Familjet e dëshmorëve të terrorit në Iran, e njohur si Fondacioni Habilian, ftesën e një numri përfaqësuesish të parlamentit italian për kreun e grupit terrorist të hipokritëve të MEK e quajti si një akt kundër të drejtave të njeriut.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, familjarët e dëshmorëve të terrorit përmes një deklarate njoftuan se aksioni kundër të drejtave të njeriut i deputetëve italianë për të ftuar një terrorist me histori të zezë, i cili vazhdimisht përhap urrejtje dhe bën thirrje për dhunë, ka ndodhur në kohën kur përveç kujtimeve historike të kombit iranian, shumë dokumente ndërkombëtare, nga dekadat e fundit e deri më tani, flasin për të aktet kriminale, makabre dhe terroriste të grupit terrorist të hipokritëve të MEK, i cili është themeluesi i parë i operacione vetëvrasëse në Azinë Perëndimore.
Në deklaratë shtohet se në bazë të raporteve të shumta të huaja të publikuara vitet e fundit për grupin e hipokritëve të MEK, ky grup po lobon për të blerë mbështetje për veten duke paguar shuma të mëdha parash për disa persona dhe personalitete në vende të ndryshme. Në deklaratën e familjeve të dëshmorëve të terrorit në Iran, thuhet se historia e zezë e këtij grupi terrorist në masakrën e mijëra iranianëve dhe shoqërimin e Sadamit, diktatorit të vdekur të Irakut, në shtypjen e qindra qytetarëve irakianë, është aq e qartë saqë në asnjë mënyrë nuk të jep mundësinë e shoqërimit me një grup kaq famëkeq. Mosnjohja e disa njerëzve me këtë histori të zezë ose marrja e shumave të mëdha parash, ka çuar në shoqërimin e këtyre njerëzve me këta terroristë të urryer të kombit iranian. Në këtë deklaratë thuhet se familjet e viktimave të terrorit iranian nga përfaqësuesit e parlamentit italian presin që në vend që të mbështesin terroristët me histori dhe të ndihmojnë në përhapjen e urrejtjes dhe dhunës, t’i shkojnë në ndihmë kombit iranian dhe viktimave të terrorit të MEK dhe të përgatisin terrenin për realizimin e të drejtave të tyre dhe gjykimin e terroristëve.