Sikurse dihet ky ka qene nje muaj shume teper intensiv dhe i furishem per te gjithe ish-anetaret e MEK qe jane larguar nga ajo organizate e tmerrshme. Ata njerez kane lene pas traumat cnjerezore dhe kane arritur te stimulohen moralisht duke i dhene force njeri tjetrit per te kaluar me se miri, vrobullat e erreta te shkaktuar nga MEK dhe dinastia Rajavi.
Te gjithe jemi mesuar ne jeten e perditshme te jemi mashtruar te pakten nje here ne jeten tone nga dikush, por askush nga ne nuk u eshte ndryshuar jeta 180 grade nga nje genjeshter. Genjeshtrat e Rajavit dhe MEK kane ndryshuar jetet e ketyre anetareve duke u izoluar dhe duke u torturuar. Keto nuk jane thjesht fjale por arrijme te flasim me koken larte ne media, portale, webe dhe televizionet me te rendesishme, te gjithe sebashku, me prova se cilat jane torturat dhe genjeshtrat e MEK.
Sa e thjeshte ka qene per Rajavin t’u thote ushtareve te MEK qe mos te komunikojne me familjet e tyre, sepse familja eshte “armik”, nderkohe qe sot Rajavi nuk e ka deklaruar ende ku ndodhet, duke shijuar mbase nje gote me leng portokalli dhe duke komunikuar lirshem me djemte e tij. Nuk e besoni?
Mustafa Beheshti, nje anetar i shoqates ASILA ne shqiperi, i cili sebashku me mua ka shkuar per te rrefyer ne nje interviste televizive ne nje nder mediat me te medha ne shqiperi, publikoj nje leter te hamendesuar sikur ishte shkruar nga vellai i tij, per t’u bere pjese e MEK. Ai jo vetem qe nuk arriti te komunikoj me vellain e tij, por ra pre e grackes se opozites demokratike falce Iraniane. Gjate gjithe jetes se tij Mustafai ka vetem 2 foto me nenen e tij, njehere kur ishte 17 vjec perpara se te merrej nga MEK dhe diten e fundit te fotografuar te nenes se tij ne spital duke nderruar jete.
Per te gjithe skeptiket, ASILA eshte krijuar me nje statut legjitim ne baze humanitare e cila suporton kete komunitet ne vendin tone, por me nje baze te hershme e cila u krijua per te integruar tranzitin qe ishte objektivi i tyre kryesor, per ti pajisur me dokumentacione ne vendin tone dhe mbase nje dite per ti percjell kete njerez tek nenat dhe baballaret e tyre.
Nje mision qe ASILA po lufton cdo dite per permiresimin e jetes se ketyre njerezve.
A e dini se zeri i ketyre iranianeve tashme te lire ne ASILA, ka bere buje ne te gjithe Shqiperine ne shume intervista televizive dhe gjithashtu ne mediat e shkruara ne te gjithe vendin? Zeri i z.Rahimi i cili deshmoj se MEK gjithashtu me pare ofronte dhe para vetem per te mos nxjerre te palarat e MEK, por ata hoqen dore nga kjo gje dhe vendosen te mos fshehin dhe mbulojne indetitetin e tyre per dy para, por kane dal ne media dhe kane treguar te verteten . Z.Rahimi dhe shume iranian te tjere na kane treguar cfare do te thote te punosh “me djeresen e ballit” me mund dhe sakrifica dhe cfare do te thote te dashurosh pa kushte nje vajze shqiptare dhe te kete sot nje femije te mireedukuar.
Vlen per tu permendur z.Hamid Atabay i cili eshte nje nder njerezit me rigoroz ne ASILA dhe perpiqet te krijoj ide inovatore per te realizuar nje impakt te suksesshem me publikun shqiptar.
MEK ka frike nga transparenca dhe zgjuarsia, sikurse ka frike nga e verteta, por rrefimet e z.Kalil Anserian, ne shkrimet e tij, i cili ka mesuar dhe gjuhen tone shqipe, me ka thene se cfare aktesh terroriste ben MEK.
ASILA nuk ka frike nga e verteta, dhe sebashku do ta themi deri ne fund se cfare ben MEK.
Tashme mediat jane tonat si nje burim lidhes midis publikut dhe te vertetes dhe jo me buzeqeshjen mizore te Maryam Rajavit qe thjesht ka paguar disa njerez per ta duartokitur. ASILA nuk duartoket asnje mashtrues apo shantazhues qe mendon per interesa personale. ASILA eshte i Iranianeve te ndershem.
E di gjithashtu qe ka Iranian qe i mungon shume qyteti i tyre i lindjes dhe vendi i tyre, pavaresisht se sot jane pjese e rendesishme e jona, dhe cdo dite mendoj me veten time emocionalisht qe kur nje dite cdo gje ne marredhenjet institucionale te normalizohet, dhe mbase keta Iranian te ASILA do mund te shkojne nje dite ne vendin e tyre prane nenave te tyre, une nuk e di se si mund te jete jeta ime pa batutat e z.Sarfaraz, perqafimet e Z.Beheshti, miresine e z,Atabay dhe shikimet pozitive te cdo Iraniani. Ata jane familja ime, familja jone dhe ata ketu kane dhe shtepite e tyre, si nje familje e pa ndare. Edhe nese mbase nje dite ne marredhenjet diplomatike Iraniano-Shqiptare ju mund te shkoni per vizite ne Iran, Shqiperia do e kete deren e hapur per tju perqafuar.
Seshpejti me projekte te medha.