I nderuar z. Taulant Balla
Ministri i nderuar i Republikës së Shqipërisë
Përshëndetje dhe respekt
Unë jam Bijar Rahimi, ish-anëtar i Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK), i larguar dhe një i shkëputur nga kampi i organizatës më datë 21 korrik 2023. Po atë ditë shkova dhe u prezantova në polici, ku deklarova se nuk dua të kthehem më në kamp dhe se dua të bashkohem me ASILA-n.
Fillimisht, më duhet të falënderoj policinë për ndihmën dhe shërbimin e saj shumë të mirë dhe qetësues, e cila duke pasur parasysh faktin se kisha shumë frikë, më bëri të kuptoj se do të jem plotësisht i sigurt dhe se ajo çfarë Organizata e Muxhahedinëve të Popullit ka thënë për ASILA-n dhe shoqatën Nejat (Shpëtimi), si dhe për kushtet jashtë kampit apo sjelljena e policisë shqiptare, janë krejtësisht gënjeshtra dhe false. Që kur vëllai im Sarfaraz Rahimi u largua nga organizata e Muxhahedinëve të Popullit (MEK), ideja e largimit, e cila gjithmonë ka qenë në kokën time, u forcua më shumë. Kur organizata më tha se nuk kam të drejtë të kontaktoj dhe të takoj vëllain dhe gruan e vëllait, vendosa të ikja dhe po prisja rastin e duhur. Ata më njoftuan se vëllai im ishte bashkuar me ASILA-n dhe për këtë organizata më bënte presion dhe më ndëshkonte. Kur dilja jashtë, ata kujdeseshin për mua dhe rrallë më lejonin që të dilja nga kampi.
Në ditën sulmit ndaj tavolinës së librave të ASILA-s në panairin e librit në Durrës, më thanë se kishin rrahur vëllain tim dhe gruan e tij. Kjo gjë më shqetësoi dhe tronditi shumë dhe ata sigurisht me krenari ma shfaqën edhe pamjet filmike. Ata thanë se në lidhje me këtë pas arrestimit të 11 anëtarëve, të gjithë janë liruar pa kushte dhe kanë pretenduar se policia bashkëpunon plotësisht me ta dhe është kundër të larguarve. Gjatë një vizite në Tiranë po përpiqesha të shihja të paktën një herë vëllain tim Sarfraz Rahimi. Kisha mësuar se ishte martuar dhe kishte një djalë. Këto mi thanë brenda organizatës duke i cilësuar si gabim dhe krim të vëllait tim. Ata mua më fajësonin dhe më pyesnin se përse doja ta shihja. Por unë kisha një dëshirë jashtëzakonisht të madhe për të përqafuar nipin tim. Më 20 qershor 2023, oficerët e policisë me njoftim paraprak erdhën për inspektim në kampin tonë. Vetëm gjysmë ore para se të vinte policia, të gjithë anëtarëve iu tha të largoheshin nga vendet e tyre të punës sepse policia do të vinte në Ashraf për inspektime. Të gjithë ishim të habitur se përse policia kishte hyrë në kam me kaq shumë forca për të kryer inspektime. Neve na kanë thënë gjithmonë se policia shqiptare është gjithmonë në krahun tonë. Askush nuk e priste një prani të tillë të policisë.
Të gjithë anëtarët mbetën të shokuar, pasi nuk e prisnin një veprim të tillë të policisë. Policia edhe më parë kishte ardhur disa herë për të kontrolluar, por ata kanë ardhur gjithmonë me një ose dy makina, kanë bërë një kontroll sipërfaqësor dhe janë larguar. Në fillim zyrtarët e kampit mendonin se edhe kësaj here do të ishte e njëjtë, por këtë herë ata (policia) erdhën me një numër shumë të madh dhe të pabesueshëm, që për organizatën ishte diçka e re. Fillimisht nuk kishte asnjë problem dhe inspektimi po bëhej ngadalë dhe mendohej se ata do të largoheshin shumë shpejt. Por sapo ata shkuan tek kompjuterët, nga autoritetet e kampit erdhi një urdhër që me asnjë kusht të mos lejohet që të merreshin kompjuterët. Personat të cilëve iu morën kompjuterët nga komandantët u urdhëruan të rezistonin dhe të mos lejonin në asnjë mënyrë që kompjuterët e tyre të merreshin. Në këtë kohë, disa anëtarë filluan të thyejnë dhe shkatërrojnë kompjuterët. Disa sulmuan policinë dhe tentuan tu merrnin kompjuterët, madje disa për të penguar që kompjuterët të merreshin u shtrinë para makinës së policisë për të mos lejuar që makinat me kompjuterë të lëvizin. Pasi u plagosën disa policë, kjo gjë që më në fund shkaktoi reagimin e forcave policore.
