Shkelqesise se Tij gjen/Maj Bajram Begaj
I nderuar President i Republikes se Shqiperise dhe komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosur dhe Kryetar i Keshillit te Sigurise
Pershendetjet me te mira
Une jam Ebrahim Khodobandeh drejtor I Shoqates “Nexhat” ne Iran. Po ju shkruaj ne emer te familjeve te anetareve, qe mbahen te mbyllur ne kampin ne Shqiperi te Organizates se Muxhahedineve te Popullit (MEK, Kulti Raxhavi, MKO). Une besoj se ju keni dijeni per emrat e kesaj organizate.
Se pari dua tu shpreh mirenjohjen e familjeve si edhe te ish anetareve te MEK-ut per veprimin e pergjegjshm te qeverise Shqiptare persa i perket ushtrimit te se drejtes te sovranitetit kombetar, gje qe zbuloi surratin dhe natyren e vertete te MEK-ut para gjithe botes. Ky veprim, qe u krye ne baze te interesave me te larta kombetare te Shqiperise, u solli mjaft gezim familjeve ketu ne Iran dhe ndezi nje rreze shprese ne zemrat e tyre, sepse me hapjen e dyerve te burgut luksoz e te gjelber te MEK-ut ne Manez, keto familje me se fundi pas dekadash te tera mund te takohen me te dashurit e tyre lirisht e pa shtrengesa. Pa dyshim kjo eshte nje pike kthese, keshtu qe pengjet e Kultit Raxhavi mund te komunikojne lirisht me familjet e tyre e me tere boten.
Si eksperti i maredhenieve nderkombetare, qe kam goxha eksperience dhe njohuri per maredheniet nderkombetare te MEK-ut, si edhe si dikushi, qe ka luajtur nje rol te rendesishem ne aktivitetet nderkombetare te kesaj Organizate per 23 vjet, 24 ore ne dite, dhe qe i njoh mire mentalitetin dhe sesi funksionon truri i udheheqesve te organizates, une dua te ndaj pervojen time me institucionet shteterore Republikes se Shqiperise.
Duhet te kihet parasysh se udheheqja e MEK-ut ka perfituar nga faktin se ka pasur nje kamp te izoluar ne Shqiperi per thuajse nje dekade. Kjo realisht eshte ender per cdo shef kulti terrorist. Per fat te keq ne kete kamp deri te marten, ne daten 20 qershor zyrtaret e qeverise shqiptare nuk kishin te drejte te nderhynim ne punet e brendshme te kampit. Ne kamp ndodhnin ne menyre te vazhdueshme tri vepra penale:
1- Dhunim i te drejtave te njeriut baze te anetareve trushplare te ketij Kulti, qe i mbanin te izoluar nga bota e sidomos nga familjet e veta.
2- Organiziminin e nje ushtrie kibernetike, nje ferme trollesh duke perdorur ne menyre te pakufizuar aksesin ne internet, te ofruar nga Shqiperia, gje kjo, qe godet sigurine kibernetike te Iranit dhe te popullit Iranian.
3- Udheheqja nga territori shqiptar duke perdorur rrjetin shqiptar te pajisjeve te telekominikacionit i celulave terroriste te njohura si qendrat e rebeleve. Veprimtari kjo e kryer nga I ashtuquajturi Shtabi I Brendshem, me qellim per te kryer operacione te Liga, qe kercenojne jeten dhe pronen e Popullit iranian.
Une i kerkoj fort te nderuares Presidence te Shqiperise, si edhe te gjithe anetareve te Keshillit te Sigurise si edhe eksperteve, qe merren me kete kult terrorist, qe te ndermarrin studime te thelluara per kultet shkaterrimtare, qe manupulojne mendjet e njerezve, sepse pa zoteruar te tilla njohuri, eshte e pamundur te kuptohet si funksionon MEK-u. Une si edhe ish anetare te kesaj Organizate Brenda dhe jashte Shqiperise jemi gjithnje te gatshme tu informojme per ngjarjet Brenda kampit të tyre ne Manez. Ky informacion i zgjeruar dhe i detajuar do t’i ofrohet lirshem kujtdo, qe do ta kerkoje ate per te shtuar njohurite per kultin.
