Zëvendës ministri i Brendshëm, Andi Mahila në një lidhje ‘skype’ për studion e Report TV me gazetarin Arbër Hitaj teksa foli për aksionin e SPAK në kampin e muxhahedinëve në Manzë tha se këta të fundit ishin paralajmëruar vazhdimisht për shkeljen e marrëveshjes së firmosur me qeverinë shqiptare.

Mahila tha se gjatë 10 viteve të fundit në vazhdimësi anëtarët e organizatës së MEK kanë kryer veprime të cilat binin ndesh me pikat e dakordësuar me qeverinë shqiptare.
Ai theksoi se komunikimi me përfaqësuesit e MEK kanë qenë të vazhdueshme ndërsa theksoi se mëngjesin e sotëm para nisjes së aksionit në kampin e muxhahedinëve në Manzë, drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku u takua me përfaqësuesit e MEK për t;i informuar mbi aksionin.
“Sot drejtori i policisë së shtetit para se të niste aksioni, e ka filluar me takimin që ka patur që në orën 08:00 të mëngjesit me drejtuesit e vendbanimit ku ata qëndrojnë. Kështu që komunikimet tona me ta kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka çaluar marrëdhënia”-theksoi zëvendës ministri i Brendshëm.
Sot policia ka zhvilluar një aksion në kampin e MEK në Manzë ku dyshohet se iranianët e strehuar po përgatiteshin për të kryer sulme kibernetike. Banorët e kampit reaguan në mënyrë të dhunshme kur policia kërkoi të sekuestronte pajisjet elektronike dhe dokumente të caktuara. Si pasojë e përplasjeve janë dëmtuar 15 policë dhe 21 banorë të kampit. Për aksionin foli edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili tha se anëtarët e MEK kanë përfituar nga kodi i mikpritjes së shqiptarëve duke shkelur marrëveshjen e firmosur me qeverinë shqiptare.