Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për aksionin e Policisë së Shtetit në kampin e muxhahedinëve me urdhër të SPAK dhe firmosur nga Gjykata Speciale. më 20 qershor 2023.
Në një intervistë për median gjermane Der Spiegel tha se muxhahedinët nuk mund ta përdorin Shqipërinë për të luftuar kundër regjimit iranian.
SPIEGEL: Zoti Rama, javën e kaluar Forcat e sigurisë pranë Tiranës zhvilluan operacion në kampin e MEK-ut iranian. Pse?
Rama: MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje.
SPIEGEL: Kompjuterët e qeverisë në Teheran janë hakuar dhe kanë qarkulluar dokumente të ndjeshme. Rreth 100 PC dhe dhjetëra Hard disqet thuhet se janë konfiskuar tani. Mund ta konfirmoni këtë?
Rama: Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian. Shqipëria nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë.
Spiegel: Pse pranuat me kërkesë të presidentit amerikan Barack Obama në vitin 2016 për të pranuar mijëra muxhahedinë?
Rama: Ishte një operacion jetëshpëtues. Ne hapëm dyert tona sepse grupi, që atëherë vepronte nga Iraku u ndoq sistematikisht. Dhe nëse një mik si SHBA-ja na kërkon diçka, ne ndihemi të nderuar.
SPIEGEL: Nëse do të ishit MEK do preferonit të largoheshit?
Rama: E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.
Kontrolli ne kampin MEK
Më 20 qershor 2023 me urdhër të SPAK firmosur edhe nga GJKKO policia e shtetit ndërmori aksionin për kontrolli në kampin Ashraf 3, në Manzë, ku strehohen afro 2500 anëtarë të organizatës MEK, muxhahedinët e popullit Iranian. Kontrollet u ndërmorën për shkak të një hetimi nisur për sulme kibernetike ndaj Republikës islamike të Iranit në periudha të ndryshme kohore si dhe ndaj institucioneve të shtetit Iranian. Gjatë kontrollit policia hasi në rezistencë dhe përballje me anëtarë e MEK. 15 policë u plagosen dhe disa pjesëtarë të kampit ndërsa një 78-vjeçar humbi jetën. Muxhahedinët thanë se vdekja e tij kishte ardhur nga policia, por ajo e mohoi se ka ushtruar dhunë. Prokuroria e Durrësit është në pritje të autopsisë dhe përgjigjes së analizave toksikologjike.
Në hetim për provokim lufte
Gjatë kontrollit u gjetën pajisje të shumta kompjuterike në 17 godina të cilat dhe u sekuestruan. Hetimet e SPAK ndaj anëtarëve të organizatës MEK në Shqipëri, kanë nisur prej 18 majit 2023 për veprat penale “provokim i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve
Edhe DASH dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim mbështeti veprimet që policisë në Kampin Ashraf 3. Më 21 qershor ambasadorja Kim tha se mysafirët e një vendi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara dhe se ishte në të drejtën e Shqipërisë të vendosë nëse do ti largojë apo jo.
Më 23 qershor ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se nuk do të tolerohej krijimi i ishujve ku të shkeleshin ligjet. Ndërkohë policia kontrollon hyrje daljet në kampin e muxhahedinëve.
https://shqiptarja.com/lajm/kryeministri-rama-per-der-spiegel-nese-muxhahedinet-duan-lufte-duhet-te-largohen-nga-shqiperia