Sekretari i shtabit të të drejtave të njeriut në Iran njoftoi ngritjen e një dosjeje gjyqësore kundër 107 anëtarëve të grupit terrorist të hipokritëve.
Kazem Gharibabadi deklaroi se grupi terrorist i hipokritëve të MEK është i njollosur me gjakun e mijëra iranianëve. Ata martirizuan popullin e pafajshëm të Iranit dhe tani ata po lëvizin lirshëm në disa vende. Gharibabadi vuri në dukje se paralelisht me presionet ligjore, gjyqësore dhe politike që Republika Islamike e Iranit ka ushtruar ndaj disa prej vendeve që presin hipokritët, vetë këto vende kanë arritur në përfundimin se hipokritët e MEK janë me të vërtetë një grup terrorist. Ai shtoi: Vendet që presin hipokritët janë duke i kufizuar ata. Sekretari i shtabit të të drejtave të njeriut në Iran përshëndeti masat e marra për kufizimin e grupit terrorist të hipokritëve të MEK dhe theksoi se Republika Islamike e Iranit është rruga për të çliruar botën nga terrorizmi dhe grupet terroriste. Gjykata penale e shkallës së parë e Teheranit më parë u kërkoi anëtarëve të arratisur të grupit terrorist të hipokritëve që të prezantojnë avokatin e tyre në këtë gjykatë për mbrojtjen e tyre në procesin e gjykimit të dosjes së ngritur kundër tyre, sepse në rast të kundërt ndaj tyre do të merret masa dhe vendimi përkatës sipas ligjit. Grupi terrorist i hipokritëve të MEK është përgjegjës për vrasjen e më shumë se 17,000 iranianëve, duke përfshirë anëtarë të parlamentit, zyrtarë të lartë qeveritarë dhe ushtarakë, qytetarë të thjeshtë të pafajshëm dhe shtetas të huaj.