Menjehere pas aksionit ligjor te autoriteteve policore te Qeverise Shqiptare te premten me 20 qershor, aksion i ndermarre me qellim te ushtrimit te se drejtes se sovranitetit kombetar, MEK-u, qe e konsideron vehten mbi cdo ligj, sic ka vepruar edhe ne vende te tjera, ku ka pasur zhvilluar aktivitet, pernjehere u aktivizua dhe ndermorri nje seri masash propaganduese dhe praktike, disa prej te cilave une do te deshiroja tua permendja bazuar edhe ne cfare ka ngjare ne te shkuaren me kete organizate ne Irak, France dhe SHBA.
Ka rendesi te veme ne dukje pozicionin e forte e problematik te MEK-ut kundra qeverise Shqiptare si edhe problemet propagandistike, qe do u shkaktoje MEK-u duke harxhuar shuma jashtezakonisht te medha parash si edhe duke perdorur te gjitha kapacitetet e lobimit dhe te OJF-ve maske, te cilat i ka bere gati paraprakisht. Nje gje e tille kerkon vigjilence dhe veprim ne kohen e duhur nga Qeveria Shqiptare per te parandaluar nje veprimtari te tille, nga e cila e kane pesuar ne te shkuaren edhe qeveri te tjera.
MEK-u pretendoi se ky aksion ligjor u ndermorr sipas kerkeses se Iranit dhe e quajti kete aksion si nje “sulm kriminal e represiv” dhe “nje aksion barbar e te kundraligjshem”, ndersa faktikisht ky aksion ishte nje e drejte e patjetersueshme e Qeverise shqiptare. Shqiperia e ka mirepritur kete grup per mbi nje dekade, ne nje kohe, kur asnje vend tjeter nuk ishte i gatshem ta pranonte ate, per shkak te pranise e te veprimtarise te ketij grupi. Shqiperia per kete shkak u ndesh me probleme me Iranin dhe ra viktime e sulmeve kibernetike e se fundi nderpreu maredheniet me Iranin madje perzuri diplomatet dhe mbylli Ambasaden Iraniane.
Ne e mbajme mend, qe kur Departamenti i Shtetit e vuri emrin e grupit ne listen e organizatave terroriste, te njejtar akuza u bene per qeverine amerikane, madje u botua edhe nje broshure 40 faqshe kundra administrates se atehershme amerikane. Sigurisht qe edhe Bashkimi Evropian dhe qeverite e Frances, Anglise e Irakut u perballen me te tilla akuza false, madje kjo ka ndodhur sa here qe nje vend ndermerr veprime kundra kesaj Organizate.
Sic thuhet edhe ne njoftimin e Keshillit Kombetar te Rezistences (emer maske per MEK-un), e njejta gje ndodhi ne Garnizonin Ashraf ne Irak pas rrezimit te diktatures se Sadam Husejnit ne dy raste ne v. 2009 dhe 2015. MEK-u u soll njelloj si tani duke i detyruar anetaret e vet te hidheshin per toke perpara automjeteve te policise madje edhe sulmoi me arme policine irakene e ne fund fare e akuzoi qeverine irakene se bashkepunonte me Iranin, sepse ne baze te doktrines se ketij Kulti, ata e quajne veten permbi ligjet dhe kurre nuk e kane quajtur veten se mund t’i nenshtrohen ligjit te cdo vendi, ku kane qendruar. Me pas ne Garnizonin ne fjale u zbuluan varre masive dhe sasi te medha armesh,
Ne 17 qerahor 2003, rezidenca e Miriam Raxhavit ne Paris u kontrollit nga policia franceze dhe me pas Miriam Raxhavi me 120 anetare te MEak-ut u arrestuan. Masud Raxhavi menjehere urdheroi qe anetaret e Kultit te vetesakrifikoheshin, gje qe ndodhi ne 10 qytete te ndryshme evropiane duke cuar madje edhe ne dy vdekje. Nje veprim i tille tioik prej kulti u vu re nga vezhgues te ndryshem ne ate kohe dhe disa media nenvizuan rrezikun qe te tille persona, qe jane gati te vetvriten, jane te after edhe te kryejne cfaredo lloj krimi.
