Per Shkelqesine e Saj zj. Lindita Nikolla
Kryetari e Kuvendit te Shqiperise
Nga Ebrahim Khodobandeh
Drejtor i Shoqates “Nexhat” ne Iran
Pershendetje
Une jam Ebrahim Khodobandeh, drejtor I Shoqates “Nexhat” ne Iran dhe pu ju shkruaj ne emer te familjeve te anetareve te kultit te mbyllur ne nje kamp te izoluar te Organizates Muxhahedinet e Popullit (MEK, MKO, Kulti Raxhavi) ne Shqiperi. Keto familje per dhjetevjecare te tere nuk kane kontaktet me te dashurit e tyre, se Kulti Raxhavi nuk i lejon anetaret e vet te komunikojne me boten jashte kampit, sidomos me familjet e miqte e tyre. Per vite me radhe Shoqata “Nexhat” eshte perpjekur te mundesoje ne nje fare menyre nje komunikim te tille ndermjet familjeve dhe te dashurve te tyre ne kampin e MEK-ut ne Shqiperi, me qellim qe te lehtesoje vuajtjet e shqetesimet, por deri tani nuk kemi pasur aspak sukses.
U kam shkruar shume here autoriteteve shqiptare, duke kerkuar t’i jepet fund shkeljes se ashper te te drejtave njerezore baze te anetareve te MEK-ut ne Kampin ne Manez, ne Qarkun e Durresit ne Shqiperi. Familjet me and te shume letrave gjate ketyre viteve kane kerkuar vazhdimisht te kene nje lloj komunikimi me te dashurit e tyre, qe jetojne ne izolim absolut, por fatkeqesisht, deri tani nuk kane marre asnje pergjigje. (Po ju bashkengjisim disa letra te koheve te fundit per shtetaret shqiptare).
Ndoshta ju mund te jeni informuar se MEK-u po pergatitet per takimin e vet vjetor ne Shqiperi. Per kete gje eshte ngritur nje komision nen pergjegjesine e Behzat Safarit, nje prej zyrtareve te organizates ne Shqiperi, qe merret me problemet e komunikimit dhe te takimit dhe qe po fton personalitetet shqiptare te marrin pjese ne ate ceremoni. Per kete qellim u jane derguar ftesa deputeteve shqiptare dhe jane bere takime me ta. Disa deputete i jane pergjigjur pozitivisht fteses dhe do te marrin pjese ne ate miting e do te ofrojne perkrahje per kete kult terrorist.
Duhet te keni parasysh se pjesemarrja ne kete program dhe mbeshtetja e ketij Kulti eshte mbeshtetje ndaj veprimtarise se kesaj Organizate kundra kombit Iranian, kundra kombit iraken ne te kaluaren si edhe kundra vete anetareve te organizates. Sipas deshmive te anetareve te organizates, qe jane shkeputur prej saj, anetare, qe tani jetojne ne Shqiperi dhejashte Shqiperise, kjo organizate duke komanduar celular e saja terroriste te njohura si qenderat e rrebelimit brenda Iranit, qe nga shtabi i organizates ne Shqiperi, ne nje seksion te quajtur Shtabi nderkombetar eshte pergjegjese per shenjestrimin e sigurise se Iranit.
Po ashtu duke krijuar nje ushtri kibernetike dhe nje ferme trollesh ne kamp si edhe duke perdorur rrjetet shqiptare te internetit, MEK-u po kryen lufte psikologjike kundra kombit Iranian. Ne te njejten kohe Shkelqesia e Tij z. Edvin Rama, kryeministri juaj i nderuar ka theksuat ne disa raste qe ky grup u pranua ne Shqiperi per arsye humanitare dhe nuk ka aspak te drejte te merret me aktivitet politik kundra Republikes Islamike te Iranit.