Pas këtij incidenti, unë qëndrova brenda organizatës për një muaj dhe dua t’ju tregoj shkurtimisht faktet që kanë ndodhur në këtë një muaj: Veprimtaritë e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK) ishin tërësisht të përqendruara në brendësi të vendit. Përmes lidhjes së gjerë dhe të pakufizuar të internetit në Shqipëri dhe hapësirës kibernetike, ata brenda vendit kishin tërhequr disa njerëz, qoftë në formën e qendrave të rebelimit ose lidhjeve individuale, të cilët duke u dhënë para i inkurajuan dhe i stërvitën për të bërë propagandë dhe shkaktuar dëmtime dhe nëse ishte e mundur për të kryer akte terroriste. Pas inspektimit të policisë dhe konfliktit që ndodhi, për tre ditë interneti i kampit u ndërpre plotësisht. Thuhej se shkak i problemit dhe ndërprerjes ishin serverët, por disa thanë se ishte qeveria shqiptare ajo që kishte ndërprerë internetin për kampin. Pas tre ditësh, interneti u rivendos. Ai ishte më i dobët se më parë dhe për këtë disa thanë se ishte interneti ishte marrë përmes satelitit.
Për shkak se organizata nuk donte të ndalonte punën brenda vendit, ajo punën dhe detyrën e komunikimit me grupet brenda në Iran e kishte kthyer në një punë me me turne gjatë gjithë ditës e natës. Grup pas grupi punonin me internet 24 orë në ditë dhe kanali Sima Azadi ( televizioni i Mojahedin-e-Khalq) çdo natë në edicionin e lajmeve transmetonte raporte, video dhe lajme për aktivitetet e grupeve rebele. Pak kohë pas publikimit të deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit , e cila mbështeti aksionin e Shqipërisë në lidhje me MEK, u mbajt një takim publik nga Zahra Marshi, përgjegjësja e parë e organizatës MEK. Pas kësaj, në formën online u mbajtën një sërë takimesh nga Marjam Rajavi, të cilat kishin të bënin me takimin e Parisit. Marjam, e cila me një sërë zyrtarësh të organizatës ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte shkuar në Francë, në këtë drejtim nuk mbajti asnjë qëndrim. Më vonë, në lidhje me këtë u dha një mesazh me shkrim nga Masoud Rajavi, udhëheqësi ideologjik i Muxhahedin-e- Khalq (MEK), i cili iu lexua njerëzve. Në një takim publik për të gjithë anëtarët, Zahra Marshi foli për sulmin brutal të policisë fashiste shqiptare dhe sulmoi zyrtarët amerikanë për nxjerrjen e një deklarate nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Zahra Marshi e mbajti këtë takim për të inkurajuar anëtarët dhe për t’i nxjerrë ata nga dëshpërimi. Ai tha se ajo që policia mori nuk kishte rëndësi. Ajo tha se Muxhahedinët e Popullit në nivel botëror kanë shumë mbështetës me ndikim dhe policia dhe sistemi gjyqësor shqiptar nuk guxojnë të bëjnë asnjë marrëzi. Pas tre ditësh, e gjithë puna filloi me të njëjtin organizim pune ashtu si më parë. Njerëzve iu tha që rreptësisht dhe plotësisht të angazhoheshin në punët e brendshme dhe garnatuan se kjo çështje, pra kontrolli i policisë, nuk do të përsëritej më. Për pak kohë nga policia u bënë kontrolle sipërfaqësore në hyrje-daljet e makinave, e cila më pas u ndërpre. Gjithashtu, pas kësaj ngjarjeje, qarkullimi jashtë kampit u ndalua për dy ditë. Ditën e tretë në Tiranë shkuan vetëm personat që kishin takime të specializuara mjekësore. Nga dita e katërt u kthye rutina e veprimtarisë që ishte para ngjarjes dhe njerëzit lëviznin jashtë dhe gjithçka u bë njësoj si më parë. Mesazhi i Masoud Rajavi-së u dha pas ndryshimit të ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, i cili u lexua në çdo departament. Ai u shtir sikur kishte luajtur një rol në këtë ndryshim. Ai tha se ministri i ri i Brendshëm i Shqipërisë në qeverinë e Edi Ramës është mik i ngushtë i Muxhahedinëve të Popullit dhe në të kaluarën ka vizituar bazën dhe muzeun e Ashraf 3 në Shqipëri, si dhe në Amerikë është takuar dhe ka biseduar me Muxhahedinët e Popullit. Masoud Rajavi shtoi se “ju me revolucionin e Marjamit dhe organizatës suaj keni përjetuar 14 vjet qëndresë në Ashraf dhe Liberty dhe tani me revolucionin, stazhin, luftën dhe betejën me armikun, duhet të jeni të përgatitur për tu përballur me çdo komplot “.