Ne te njejten kohe MEK-u ndermorri nje seri aktivitetesh te kundraligjshme duke organizuar veprimtari propagandistike kundra qeverise franceze. Krijoi me cdo menyre e mjet nje atmosfere te zhurmshme kundra qeverise franceze, sikur gjoja ishte qeveria franceze, qe i kishte rene ne qafe MEK-ut. Pikerisht MEK-u e akuzoi qeverine franceze se kishte bashkepunuar me qeverine iraniane.
Gjate kontrollit te siperpermendur ne rezidencen e Miriam Raxhavit u zbuluan ne kasaforten personale te saj 9 milion dollare te thata (cash). MEK-u kurre nuk dha shpjegime se nga kishin ardhur keto para. Ne kete rast kishim nje shembull te qarte te pastrimit te parave dhe shkelje te legjislacionit financiar. Ne kompjuterat e tyre u gjenden dokumente, qe tregonin se organizata kishte planifikuar vrasjen e kundershtareve te saj. Fatkeqesisht ne media reklamohej sikur MEK-u ishte viktima, gje qe ushtroi mjaft presion mbi gjykatesin e kesaj ceshtje.
Nga pervoja e kgjithe ketyre viteve ne France dhe Iraq besojme se organizata do filloje dhe do vazhdoje me vrull ndermarrjen e masave te ngjashme kundra qeverise Shqiptare.
1- Ajo do mobilizoje mekanizmin e saj lobues ne SHBA per te ushtruar presion mbi qeverine Shqiptare per shkelje te te drejtave te njeriut dhe per bashkepunim me qeverine iraniane, keshtu qe ne fund qeveria shqiptare do te detyrohen t’i akordoje MEK-ut privilegje speciale, me qellim qe te shmange te tilla presione.
2- Duke pretenduae se po persekutohet, ajo mobilizon perkrahesit e saj ne mbare Bashkimin Evropian, qe jane shuumica ish zyrtare te larte te ketyre vendeve, dhe keshtu pretendohet se ata shprehin opinionin e qeverive perkatese. Kjo sherben si mjet presioni se gjoja qeveria shqiptare eshte ne izolim nderkombetar te plote.
3- Do perdorin instrumenta te parapergatitura si grupet parlamentare te miqesise si edhe OJF maska, shumica e te cilave jane thjesht formale, me qellim qe te krijojne nje atmosfere kundra qeverise shqiptare dhe te tregojne se gjoja opinioni publik i botes e sidomos i SHBA-se dhe i Evropes eshte kundra aksionit te ndermarre nga qeveria shqiptare.
4- Organizata mobilizon avokate te shquar e te shtrenjte duke paguar qimet e kokes per kete qellim, para qe vine nga burime te paligjshme. Avokatet perdoren per te ndermarre masa te gjera te kundraligjshme, qe ne te njejten kohe sherbejne si mjetw propagandistike, keshtu qe e detyron qeverine te harxhoje kohe dhe energji gje, qe rrit presionin ndaj qeverise.
5- Do fuse ne veprim lobin e saj te fshehte, vecanerisht ne SHBA, lob i cili ne dukje nuk eshte mbeshtetes i MEK-ut, me qellim qe t’i krijoje qeverise pershtypjen e rreme se situata ne pergjithsisht eshte kundra qeverise dhe per rrjedhoje eshte e nevojshme per qeverine, qe te terhiqet, dhe te heqe dore nga te drejtat e saja sovrane e te pranoje te kete nje shtet brenda shtetit ne Shqiperi.
6- organizata eshte e kamufluar ne brendesi te grupeve te tjera opozitare, qe faktikisht jane thjesht maska te organizates MEK, me qellim qe te tregoje se gjoja edhe kundershtare te tjere te Qeverise se Republikes Islamike te Iranit jane kunder ketij veprimi te Qeverise Shqiptare. Faktikisht grupet e tjera opozitare kane deklaruar me kohe publikisht e vazhdimisht perbuzjen dhe urrejtjen, qe ato kane per kete kult terrorist.
7- Organizata ushtron nje bombardim intensiv duke perdorur elemente ne radhet e mediave ose edhe kryesisht ish politikane te larte e me raste edhe figura te shquar fetare, qe ndillen me mashtrim apo me incentive monetare. Te tille elemente mund te perdoren per te bere mitingje perballe ndertesave te ambasadave shqiptare ne vende te ndryshme, me qellim qe te ushtrojne ndikim mbi autoritetet shqiptare te drejtesise apo te sigurise.
