradecit dhe Korçës

Nga deshmite e vet tyre, kuptova se si u genjyen per te qene ushtar me kauza te hamendesuara si pozitive ne kampin e MEK dhe pak me vone ata rane ne nje grackë qe e paguan padrejtesisht me jete.

Shume u arratisën nga MEK dhe u shperndane ne vende te ndryshme te botes. U mikpriten me se miri ne Shqiperi.

Deri ketu u mendua si nje fund i lumtur. Por jo, ishte vazhdimi i nje historie te erret per perfitimet personale te kultit Rajavi.

MEK pretendonte se donte te krijonte nje organizate me parime demokratike kunder regjimit ne pushtet ne Iran, por ka fakte dhe deshmi te shumta te publikuara ne media se si jane torturuar shume prej tyre.

Ata kerkuan te kene nje Iran te lirë, por burgosen shpirtin e tyre per kompromiset e errëta te MEK.

MEK eshte dhe ne shqiperi ne Manëz dhe askush nga qytetaret tane nuk i cenon dhe jetojne ne habitatin e tyre. Ata erdhen ketu per te jetuar ne demokraci.

Demokracia ne Manez pa telefon, do te thote qe ata nuk duhet te komunikojne me familjaret e tyre sepse eshte e ndaluar. Shume prej tyre kane deshmuar ne media aktet cnjerezore qe iu jane bere.

Ata nuk mund te dalin asnjë meter nga Manza, nuk mund te bejne deshirat e tyre, nuk mund te imagjinojne kushtet themelore te te drejtave demokratike pa i kaluar fillimisht ne nje cope leter deshirat e tyre dhe per ti deklaruar cdo deshire ne doren e administrates se tyre.

Shume prej tyre jane dezertuar dhe larguar, (arratisur) nga grupi i MEK ne kerkim te drejtesise dhe ne kerkim te demokracise se vertete per te pare driten e diellit jashte nje kampi.

Soraya Abdollahi
nënës Suraje

Te besosh eshte zgjedhje dhe une kam arritur te besoj lotet e nënës Suraje ne një konference te Asila, ku qante dhe kerkonte deshperimisht te komunikonte me te birin qe MEK ja ka ndaluar te flas me familjaret.

Kam zgjedhur te besoj deshmite e disa prej tyre ne deklaratat e tyre per media, te Sarfaraz qe humbi nenen e tij dhe nuk mundi ta shijonte aromen e saj.

Zgjodha te besoj deshmite e Rahman Mohamedian, qe shume shpejt te Asila u be dhe botues i librave me deshmi te jetes se tyre te meparshme.

Zgjodha te besoj një shoqate e cila eshte vertete me nje kauz fisnike per te integruar Iranianet ne shqiperi sipas nje protokolli ligjor me cdo dispozite normative, por dhe me parime te verteta demokratike, Asilën.

Vertete ndonjehere eshte e veshtire te alternoj kohen time midis medias dhe perfshirjes ne kete kauz sociale, por asgje nuk eshte me e rendesishme per mua se te arrij te percjell zerat e atyre nenave dhe baballareve qe kerkojne te komunikojne me femijet e tyre ne shqiperi.

Zgjodha te besoj me bindje se te kerkosh te te flasesh me femijen tend qe e ke rritur me aq shume sakrifica, nuk te ben njeri te rrezikshem dhe terrorist sikurse Rajavi pergenjeshtron ne media.

Te jesh prind eshte bekim dhe jo rrezik dhe te ndalosh jeten normale te nje familjeje, ky eshte krim.

Perpara jush deklaroj se do te jemi deshmitar te bashkimit te nenave me femijet e tyre.

Te dashura nena, une personalisht do te jem zeri juaj ne media, televizione dhe ne cdo hapesire publike per te thene me ze te larte se ju jeni njerez te mrekullueshem dhe ju premtoj se cdo gje do te normalizohet. Me besim ne Zot do tja dalim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button