Organizata opozitare e Iranit (MEK) është strehuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 2012, pasi u dëbuan nga Iraku. Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Iranit dhe vepron në emigrim.
Pas mbërritjes së tyre në vendin tonë, disa politikanë të nivelit të lartë të amerikan vizituan Shqipërinë, duke falenderuar Tiranën zyrtare për strehimin e grupit por edhe për qëndrimin e saj anti-Iran.
Anëtarët e organizatës Muxhahedinët Popullorë të Iranit, e cila konsiderohej, deri pak vitesh, organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, respektivisht deri më 2008 dhe 2009, përfshirë edhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012. Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri daton në vitin 2012, kur qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur rreth 210 muxhahedinë të MEK.
Sulmi kibernetik i Homeland Justice
Shqipëria është përballur me një sulm kibernetik, i cili gjunjëzoi komplet shtetin shqiptarë. Sulmi ka ardhur nga Humëland Justice, organizatë e mbështetur nga Irani. Fillimisht janë sulmuar të gjitha sistemet me të dhënat e qytetarëve në vend, duke nisur nga aplikacioni e-Albania, ku ndodhen çdo rekord i qytetarëve që nga dokumentet mjekësore, të dhënat civile e deri çdo informacion sensitiv i shtetit shqiptarë. Po ashtu sulmi kibernetik vazhdoi duke bllokuar sistemin TIMS dhe deri te të dhënat e AKSH-it. Sipas informacioneve dhe të dhënave nga organizatat botërore si dhe DASH-i, dolën në përfundimin që ky sulm është bërë nga Irani. Pas kësaj, qeveria shqiptare mori vendimin për të larguar komplet ambasadën dhe punonjësit iranian nga Shqipëria.
Sipas dëshmive publike në mediat shqiptare, disa ish-muxhahedinë kanë rrëfyer shumë gjëra nga jeta e tyre por dhe për mënyren e jetesës brenda kampit te Manzës. Më tej ata kanë rrefyer se si janë bërë pjesë e ketij kampi ku kane treguar se u eshte shkelur nje listë e gjatë e te drejtave të njeriut gje qe ka sjellë qe shumë prej tyre te arratisen nga MEK dhe te kerkojnë ndihmë nga policia shqiptare per të jetuar të lirë në vendin tonë.
Një ish-Muxhahedin në një intervistë televizive, Sarfaraz Rahimi ka treguar se në MEK i stërvisnin për të krijuar mënyra strategjike për sulme kibernetike dhe se kanë qenë të detyruar të mos komunikonin me familjet e tyre për shume vite.
Në deshmitë e tyre kanë treguar se janë perfshirë në MEK për të qënë pjesë e jetesës së vendeve perëndimore, gjë e cila perëndimi nuk i pranoi kurrë dhe si pasojë ranë në granckën e MEK vetëm për interesat e tyre të organizatës dhe për të qenë pa kontakt me botën e jashtme.
Kujtojmë se më herët, institucionet shqiptare kërkuar kontroll për aktivitetin e tyre të brëndshëm dhe gjë e cila u kundërshtua dhunshëm nga anetarët e MEK, ku për rrjedhojë më pas u indetitikuan dhe servera për qëllime kibernetike.
Sot një pjesë e dezertuar nga MEK kanë zgjedhur të jetojnë të lirë dhe të mbështetur nga një shoqatë e njohur si A.S.I.L.A e cila ndërvepron në kuader te suportit të tyre.
4 Shtator 2023, 17:19 / AKTUALITET ALFA PRESS