Sot ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar me temë, “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë” e therritur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Ne kete takim ku te pranishem ishin:
Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita NIKOLLA
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi RAMA
Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda BALLUKU
Ministri i Mbrojtjes, Niko PELESHI
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta XHAÇKA
Ministri i Drejtësisë, Ulsi MANJA
Ministri i Brendshëm, Blediar ÇUÇI
Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Delina IBRAHIMI
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Nasip NAÇO
Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Arben KINGJI
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet RRUMBULLAKU
Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora HYSENI
Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ferdinand XHAFERAJ
Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Igli TAFA
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda KARÇANAJ
U bë një analizë e gjendjes së sigurisë kibernetike dhe masat e marra nga institucionet për forcimin e mbrojtjes kibernetike në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit.
Nga raportimet e institucioneve dhe diskutimet e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar konstatohet se përgjatë një viti është bërë progres në forcimin e kapaciteteve dhe mbrotjes kibernetike në vend. Ne takim eshte sulmuar Republika Islamike e Iranit e cila eshte cilesur se ka zgjeruar veprimtarinë e saj kërcënuese dhe sulmet kibernetike ndaj Shqiperise.
Institucionet AKSHI dhe AKCESK dhe institucionet e tjera jane zotuar qe do vijojnë bashkëpunim me partnerët strategjikë SHBA, BE, NATO-n, si dhe vende të tjera partnere dhe aleate për forcimin e mbrotjes kibernetike.
Do vijohet me përmirësimet e duhura ligjore, investimet në teknologji, arsimimin, trajnimin dhe ndërgjegjësimin e specialistëve, ekspertëve dhe të gjithë përdoruesve të cilët kanë akses në sisteme teknologjike për krijimin e kultura së sigurisë kibernetike.
Në këtë takim të sotëm, u diskutua edhe për çështje të tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare, të cilat janë kryesisht të lidhur me kërcënimet që vijnë nga Irani, qofshin këto në formën e propagandës apo formave hibride.
Institucionet ligjzbatuese dhe ato përgjegjëse në fushën e sigurisë kombëtare do vlerësojnë dhe informojnë në mënyrë të vijueshme partnerët dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë lidhur me kërcënimet që vijnë nga Irani dhe vendosmërinë e Shqipërisë qe nuk do të lejojë aktivitetin e asnjë individi apo grupi në dëm të sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Me keto vendime Shqiperia ritheksoi edhe njehere venien e saj ne sherbim total te armates muxhahedine dhe sulmeve terroriste dhe kibernetike qe MEK-u kryen kunder Iranit, duke perdorur Shqiperine si baze ushtarake.
Institucionet shqiptare, policia e antiterrorit dhe SHISH do vazhdojne te persekutojne shtetasit iraniane qe do refuzojne xhihadin e dhunshem muxhahedin, qytetaret e huaj qe do tentojne te vijne ne Shqiperi per te takuar familjaret e tyre qe mbahen peng ne kampin e MEK-ut ne Manze, gazetaret qe do botojne shkrime qe do i zbulojne opinionit publik aktivitetin terrorist muxhahedin dhe opinionistet e qytetaret qe do te refuzojne aleancimin e Shqiperise ne lufte kunder Iranit.