8-Gjate ekzistences 42 vjecare te MEK-ut jashte Iranit, kjo organizate gjithnje ka vendosur nje maredhenie te tipit paraziitik me qeverine e venditt mikprites, duke u perpjekur te abuzoje me qeverine dhe ta vere organizaten mbi lgjet e vendit mikprites. Nese qeveria ne fjale guxon qe edhe per nje here te vetem ta kundershtoje organizaten, ndaj qeverise ne fjale perdoret shantazhi, reklama false e demprurese madje perpiqen te krijojne edhe dokumente false kundra kesaj qeverie. Fatkeqesisht ne shumicen e rasteve kjo organizate ia del, sepse qeveria ne fjale nuk investon kohen dhe energjine e duhur per ta studiuar e kuptuar problemin si dhe per ta neutralizuar ate.
Duke pasur parasysh edhe kete pervoje te se shkuares qeveria shqiptare nuk duhet te shnderrohet ne peng te huliganizmit, ekseseve e sherreve te MEK-ut dhe nuk duhet te lejoje qe te keqtrajtohet nga nje kult terrorist i izoluar dhe qe urrehet nga populli i Iranit madje edhe nga kundershtaret e Republikes Islamike te Iranit.
Meqenese tashme ka mjaft pervoje e njohuri ne kete drejtim, lypset qe te zbatohen masat e nevojshme e te ndermerren pergatitjet e nevojshme paraprake.
Qe kur u krijuar MEK-u i ka perdorur ceshtjet e sigurise si sebep per te plotesuar qellimet e veta si kunder anetaresise se Kultit edhe kunder qeverise se vendit mikprites, per te plotesuar qellimet e veta hegjemoniste. Organizata gjithnje i ka trembur palet e interesuara me gjoja rreziqet, qe vine nga Irani, duke I siguruar vehtes ne kete menyre nevojshem, qe Po u prek autoriteti I organizates, asaj i lind e drejta te rebelohet e te sillet me armiqesi.
Une dhe te tjere si une e njohin mire te kaluaren e kesaj Organizate dhe ne do te deshironin tju informonim ju per ate cka dime ne, me qellim qe ju te kuptoni me mire menyren e veprimit te kesaj organizate. Une e plot te tjere si une kemi kaluar shume vjet, madje vitet me te mira te jetes me kete organizate dhe ne e njohin mire veprimin tip labirinthi te ketij Kulti. Une personalisht kam studiuar hollesisht per menyren shkaterrimtare te kontrollit te mendjes, qe ushtrojne kultet e ketilla, madje kam perkthyer dhe shkruar disa libra per kete problem. Une njoh ne thellesi realitetin e fshehur te ketij Kulti, te sjelljes dhe veprimeve te tija dhe dua to ndaj keto njohuri per te ndihmuar familjet e vintimave te Kultit. Kam studiuar e njoh mire te fshehtat e ketij Kulti.
Shqiperia sot eshte me keq se Franca dhe Iraku ne te shkuaren, meqenese eshte vene ne dyshim aftesia e vendit per te ndermarre veprime te pavaruara, sepse MEK-u i bazuar ne përvojen e se shkuares dhe ne propaganden e vet per nevojat e organizates si edhe per vetviktimizim e per te hequr nga shpina akuzat e bera do perpiqet t’i nxije faqen qeverise shqiltaredhe ta paraqise qeverine si shkelse te te drejtave te njeriut e si hyzmeqare te Iranit. Menjehere MEK-u perdori shprehje te tilla si “Policia fashiste shqiptare”. Sot e ne vazhdim MEK-u qeverise Shqiptare do ia mbaje thiken ne fyt. Do te krijoje lloj lloj pengesash ne rrugen e Shqiperise per tu anetaresuar ne BE. Madje ne kete drejtim do te vere ne pyetje edhe pavaresine e Qeverise Shqiptare, duke e akuzuar vazhdimisht si shkelse te te drejtave te njeriut.
