Per shtetaret e nderuar te Republikes se Shqiperise
Si edhe per te tere te interesuarit
Une jam Ibrahim Khodobandeh, drejtor I Shoqates “Nexhat” ne Iran. Shoqata “Nexhat” u perket familjeve, te cilet Kane te dashurit e tyre te mbyllur ne Kampin e izoluar te Organizates se Moxhahedineve te Popullit (MEK) ne Shqiperi dhe qe kane dekada pa pasur mundesi te kontaktojne me te dashurit e tyre. Une nuk mbaj asnje post zyrtar dhe aktiviteti I Shoqates “Nexhat” eshte vetem hanitar dhe ne perputhje me plotesimin e deshirave te ketyre familjeve. Ky aktivitet nuk ka asnje lidhje me politikat e Republikes Islamike te Iranit.
Ne mjaft mitingje, qe une kam pasur me keto familje ne qytete te ndryshme te Irani, me jane bere pyetje prej tyre, qe kane te bejne me ceshtjen e “sovranitetit kombetar shqiptar”. Me poshte do ua bej keto pyetje shtetareve te nderuar shqiptare, keshtu qe nese ato e shohin te aresyeshme, le te me pergjigjen mua.
MEK-u u soll nga Franca ne Irak gjate sundimit te Sadam Husejnit, qe te perdorej gjate Luftes se Irakut me Iranin. Pikerisht bashkepunimi aktiv i kesaj Organizate me armikun, qe sulmonte Atdheun, aktivitet ne dem te rojeve kufitare dhe mbrojtesve te Atdheut, beri qe kjo organizate te urrehej ashpersisht nga populli iranian, madje ajo urrehet edhe nga kundershtarit me te rrepte te Republikes Islamike te Iranit.
Kur u permbys Sadam Husejni ne Irak, prezenca e MEK-ut u shnderruar ne rrezik per sigurine kombetare te Irakut. Qeverite irakene njera pas tjetres deshironin qe kjo organizate te largohej nga Iraku, por MEK-u rezistoi deri ne vitin 2016, kur ato u shperngulen ne Shqiperi, duke ruajtur te njejten forme tip kulti, ne nje kamp te vecuar e te izoluar.
Qeveria shqiptare pretendon qe kjo organizate u pranua ne Shqiperi per arsye humanitare dhe i eshte ndaluar cdo aktivitet propagandistik e politik kundra Republikes Islamike te Iranit. Bazuar ne deshmite e shume personave, qe jane larguar nga ky grup dhe tani jetojne brenda e jashte Shqiperise, si edhe bazuar ne vete propaganden e MEK-ut ne media gjate ketyre viteve, kjo organizate ne menyre sistematike eshte marre me te tilla aktivitete nga shtabi i vet ne territorin shqiptar:
-Dhunim i te drejtave njerezore baze te anetareve te organizates brenda kampit, sidomos ndalimi I kontakteve me familjet si edhe pivimi i lirise per anetaret e organizates.
– Aktivitete kibernetike kunder sigurise mendore te popullit iranian, qe nga brenda kampit duke perdorur sherbimet e ofruara nga interneti ne Shqiperi duke perdorur me mijera llogari false si edhe duke hakeruara sistemet e brendshme ne Iran.
-Duke drejtuar e financuar te ashtuquajturat qendra rebelimi brenda Iranit qe nga kampi i kesaj organizate per te kryer veprime demshelleae dhe terroriste.
Tani pyetja kryesore, qe lind eshte, a ka Qeveria Shqiptare njohuri te mjaftueshme per veprimet e ketij grupi be kampin e tij si edhe per aktivitetet e internetit ne token shqiptare? Padyshim qe sistemin i sigurise i Shqiperise i ka monitoruar mediat e kesaj Organizate dhe ka biseduar me ish anetaret e organizates shume here dhe eshte i mireinformuar per natyren e ketij aktiviteti. A nuk e quan Qeveria Shqiptare si te nevojshme per te pasur me shume kontroll per aktivitetet e ketij grupi brenda kampit?
Familjet pyesin masat si me poshte vijon Jane marre me iniciativen e organeve te sigurise dhe Qeverise Shqiptare, apo thjesht jane plotesuar kerkesat e MEK-ut?