Ai aksionin e policisë e quajti një komplot kundër Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK) dhe e dënoi atë. Në mesazhin e Masoud Rajavit, lidhur me largimin e Marjam Rajavit dhe një numri të madh të shoqëruesve të saj në Francë, thuhej: “Kam rrezikuar duke e dërguar Marjamin në takimin në Paris dhe e kam pranuar këtë rrezik. Ka shumë njerëz që udhëtojnë vazhdimisht jashtë Shqipërisë. Këta njerëz kanë shkuar bashkë me Marjam Rajavin. Atmosfera e të qenit problematik dhe kërkesa për largim nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit (MEK) po zgjerohet dita-ditës, por pas kësaj ngjarjeje cështja e të qenit problematik mori një dimension më të gjerë. Shumë duan të ndahen dhe të largohen. Organizata i kërcënoi ata se nëse largohen do të kapen nga policia e cila do t’ju keqtrajtojë dhe do t’ju çojë si anëtarë të Asilës në kampin e përqendrimit Karreç ku do të keni një jetë të vështirë. Organizata, atyre njerëzve që donin të largoheshin u premtoi se do t’i çonte në Greqi ose Gjermani. Frika e organizatës është se anëtarët do të largohen dhe më pas do t’i bashkohen ASILA-s, e cila sponsorizohet nga shoqëria Nejat.
Kur godina e ASILA-s u kontrollua nga policia dhe asaj iu sekuestruan kompjuterët dhe celularët, organizata festoi dhe shpalli fundin e ASILA-s. Kur gjashtë anëtarë të ASILA-s u dërguan në kampin Karreç, organizata bëri shumë propagandë për të trembur anëtarët e vet dhe manovroi shumë për të dëbuar Hasan Hiranin në Greqi dhe Ehsan Beidi në Iran. Këto veprime të policisë ndaj ASILA-s bënë që shumë njerëz që mund të largoheshin nga organizata dhe t’i bashkoheshin ASILA-s të hiqnin dorë nga vendimi i tyre dhe kjo ishte një ndihmë e madhe për organizatën. Ne besonim shumë se policia shqiptare ishte gjithë mbështetëse e Muxhahedinëve të Popullit dhe kundër ASILA-s dhe të larguarve. Brenda organizatës, ajo ua shpëlan trurin anëtarëve të saj. Të gjitha fjalët e zyrtarëve janë për t’u dhënë shpresë anëtarëve për të qëndruar në kamp. Ata reklamojnë kundër familjes aq shumë saqë disa anëtarë e konsiderojnë familjen si armikun e tyre kryesor. Masoud Rajavi është një burrë mashtrues që ka antagonizëm histerik me familjet. Ai i konsideron familjet në konflikt me interesat e tij personale. Organizata ka shumë frikë nga ajo që familjet e anëtarëve të vijnë në Shqipëri sepse kjo do të krijojë një pikë shprese për anëtarët.
