Rreth 3000 anëtarë të opozitës iraniane kanë mbërritur në Shqipëri nga marsi i vitit 2013 deri në shtator të vitit 2016, kur mbërritën 280 të fundit nga kampi “Liria” në Irak. Ata kanë firmosur një marrëveshje me qeverinë shqiptare dhe vendosja e tyre këtu është vetëm për qëllime humanitare e jo politike
Rreziku për situata të tilla të rrezikshme në Manëz të Durrësit u paralajmëruan që në vitin 2012 kur Qeveria e atëhershme pranoi ardhjen e anëtarëvë të parë opozitës iraniane në tokën shqiptare.
Grupi i fundit i tyre mbërriti në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrsit në vitin 2016. Shqipëria i mikpriti pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi u rrezikohej jeta pasi rrëzimit Sadam Hyssein. Vendosja e tyre në Shqipëri u bë vetëm për qëllime humanitare.
Anëtarët e Organizatës së Muxhahedinëve Popullorë të Iranit konsideroheshin fillimisht një organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian dhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012. Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe vepron në emigrim.
Nëse sheh perimetrin e bazës së MEK në Shqipëri i ngjajn një kompleksi gjigand me stil ushtarak. Se kush i financon apo pikëpyetjet për aktivitin e tyre brenda në kamp kanë qenë gjithnjë një temë debati. Ndaj MEK ka akuza për hermetizim, për një grup që funksionon si një sekt apo edhe për mos respektim të të drejtave të në vetë radhët e tyre.
Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri daton në vitin 2012, kur qeveria e udhëhequr në astë kohë nga Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur anëtarët e parë.
Më tej, në 2014-ën, vazhdoi strehimi i qindra muxhahedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme.
MEK ishte ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979, i cili rrëzoi regjimin e Shahut. Pas revolucionit, në Iran u vendos një sistem teokratik islamik nën udhëheqjen e mullahëve, që hasi kundërshtinë e ashpër të MEK-ut që ishte kundër autokracisë islamike. Si pasojë, regjimi Iranian filloi persekutimin e anëtarëve të organizatës që detyroi drejtuesit e saj dhe mijëra anëtarë të emigronin.
Pas shumë viteve qëndrime në dy kampe të ndryshme në Irak, qeveria amerikane vendosi ta merrte nën patronazh opozitën iraniane, duke u kujdesur për sigurinë e tyre. Kampi i Ashraf3 në Manzë vizitohet shpesh nga zyrtarë apo ish zyrtarë të lartë amerikanë.
https://shqiptarja.com/