Nga informacionet, qe kemi marre, mesojme se kohet e fundit organizata ka ndermarre masa te forta mbrojtesve ne shtabin e saj. Organizata ka blere nje numer te konsiderueshem dronesh nga nje firme turke dhe madje ka marre pajisje anti drone. Brenda shtabit te kesaj Organizate, ku nuk lejohet te hyje asnje zyrtar shqiptar, jane ndertuar bunkere dhe rifuxhio (strehime). Po ashtu jane vene ne gadishneri kamera super te fuqishme, te cilat mund te lexojne targat e makinave qe nga shume larg.
Kohet e fundit nje nga zyrtaret e sigurise te MEK-ut, qe quhet Mehdi Baraii, ose per ndryshe Ahmad Vaqef ka thene brenda kampit qe duhet te jene te pergatitur per cdo eventualitet, dhe ka deklaruar publikisht se organizata ndihet e kercenuar dhe ne rrezik.
Ne deklaratat e saja Miriam Raxhavi ka njoftuar se nje stuhi e re revolucionare po i afrohet Iranit dhe qendrat e rebelimit duhet te marrin masa te gjera. Po ashtu zyrtaret e organizates kane thene se ata duhet te ndermarrin operacione sulmuese serioze brenda vendit (Iranit) para mbledhjes vjetore, me qellim qe ata te tregohen te forte para mitingut. Nga lajmet mesojme se rreth 100 anetare te MEK-ut ne Shqiperi, perfshire Miriam Raxhavin, po planifikojne te udhetojne per ne Paris.
Une vete kam qene zyrtar i MEK-ut per 23 vjet dhe duke u bazuar ne njohurite e mija per mentalitetin e liderave te organizates une nuk kam dyshim qe masa te tilla mbrojtese, te cilat po nderrmerren aktualisht brenda shtabit te organizates, behen me qellim qe organizata te planifikoje ndermarrjen e aktiviteteve terroriste ne shkalle te gjere brenda Iranit dhe te drejtuara nga territori shqiptar, prandaj po pergatitet paraprakisht per te perballuar goditje te mundshme hakmarrse.
Duhet pasur parasysh edhe se anetaret e kesaj Organizate vecanerisht udheheqesit dhe zyrtaret nuk hyne ne Shqiperi duke perdorur emrat e vertete te tyre. Ata sot kane dokumente identiteti false. Miriam Raxhavi dhe zyrtare te tjere te kesaj Organizate udhetojne shpesh jashte Shqiperise me dokumente identiteti false dhe njekohesisht kryejne aktivitet politik.
Per familjet tona nuk ka fare rendesi se cfare lloj maredheniesh do qe te vendose me Iranin qeveria shqiptare, apo sesa dore te lire do qe t’i lere kesaj Organizate ne luften, qe ajo ben me qeverine dhe me popullin iranian si edhe ne cfare shkalle do te perfshihen ne kete beteje per te realizuara interesat e saja. Familjet tona shqetesohen se mbeshtetja e kesaj Organizate po sherben si nxites per te shtypur me tej anetaret e organizates dhe per te zgjatur vuajtjet e familjeve te tyre. Kjo organizate me perkrahjen e plote te Qeverise Shqiptare ka pasur mundesine qe t’i mbaje anetaret e saj ne izolim te plote dhe t’i shkepuse komplet nga bota jashte kampit, vecanerisht nga familjet e tyre. Pikerisht per keto arsye une ju kerkoj ne emer te ketyre familjeve qe t’i jepet fund kesaj mbeshtetje te gjithanshme dhe pa medyshje per kete organizate si edhe te detyrohen udheheqesit e saj te mos shkelin te drejtat e njeriut te anetareve te organizates, perfshire edhe te drejten per te komunikuar me
familjet e veta.
Me respekt
Ebrahim Khodabandeh
Drejtor i Shoqates “Nexhat” ne Iran
Nje kopje per:
Deputeteve te Parlamentit shqiptar
Zyrtareve qeveritare shqiptare
Institucionet e sigurise dhe te policise
Mediat e ndryshme