Familjet e ish anetareve te MEK-ut sot anetare te Shoqates “Nexhat” jane te shqetesuar per kushtet e te dashurve te tyre, qe jane zene ne kurth e jetojne ne kushte skllaverie ne kete organizate dhe nuk kane se, ku te shkojne. Ne jeni te shqetesuar se veprimet e mencura dhe te pergjejgjshme te Qeverise Shqiptare kundra nje organizate, qe kercenon sovranitetin dhe interesat e sigurise kombetare, do te behen shkak qe kjo organizate ta paraqise qeverine tuaj si shkelse e te drejtave te njeriut e te lidhur me Iranin. Do te veprohet njelloj sic u veprua ne Irak dhe France. Familjet shpresojme qe pasi u zbulua surrati i vertete i MEK-ut ne ngjarjet e dates 29 qershor 2023, do te merren masa per te mundesuar komunikimin e familjeve me te dashurit e tyre, pasi kane dekada, qe nuk komunikojne me ta.
Per ne eshte e qarte, qe ka filluar marrja e masave te tilla me intensitet te plote, prandaj qeveria shqiptare nuk duhet ta humbe mundesine dhe iniciativen e duhet te perdore cdo kapacitet te sajin vecanerisht ne BE per tu perballuar me te tilla marifete te Kultit Rajavi.
Ne nje sere letrash e mesazhesh une i kam informuar qeveritaret shqiptare e jam perpjekur tu shpjegoj sesi vepron kjo organizate duke abuzuar me mikpritjen e vendit prites. Cdo gje, qe une ju kam shkruar per veprimet e kesaj Organizate, u shpalosen me 20 qershor 2023. Mendoj se ju nuk duhet te trembeni nga pickimet helmuese te kesaj neperke dhe nuk duhet t’i hapni rruge thjesht per mos kuptim te natyres dhe sjelljes prej kulti terrorist te MEK-ut. Tani nuk po perballeni me fundin e kesaj meseleje, perkundrazi jeni vetem ne fillim fare. Besoj se Qeveria Shqiptare duhet te ndermarre hapa me te rrepte e me te zgjuar per te plotesuar qellimin perfundimtar.
Tani besoj se e shihni qarte qe brenda pak oresh nga incidenti u botuan deklarata plotesisht te rrema nga makina mediatike e propagandistike e MEK-ut. Ky vershim deklaratash nuk do pushoje madje MEK-u do ta intesifikoje luften me qeverine shqiptare cdo dite e me shume. Ju keshilloj ta mbani nen kontroll kete problem dhe te mos i nenvleftesoni marifetet e Kultit te MEK-ut. Ju lutem jini vigjilence dhe vini ne veprim gjithe aftesiste tuaja.
Qeveria shqiptare nuk po kerkon asgje me shume sesa zbatim te ligjit dhe ushtrim te sovranitetit kombetar, gjithsesi Masud Raxhavi e quan vehten si mbi ligjin dhe vazhdimisht ka theksuar, qe ai ka nevoje per gjakun e anetareve te organizates per te siguruar mbijetesen e organizates. Kjo organizate i ka shplare trurin anetareve, keshtu qe ata jane te gatshem te demtojne vehten edhe fizikisht me urdher te udheheqjes ,me qellim qe te duken sikur jane te persekutuar. Keshtu i zgjasin jeten kesaj Organizate. Per kete mjafton te kujtojme vetesakrifikimet e v. 2003 ne Evrope.
Qendrimi i arsyeshem i qeverise shqiptare kundra Kultit terrorist Raxhavi i mbush plot kenaqesi familjet e u ngjall ndergjegjen njerezore, ama jemi vetem ne fillim te rruges. Qeveria Shqiptare do te perballohet me nje sprove serioze, qe ose do realizoje qellimin perfundimtar dmth hapjen e dyerve te kampit ne Manez, ose do te terhiqet e do te pranoje sundimin e nje qeverie tjeter brenda qeverise Shqiptare.