– Burgosja e z. Ihsan Bidi ne Kampin e Karrecit per dy vjet e gjysem pa asnje akuze dhe me pas deportimi i tij i kundra ligjshem ne Greqi dhe me pas deportimi i tij i kundra ligjshem ne Iran ne kundershtim me te gjitha standardet e te drejtave te refugjateve, qe ka cuar ne mbajtjen e tij ne burg ne Iran derisa te zhvillohet gjyqi
– Kontrolli i pajustifikiar i nderteses se Shoqates ASILA dhe te shtepive te anetareve te Saj si edhe sekuestrimi i parave dhe pajisjeve te ndryshme si edhe marrja ne pyetje per nje dite e ketyre anetareve, ku nuk u gjet asgje e kunderligjshme qe me pas solli nje stihi propagande anti ASILA ne media
– Ndalimi i hyrjes se dy qytetareve gjermane me origjine iraniane, qe ishin ftuar ne ceremonine e dasmes se Z. Gholamreza Shekari pa ofruar asnje justifikimi.
– Ndalimi i familjes kanadeze si edhe i asaj suedeze dhe te familjeve te tjera per te vizituar te dashurit e tyre ne Kampin e MEK-ut ne Shqiperi si edhe sjellja e keqe me to, perfshire kercenimet kundra tyre dhe konfiskimin e telefonave te tyre
– Deportimi i kundraligjshem i z. Hassan Heyrani, qe e ka gruan shqiptare per ne Greqi ne kundershtim me te gjitha standardet e te drejtave te refugjateve, pasi u burgos per disa muaj ne Karrec pa u akuzuar per asgje .
– Deportimi i kundraligjshem i Z. Gholamreza Shekari, qe e ka gruan shqiptare per ne Greqi ne kundershtim me te gjitha standardet e te drejtave te refugjateve, pas burgimit prej disa muajsh ne Karrec pa u akuzuar per asgje, pasi ai u rrah nga policia greke u rikthye prej tyre ne Shqiperi. Ai ende mbahet i mbyllur ne Karrec pa asnje aresye.
– Burgimit i z. Ali Hajari, te cilit i lindi femija vetem pak muaj me pare (natyrisht qe ai u lirua me vone), burgosja e Mehdi Soleimanit, i cili e ka gruan shqiptare dhe e Hassan Shahbazit, per me shume se 6 muaj ne Kampin e Karrecit pa u akuzuar per asnje krim
– Tere keto raste si edhe raste te tjera nga kendveshtrimi i familjeve thjesht kane plotesuar deshirat e Kultit terrorist Rajavi. Ndersa anetaret e MEK-ut tufa tufa hyne e dalin lirisht ne Shqiperi, anetaret e ASILA-s nuk kane as karta identiteti, dhe nuk u lejohet as te hapin nje llogari bankare apo te pajisen me leje pune, dhe nuk u jane dhene dokumente udhetimit, te cilat me se paku do u lejonin atyre te udhetonin ne vendet te treta dhe nese familjeve te tyre nuk u lejohet hyrja ne Shqiperise per t’i vizituar ata, te pakten mund te takoheshin me to ne keto vende te treta.
Mos valle qeveria shqiptare e ka humbur te drejten e pasjes se sovranitetit kombetar perballe MEK dhe Marian Raxhavit? A eshte formuar nje shtet brenda shtetit njelloj si gjate sundimit te Sadam Husejnit ne Irak? Qeveria shqiptare a po refuzon te pajise me viza iranianet vecanerisht familjet e anetareve te kultit, per te plotesuar deshiren e MEK-ut? Qeveria Shqiptare a ka menduar per pasojat, qe rrjedhin nga te tilla veprime dmth lenia dore te lire MEK-ut per cfaredolloj veprimi te kundraligjshem si edhe nenshtrimi ndaj kerkesave te kesaj Organizate si edhe per rrezikun, qe sjell kjo veprimtari per sigurine ne Evrope?
Kohet e fundit une shkrova nje mesazh ne adrese te shtetareve shqiptare dhe une permenda disa pika, nje kopje te te cilave po ia bashkengjis kesaj letre. Une nuk kam te bej fare me ceshtjet politike dhe me problematiken e maredhenieve ndermjet Iranit dhe Shqiperise. Une po u flas ne emer te familjeve, te cileve u eshte dhunuar e drejta me bazike e njeriut, e drejta per te komunikuar me te dashurit e tyre. Meqe MEK-u eshte vendbazuar ne Shqiperi, qeveria shqiptare eshte dhe do te mbetet pergjegjese per cdo veprim e sjellje te kesaj Organizate.
Ebrahim Khodobandeh
Drejtor i Shoqates “Nexhat”