Tani brenda organizatës ka njerëz në marrëdhënie që nuk i zbatojnë rregullat ashtu siç dëshiron organizata dhe kjo është mjaft e qartë. Për shembull, ka njerëz që nuk i mirëpresin fare mbledhjet e revolucionit dhe nuk marrin pjesë në komitetet e trajnimit të revolucionit apo në klasat e revolucionit dhe nuk lexojnë asnjë raport vetë-kritikues. Ka njerëz që nuk marrin pjesë në takimet e Marjam Rajavit që mbahen online, veçanërisht në takimet e brendshme. Ka nga ata që në mbledhjet publike nuk i kushtojnë rëndësi rregullit të veshjes së rrobave zyrtare dhe marrin pjesë me rroba normale. Ka dhe nga nëse vijnë në takim, vazhdimisht dalin jashtë takimit dhe flasin me njëri-tjetrin dhe kështu kalojnë kohën. Ata janë përpjekur që të mos ushtrojnë presion ndaj këtyre personave sepse është e mundur që ata të largohen. Përsa i përket punës së brendshme (Iran), çdo departament ndiqte një krahinë të caktuar. Në rendin e ditës ishte edhe krahina ime, Sistan dhe Baluchistan. Disa prej tyre ishin përgjegjës për rekrutimet në hapësirën kibernetike dhe nëse rekrutohej ndonjë forcë, ata punonin me atë forcë. Ata më së shumti u vinin zjarrin institucioneve qeveritare dhe administrative, vendosnin pankarta, shkruanin slogane dhe bënin klipe kundër Iranit. Këto akte u kryen nga forcat lokale në të gjithë Iranin. Këto aktivitete quheshin zhbllokim. Kur rekrutohej një forcë dhe më pas ai bënte disa punë dhe bëhej i besueshëm, atij personi i jepej trajnimi i nevojshëm dhe ky person hynte në qendrat rebele. Ata që nuk janë të besueshëm ose që nuk marrin pjesë në aktivitete, asnjëherë nuk futen në qendra të tilla dhe këta persona vetëm ushqehen politikisht dhe prej tyre marrin informacione dhe para.
Aktualisht, të gjitha departamentet brenda kampit Ashraf 3 në Shqipëri, përveç ambienteve të kuzhinës dhe selisë administrative, kryejnë punë me objektive të brendshme (drejtimi i qendrave rebele brenda Iranit). Nëse një qendër rebele ka një plan për t’i vënë zjarrin ndonjë vendi të caktuar, personi përgjegjës i asaj qendre në Ashraf 3 duhet të qëndronte i ulur pas kompjuterit të tij dhe të drejtonte punën deri në fund të operacionit, si dhe të bënte foto, video dhe një raport të plotë. Shumë njerëz brenda kampit duan të largohen dhe ndahen. Ata kanë nevojë për mbështetje. Shumë duan të kontaktojnë familjet e tyre, por organizata i pengon ata. Qeveria shqiptare duhet të veprojë në këtë drejtim dhe t’i ndihmojë ata që dëshirojnë të shkëputen. Ju kërkoj të flisni me këta njerëz dhe t’i siguroni ata ashtu si mua, se jashtë organizatës do të jenë të sigurt. Unë mund t’ju jap emrat e tyre, që të ndërhyni dhe të flisni me ata. Do të jem i lumtur nëse do të mund të japë një ndihmë për të liruar miqtë e mi nga robërimi.
Gjithashtu, organizata është jashtëzakonisht e frikësuar nga prania e familjeve në Tiranë, veçanërisht pas portave të Ashraf 3. Arsyeja është se ajo e di se nëse tek anëtarët e saj ringjallen ndjenjat familjare dhe zhduken efektet e shpëlarjes së trurit, ata do të shpresojnë për një jetë jashtë kultit dhe do të largohen nga organizata. Ju kërkoj t’u jepni viza familjeve që të vizitojnë këtë vend dhe të ndjekin nga afër fatin e të dashurve të tyre.
Ju falënderoj për vëmendjen dhe përkushtimin tuaj
Me respekt
Bijar Rahimi
Tiranë – 5 gusht 2023
Së bashku me këtë letër keni të bashkëngjitur, njoftimin e ASILA-s në lidhje me largimin tim, si dhe deklaratën time që kam shkruar në lidhje me këtë shkëputje.