Familjet shpresojne qe te dashurit e tyre te zene ne kurth ne Kampin e MEK-ut do gjejne menyren per te shkuar ne boten e lire dhe te vendosin kontaktet me familjet e veta. Anetaret e Kultit jane edhe viktimat e para te ketij Kulti, sepse i jane nenshtruar kontrollit te mendjes dhe nuk kane as fuqi dhe as vullnet te lire dhe nuk veprojne dot ne menyre te pavaruar, prandaj kane nevoje per ndihme nga jashte. Ato mund te ndergjegjesohen dhe te pavaresohen, kur te shkeputen nga sundimi mendor dhe fizik i organizates dhe me ndihmen e familjeve te veta. Nje gje e tille mundesohet vetem nga qeveria shqiptare dhe me ndihmen e familjeve te tyre. Madje edhe pas viteve e viteve nga largimi nga Kulti keta persona kane frike nga kercenimet e udheqesve te Kultit, kercenime, qe ua kane rrenjosur ne tru.
Nje organizate me mentalitet Kulti u vjedh anetareve shpirtin dhe ndergjegjen, prandaj keta anetare mund te ndermarrin cdo veprim, sado i rrezikshem qofte, madje edhe po tu kushtoje jeten atyre apo edhe njerezve te tjere. Per kete arsye shumica e organizatave terroriste jane te ndertuara si kulte. Ne rastin tone nuk kemi te bejme me persona normale. Ne jemi deshmitare te nje veprimi alogjik dhe si robot te personave, qe nuk kane me arsye dhe vullnet personal ne menyre te organizuar. Nje shembull i tille eshte edhe formimi i nje mburoje me trupat njerezish per t’iu kundervene veprimit shume normal te policise, me qellim qe policia mos te kryente detyren e vet. Pikerisht nje mentalitet i tille prej turme/kopeje eshte ai fenomen i rrezikshem, qe shkencetaret e paralajmerojne si nje nga rreziqet e mundshme gjate mijevejcarit te trete.
Une sugjeroj qe praktikisht ju ne Shqiperi te beni transparence maksimale per kete ceshtje dhe t’i hiqni MEK-ut avantazhet taktike propagandistike. Per kete ja vlen te merren ne pyetje nga policia personat kryesore te MEK-ut, qe merren me masat e sigurise dhe te luftes kibernetike. Une mund tu jap ju emrat e ketyre individeve. Po ashtu shtoj se ne kamp ka rreth 200 persona perfshire edhe komandante me grada te larta, qe duan ta braktisin organizaten. Padyshim qe ish anetaret e MEK-ut mund tu ndihmojne ju me dokumente, harta dhe informacione te dobishme, qe do u ndihmojne me patjeter per ta menaxhuar kete problem. Nese do merrninne pyetje keta persona, ju do te mesoni shume faktet te mbajtura sekret.
Ne letrat e meparshme te miat per shtetaret shqiptare une iu kam permendur mjaft here se keta persona erdhen nga Iraku ne Shqiperi me emra fals, sepse disa prej tyre kishin kryer krime ne Iran ose ne Irak ne bashkepunim me rregjimin e Sadam Husejnit kundra popullit te Irakut vecanerisht kurdeve ne veri ose edhe kunder vete anetareve te Kultit. Disa ishin persona ne kerkim nga autoritetet gjyqesore irakene, madje per to ishin leshuar edhe mandate arresti. Nder te tille persona ishte edhe Abdol-Whahab Farajinejad Jahormo, qe emrin fals e kishte Ali Mostashari, pikerisht personi, qe u vra ne kamp. Ky person kishte kryer krime ne Iran, Irak dhe ndaj anetareve te Kultit.
Se fundi une do te deshiroja te falenderoja qeverine e nderuar te Republikes se Shqiperise ne emer te familjeve te merakosura e te shqetesuara, qe presin prej kohesh per te pasur ne krah veprime te pergjegjshme prej mbrojtesish te vertete te te drejtave te njeriut dhe te sigurise shoqerore. Perseri ju njoftoj gadishmerine time dhe te ish anetareve te tjere te MEK-ut per tu ndihmuar duke ju ofruar informacion si personalisht por edhe me ane te postes/mjeteve te komunikacionit, ne menyre qe qeveria shqiptare ta menaxhoje suksesshem kete rast.
Me respekt
Ebrahim Khodabandeh – Drejtor i Shoqates “Nexhat”
21 qershor 2023
Nje kopje per:
Anetaret e Keshillit Kombetar te Sigurimit te Shqiperise
Nje kopje edhe per mediat